LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të kalojnë kufirin/ Kapen dhjetëra refugjatë në Kapshticë

6 Dhjetor 2018, 12:52, Aktualitet CNA
Tentuan të kalojnë kufirin/ Kapen dhjetëra refugjatë në

Rreth 18 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Mësohet se emigrantët vijnë nga vendet e lindjes dhe janë  shtetas sirianë, marokenë dhe afgane.

Bëhet me dije se refugjatët ishin të ndarë në grupe të ndryshme, ndërsa mësohet se ata janë kapur në pika të ndryshme, pranë kufirit të gjelbër, në Bilisht dhe në disa fshatra të tjerë.

Pas ndalimit refugjatët janë nisur direkt për në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga