LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Morali pa moral i opozitës/ Pse duhet të qëndrojë larg protestës së studentëve

6 Dhjetor 2018, 14:52, Aktualitet CNA
Morali pa moral i opozitës/ Pse duhet të qëndrojë larg

Prej tre ditësh studentët e universiteteve publike kanë filluar një protestë, duke kërkuar plotësimin e katër kërkesave, të cilat janë:

Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4, për tarifat shtesë për provimet e mbarutura.
Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
3. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
4. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5.
Ndërkohë në një reagim publik, Ministria e Arsimit u tërhoq për pikën e parë. Më pas në një tjetër reagim u tha se do të ngrihet një grup pune edhe për të dytën.

Pra, për herë të parë në këto pesë vite të Rilindjes, studentët kanë vënë me shpatulla pas muri qeverinë e Edi Ramës, e kanë kapur gafil dhe i kanë treguar dhëmbët, duke treguar se ata janë porta që mund ta shpartallojnë për 24 orë.

Një protestë që ka tronditur qeverinë e Edi Ramës, e ka vënë në pikëpyetje të madhe dhe pritet largimi i ministres Nikolla, e cila nga dje dhe sot ka pasur qëndrime të kundërta, një reagim të vonuar, gjë që ka sjellë kosto të madhe politike.

Përballë saj qëndron opozita. LSI-ja nga njëra anë e cila del me shpatë në dorë në mbështetje të protestës, por në fakt është po aq përgjegjëse sa Edi Rama dhe Lindita Nikolla për atë ligj dhe për kostot që kanë studentët. Ligji për arsimin e lartë është miratuar edhe me votat e LSI-së në vitin 2014, kur partia e Monikës, që në atë kohë drejtohej nga bashkëshorti i saj Ilir Meta, ishte në koalicion me Edi Ramën.

Por, po të kthehemi pak në kohë, edhe PD-ja bëri një lojë të dyfishtë. Në atë kohë, PD-ja zyrtare heshti për ligjin e arsimit të lartë, përjashtuar ndonjë zë ndryshe.

Lulzim Basha tha se do ta çonte në Gjykatë Kushtetuese ligjin për arsimin e lartë për ta hedhur poshtë dhe u tha se afati i fundit ishte data 6 dhjetor, por kjo nuk ndodhi kurrë, ndërsa sot bën moral për protestën.

Kjo është hipokrizia e opozitës dhe e qeverisë bashkë. Të gjitha palët janë të zhytur në llum kundër studentëve. Qeveria që përgatiti ligjin, LSI-ja që bashkë me të e votoi dhe opozita që heshti dhe nuk e çoi kurrë në Gjykatën Kushtetuese për ta anulluar.

Prandaj, opozita duhet të qëndrojë larg, sepse vetëm studentët mund ta rrëzojnë qeverinë. Dhe ashtu siç tha dje profesor Fuga në një shkrim  të tij, që? studentët kanë të drejtë dhe pike?, vërtetë studentët kanë të drejtë dhe pikë, dhe opozita duhet të qëndrojë larg dhe pikë.

Nëse afrohet opozita, Lulzim Basha do të shërbejë si zjarrfikës i protestës kundër Ramës, ashtu sikurse e ka treguar edhe më parë. Prandaj opozita duhet të qëndrojë larg protestës.

Luli premtoi se do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese, por nuk e bëri kurrë dhe më pas doli dhe gënjeshtër sepse Basha ka futur në PD njerëz të UET-it, përjashtuar disa koka që në atë kohë dolën kundër. Fakti që nuk e çoi në Gjykatën Kushtete e vërteton se Luli ishte totalisht pro ligjit për Arsimin e Lartë.

Pra, të gjithë janë bashkëfajtorë dhe morali i opozitës në lidhje me këtë çështje është veçse hipokrizi. Ata duhet vetëm të qëndrojnë larg dhe ti lënë studentët të protestojnë në të drejtën e tyre dhe në kauzën e tyre./CNA.al

Meta dhe Kryemadhi ?thikë? pas shpine studentëve/ Si votuan ligjin për arsimin e lartë

Lajmet e fundit nga