Protesta e studentëve/ Meta thirrje institucioneve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Protesta e studentëve/ Meta thirrje institucioneve

Publikuar

-

Pas protestës dy ditore të studentëve të Universitetit të Tiranës, por edhe atij të Elbasanit, Shkodrës, Korçës dhe Durrësit ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Nëpërmjet një njoftimi shpërndarë për mediat, Meta ka kërkuar nga institucionet të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve.

Presidenti shprehet se rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve.

“Presidenti i Republikes, Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit. Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të deshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

LEXO EDHE:  Robert Aliaj e thotë copë/ Hajde më vrisni, unë studentët do i mbështesë me zemër

Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve” thuhet në njoftimin e Presidencës. / CNA.al

Aktualitet

Guardiola tallet me ekipin e madh italian/ Jam i lumtur që nuk përfunduam si ata

Publikuar

-

By

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola merr Interin si shembull për të thënë se po të flesh pak, do të përfundosh në Europa League.

Kampionët anglezë kanë siguruar vendin e parë të grupit mbrëmjen e së mërkurës, por të martën Zikaltrit u eliminuan pas barazimit 1-1 me PSV.

“Kualiteti i lojtarëve në Europë bën që çdo ekip të jetë cilësor,” shprehet Guardiola pas ndeshjes me Hoffenheim të cilën e fitoi 2-1.

LEXO EDHE:  Robert Aliaj e thotë copë/ Hajde më vrisni, unë studentët do i mbështesë me zemër

“Janë eliminuar ekipe të mëdha. Interi është një ekip i jashtëzakonshëm, por tani është në Europa League. Shumë ekipe të mira do të zbresin aty. Nëse një ditë fle pak, do të zgjohesh në Europa League. Prandaj jam i kënaur që kaluam në 1/8-at. Për mendimin tim, kur një ekip si Manchester City kalon në fazën tjetër, është një sukses i madh”, u shpreh trajneri spanjoll. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese tjetër

Publikuar

-

By

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur ditën e sotme një tjetër godinë 3 katëshe në zonën e  Astirit.

Në njoftimi të Bashkisë së Tiranës, shkruhet se peishja e kësaj ndërtese ka gjetur mirëkuptimin e poseduesit të saj, i cili e ka boshatisur paraprakisht.

“Ashtu si edhe në shumicën e rasteve të mëparshme, IMT dhe ndërmarrjet bashkiake kanë gjetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e poseduesit të kësaj godine, i cili ka bërë boshatisjen e saj, duke i hapur rrugë prishjes”- shkruhet aty.

LEXO EDHE:  Video-“Rama u bëfsh edhe 100 vjeç“/ Ja çfarë ndodhi gjatë protestës në Shkodër

Bashkia gjithashtu bën me dije se ka vijuar puna edhe me prishjen e objekteve të tjera që ndodheshin në hapsirën ku planifikohet të ngrihet Unaza e Madhe, duke krijuar kështu mundësi për hapjen e kantierit të ndërtimit të rrugës.

“Po ashtu, ndërmarrjet bashkiake janë kujdesur që pas procesit të prishjes së ndërtimeve pa leje të bëjnë edhe zhvendosjen e mbetjeve inerte”- deklaron bashkia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

Publikuar

-

By

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme për mbrojtjen e banesave të tyre nga projekti i Unazës së Madhe.

Përveç kësaj kauze tashmë ata kanë kërkuar edhe lirimin e 18-vjeçarit Daniel Dobraj, i cili u arrestua për plagosjen e oficeres së Reneas, Ina Nuka.

Protestuesit kërkuan lirimin e banorëve që mbahen ende në burg padrejtësisht sipas tyre dhe arrestimin e ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kreut të ARRSH Afrim Qëndro.

“Sot drejtësia e varur nga qeveria la në burg Danielin, atë studentin që duhet të ishte sot para kryeministrisë që të protestonte. Prapa hekurave duhet të jetë Damian Gjiknuri, Afrim Qendro, të gjithë ata që kanë abuzuar me fondet e shtetit. Prandaj tregojnë se sa të pavarur janë gjykatat në Shqipëri. Padrejtësisht rri në burg edhe Iliri edhe Dorjani. Prandaj lironi ata që janë të pafajshëm dhe fusni kriminelët në burg, ata që organizojnë vjedhje të tillë.”-tha një banor.

LEXO EDHE:  Video-“Rama u bëfsh edhe 100 vjeç“/ Ja çfarë ndodhi gjatë protestës në Shkodër

Më tej ai deklaroi se do sulmohet çdo fandromë dhe punonjës i ARRSH-së e Bashkisë që do tentojë t’i afrohet banesave.

Jemi të vendosur dhe do të sulmojmë çdo fadromë, çdo punonjës të ARRSH-së e Bashkisë. Do i sulmojmë tani sepse mbrojmë shtëpitë tona. nuk duam më dëmshpërblime por pezullimin e këtij projekti korruptiv”-tha banori i mbështetur edhe nga protestuesit e tjerë./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet18:53 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese tjetër

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur ditën e sotme një tjetër godinë 3 katëshe në...

Aktualitet18:38 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme për mbrojtjen e banesave të tyre nga...

Aktualitet16:28 - 13 Dhjetor, 2018

Kërcënojnë banorët e Bregut të Lumit/ Do hapim luftë civile

Banorët e zonës së Bregut të Lumit janë ngritur sërish pasditen e sotme në protestë për dëmshpërblimet nga ndërtimi i...

Aktualitet16:10 - 13 Dhjetor, 2018

Nxënësit e gjimnazeve hidhen nga kangjellat e shkollës për protestë

Nxënësit e gjimnazeve të Beratit kanë dalë sërish sot në protestë në rrugët e qytetit në për të përkrahur studentët....

Aktualitet15:31 - 13 Dhjetor, 2018

“Xhisiela”/ Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Prokuroria e Krujës ditën e sotme ka dhënë pretencën për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socilaiste  Rrahman Rraja,...

Aktualitet14:38 - 13 Dhjetor, 2018

Senati i Arteve pro studentëve/ Zbulohen vendimet

Senati Akademik i Universitetit të Arteve të Bukura është shprehur pro protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje....

Aktualitet13:51 - 13 Dhjetor, 2018

Përfundon seanca plenare/ Studentët zhvendosin protestën

Sapo ka mbaruar seanca plenare në Kuvend dhe studentët janë duke e spostuar protestën e tyre drejt Kryeministrisë. Që prej...

Aktualitet13:36 - 13 Dhjetor, 2018

Artisti “shpërthen” ndaj medias/ Rrini larg studentëve, po zbehni kauzën

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar prapë sot protestës së studentëve, pavarësisht lajmeve se ndaj tij ka filluar një porcedim...

Aktualitet13:18 - 13 Dhjetor, 2018

Kërkoheshin nga Interpoli/ Arrestohen shqiptarët në Greqi

Dy shqiptarë të shpallur prej kohësh në kërkim janë arrestuar nga Interpol Tirana në Greqi. Nga policia bëhet me dije...

Aktualitet13:00 - 13 Dhjetor, 2018

Foto-Tym i zi te Ministria e Jashtme/ Çfarë po ndodh?

Shtëlluga të zeza tymi janë parë të dalin mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme. Nga fotot shihet se në...

Aktualitet12:28 - 13 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj nuk ndalet/ Sfidon policinë

Ndonëse ndaj artistit Robert Aliaj ka filluar një porcedim penal, ai është shfaqur sërish sot pranë protestës së studentëve ....

Aktualitet09:44 - 13 Dhjetor, 2018

Trenat përplasen kokë më kokë/ Humbin jetën 7 persona, dhjetëra të plagosur

Shtatë të vdekur dhe 46 të plagosur është bilanci i aksidentit të shkaktuar nga përplasja e dy trenave në kryeqytetin...

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Aktualitet15:18 - 12 Dhjetor, 2018

Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin...

Aktualitet15:01 - 12 Dhjetor, 2018

Mentor Kikia hedh akuza të rënda/ Pedagogët po kërcënohen

Pedagogu i gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mentor Kika, ka hedhur akuza të rënda...

Aktualitet14:47 - 12 Dhjetor, 2018

Edmond Tupja “sfidon” policinë/ Bashkohet me studentët

Profesori Edmond Tupja është bashkuar ditën e sotme me studentët që ndodhen në protestë përpara Kryeministrisë. Tupja sfidon policinë, e...

Aktualitet14:41 - 12 Dhjetor, 2018

Studimi i dytë demografik/ Ministria e Shëndetësisë publikon rezultat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe...

Aktualitet14:22 - 12 Dhjetor, 2018

Studenti i përgjigjet Ramës/ O babi investo te arsimi im

Një student i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim të tij e krahasoi qeverinë me prindërit...

Aktualitet14:12 - 12 Dhjetor, 2018

Procedimet penale për protestën/ Sqaron policia

Policia ka bërë me dije sot se gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të tjera janë...

Trending

Read previous post:
Video-Bush përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës/ Im atë na dha besim

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, u përlot teksa mbante fjalimin e lamtumirës për të atin,...

Close