Nga Qamil Dika /Protesat e studentëve si leksion demokracie! – CNA
Connect with us

Aktualitet

Nga Qamil Dika /Protesat e studentëve si leksion demokracie!

Publikuar

-

Studentët në Shqipëri janë një grup interesi i konsiderueshëm (aktualisht duhet të jenë rreth 120 000 mijë) në drejtim të interesave akademike, sociale, kulturore dhe ekonomike. Ata pothuaj ishin harruar që janë një grupim që nëse janë të vendosur dhe nëse reagojnë trysnojnë shumë dhe fort drejtues të institucioneve të arsimit të lartë, qeveritarë, apo njerz të pushtetshëm  sado arrogant qofshin ata.

Stduentët dhe lëvizjet e tyre studentore vazhdimisht përgjatë historisë kanë një vend të rëndësishëm sa i përket  zhvillimeve demokratike të vendeve të ndryshme ku ata kanë zhvilluar aktivitetin e tyre. Protestat e tyre kanë pasur synime nga më të ndryshmet që nga fitimi i të drejtave dhe lirive të munguara deri në ndryshimin e rendit politik të një vendi. Një gjë është e sigurt nëse studentët janë të vendosur në arritjen e kërkesave të tyre nuk ka qeveri dhe pushtet që mund t’u rezistoj sado i egër të jetë ai. Shembulli më i qartë është padiskutim Shqipëria. Studentët e Dhejetorit 90-të ishin katalizatorët më të shkëlyer të shembjes së një sistemi diktatorial, të egër dhe vendosjes së një sistemi politik të ri si demokracia pluraliste. Moto e tyre “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte marshi i mijëra të rinjve të cilët me energjinë dhe vendosmërinë kërkonin të realizonin ëndrrën e tyre për një vend të lirë dhe të zhvilluar.

Sot pas gati 3 dekadash janë sërish ata, studentët të cilët përmes kësaj thirrje arritën të shkundin arrogancën qeveritare duke u shëndërruar kështu dhe kjo sërish në muajin e Dhejtori dhe në prag të Ditës Kombëtare të Rinisë. Studentët arritën të shëndërrohen në ngjarjen kryesore të kësaj jave dhe të këtij muaji duke frikësuar kështu pushtetin i cili duke bërë një hap pas tenton të ulë vrullin e reagimit të tyre në një stinë protestash dhe pakënaqësie të studentëve dhe mbarë qytetarëve.

Ata që janë në shesh protestojnë edhe për ata që për 1000 mijë arsye nuk dalin dot, për ata që ju i quani ngelsa Gjermania i thith në tregun e punës edhe për ata që problemet ekonomike i kthyen në krah pune për të mbajtur frymën gjallë , packa se duhet të ishin me moshë në auditore!

Minisitria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë deklaroi se është e gatshme se jo vetëm që do të anullonte VKM të cilën e kanë kërkuar Rektorët por që është e gatshme të ndryshojë edhe ligjin për arsimin e lartë, ku të mund të fusë studentët në Bordin e Administrimit të universiteteve. E thënë kështu ministrja Nikolla është në mbështetje të studentëve. Në fakt minstrja jo vetëm që nuk është në mbshtetje të studentëve por ajo po manifeston qartësisht frikën nga masiviteti i kësaj proteste dhe nga të drejatat e studentëve të cilat janë nëpërkëmbur në mënyrë të vazhdueshme përgjatë këtyre viteve. Me ligjin e ri të arsimit të lartë përfaqësimi i studentëve është reduktuar në mënyrë të ndjeshme. Nga 20% e votës totale për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë publik (dekan dhe rektor) kjo përqindje u zvogëlua në 15. Përfaqësuesi i studentëve në Këshillin e Adminstrimit (sot Bordi i Administrimit) i zgjedhur nga këshillat stduentor në nivel universiteti me ligjin e ri u hoq. Këshillat studentor nga një institucion i krijuar përgjatë viteve 2008 – 2011 me një sakrificë jot ë vogël, me ligjin e ri dhe praktikave të tjera rregullative dhe administrative jo vetëm që nuk fuqizohen si një mekanizëm i demokracisë universitare dhe të sistemit arsimor dhe tërë shoqërisë në tërësi por ato sfumohen. Minsitria e Arsimit nuk financuar asnjë lek dhe nuk ka dhënë asnjë mbështetje për Këshillin Kombëtar të Studentëve sepse i tremben presionit që mund të krijojë ky institcion. Sot ka një vullnet për të ndryshuar ligjin që në fakt shpresoj të mbetet një vullnet real dhe mos të ndryshojë me largimin e studentëve nga sheshi por a nuk do ishtë më mirë që në vendimëmarrjet që afektojnë studentët (qofshin këto VKM një pjesë e të cilave akoma mungojnë; Urdhëra; Udhëzime; apo rregullore të caktuara të cilat afektojnë universitetin dhe padiskutim studentët dhe interest e tyre).

Kjo nismë e studentëve, e cila papritur u shëndërrua në një shpresë për cdo shqiptar i cili kërkon një universitet më të mirë, kushte të konvikteve së paku dinjtoze, respektimin e të drejtave për informim dhë për përfshirjen në proceset e vendimëmarrjes, më shumë cilësi, më shumë transparencë. Pra kërkesa e studentëve është e qartë më shumë DEMOKRACI në universitet. Pa diskutim kjo gjë do të reflektojë edhe në shoqërinë shqiptare.

Shpresoj shumë që stduentët të arrijnë së paku të rifitojnë të drejtat e tyre të përfaqësimit dhe të vazhdojnë me këmbëngulje protestën për realizimin konkret të kërkesave të tyre. Ky do të ishte një mekanizëm i domosdoshëm për zgjimin e sensit të reagimit të të rinjve dhe shoqërisë sonë në tërësi për padrejtësitë që ata ndeshin cdo ditë.

Është koha që dhe drejtuesit politikë apo ushtrues të funksioneve shtetërore e sidomos atyre më natyrë politike të reflektojnë thellë duke kuptuar se performanca e sejcilit është kaq e dobët në drejtim të transparencës, cilësisë së vendimeve dhe punës së tyre në sistemet përkatëse sa të rinjtë shqiptarë po largohen në mënyrë masive nga vendi.

Kjo javë, studentët shqiptarë duhet të shërbejnë si një leksion për drejtuesit politik për të riorientuar punën e tyre në përputhje me kërkesat e të rinjve dhe ëndrrës së tyre të hershme “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, ndryshe ata kanë vetëm një fat, përmbysjen.

Aktualitet

Vasili plas “bombën”/ Zbulon kush e mban peng Ramën

Publikuar

-

By

Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar në lidhje me kronikën e medias italiane Rai 2, ku  raportohet në lidhje me trafikun e drogës mes Italisë e Shqipërisë si dhe ndikimin në zgjedhje.

Vasili theksoi se kronika e medias italiane vërtetoi se krimi i organizuar bleu votat në Shqipëri.

Për më tepër Vasili tha se janë kriminelët që e sollën në pushtet, ata të cilët mbajnë “peng” Ramën dhe nuk e lejojnë të japë dorëheqjen.

“Krimi i organizuar bleu votat, e bëri Ramën të paraqitej pa program dhe të kërkonte vetëm timonin dhe tepsinë, sepse vetëm timoni i duhej kriminelëve. Ai u dha shqiptarëve alternativën e vetme, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Telekomandën e Ramës dhe të deputetëve e mban vetëm krimi i organizuar. Ramën e mbajnë në pushtet dhe ja mbledhin dorën për të mos u larguar nga karrigia kriminelët që e kanë vënë aty”-tha ndër të tjera Vasili.

Kujtojmë këtu se në kronikën e televizionit shtetëror Rai2 e cilëson Shijakun si zonë të grupit Avdylaj duke përmendur edhe përgjimet e “Zërit të Amerikës, ndërkohë që në dialog mes italianit dhe shqiptarit, ky i fundit pohon se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Interi gjen zëvendësuesin e Icardit/ Bëhet fjalë për “bishën” ballkanase

Publikuar

-

By

Në pritje për të kuptuar se cila do të jetë e ardhmja e Mauro Icardit, Interi po mendon që tani për pasuesin e sulmuesit argjentinas. Marotta dhe Ausilio po ndjekin me kujdes disa emra, lojtar të rinj në moshë si Luka Jovic i Frankfurtit por edhe futbollistë eksperte dhe me shumë eksperiencë.

Njëri prej tyre është pikërisht Edin Dzeko. Boshnjaku i cili pas disa javësh do të mbushë 33-vjeç nuk ka shënuar shumë me Romën në këtë sezon por mbetet një emër që u pëlqen drejtuesve zikaltër.

Për të bindur Romën të lënë të lirë bomberin e tyre, Marotta dhe Ausilio kanë gati një ofertë prej 10 deri në 12 milionë euro, ndërkohë që që për lojtarin 6,5 milionë euro në sezon. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Era e fortë “shkund”çatitë/ Probleme me furnizimin me energjinë elektrike

Publikuar

-

By

Në Qarkun e Elbasanit, Librazhdit dhe Peqinit moti i  keq i  shoqëruar me dëborë në zonat malore dhe erërat e forta, kanë shkaktuar probleme të mëdha me furnizimin me energji elektrike.

Gjithashtu probleme ka pasur edhe në qarkullimin e automjeteve dhe përdoruesit e rrugës janë këshilluar nga policia që të bëjnë kujdes në mënyrë që të evitojnë aksidentet.

Në disa fshatra malorë era e fortë ka shkatrruar pjesërisht çati banesash dhe magazina, të cilat janë të ndërtuara nga llamarina.

Ndërkohë në Qarkun e Lezhës dy kamionë janë përmbysur sot për shkak të erës së fortë.

Po ashtu në aksin Tiranë-Elbasan është bllokuar përkohësisht qarkullimi për shkak të një peme që është rrëzuar në rrugë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Kosova & Rajoni18:53 - 22 Shkurt, 2019

Ndryshimi i kufijve/ Media gjermane zbulon datën e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Arritja e marrëveshjes, midis Serbisë dhe Kosovës, ka tërhequr vëmëndjen e mediave europiane dhe atyre ndërkombëtare . Më të angazhuar...

Aktualitet18:06 - 22 Shkurt, 2019

Grushti i shtetit/ Rikthehen arrestimet masive në Turqi

Qindra ushtarakë janë venë nën pranga gjatë ditës së sotme, pasi më parë policia ka kryer bastisje nëpër shtëpitë e...

Aktualitet19:35 - 21 Shkurt, 2019

Arrestohet ish Kryetari i  Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi në orët e vona të pasditës të së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë,...

Aktualitet18:46 - 19 Shkurt, 2019

Senatori Sanders provon sërish/ Njofton kandidaturën për presidencialet

Listës së demokratëve që duan të përballen me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, iu shtua të...

Aktualitet09:00 - 19 Shkurt, 2019

Horror/ 18 vite në frigoriferin e së motrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci, ku një grua e cila ishte zhdukur që në vitin...

haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen
Aktualitet16:05 - 18 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Nuk tërhiqet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në kompleksin memorial në Gllogjan ndër të tjera ka folur edhe rreth...

Aktualitet09:35 - 18 Shkurt, 2019

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti...

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Trending

Read previous post:
Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Një grua 56 vjeçe nga qyteti i  Fierit rezulton e zhdukur prej 24 orësh. Shtetësja Liljana Tafa nga fshati Zhupan...

Close