LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas studentëve edhe infermierët, ultimatum Qeverisë/ Paralajmërojnë protesta

6 Dhjetor 2018, 19:15, Aktualitet CNA
Pas studentëve edhe infermierët, ultimatum Qeverisë/

Pas studentëve edhe shoqata e inferimerëve në Shqipëri i ka vënë ultimatumin qeverisë.

Në një njoftim, publikuar në rrjetet sociale kjo shoqatë ka bërë të ditur, se nëse qeveria Rama 2 nuk mban premtimin për shpërblime e rritje pagash deri me datë 25 dhjetor do të ngrihen në protestë.

?Deri me daten 25 nese Infermieret ne te gjithe vendin marin shperblim dhe nuk mbahet premtimi per rritje page do ngrihen ne protesta deri ne bojkot te punes deri sa ta kuptojne vleren qe kane Infermieret. Te gjithe bashke mund te arrijme ne ate kauz qe te gjithe duam. Kushte pune me te mira; Paga me te larta; Shperblim per fundvitin; Siguri ne pune; Vleresim te punes dhe figures se Infermierit; Verifikim te dosjeve te cdo infermieri qe ata pa diplome e pa license te largohen e te punesohen ata qe e meritojne; Largimin e frymes se presionit dhe politizimit te profesionit te Infermiereve?, shkruhet në njoftimin e shoqatës së inferimëve.

Në përfundim të njoftimit të tyre, shkruhet ?Këto e shume kerkesa qe kane Infermieret do parashtrohen ne ngritjen e te gjithe Infermiereve ne vend nese Qeveri qe eshte dhe çdo Qeveri nuk reagon per kete kategori punonjësish?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga