LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lleshaj takim me Gjendjen Civile dhe policinë/ Për çfarë u diskutua

6 Dhjetor 2018, 13:00, Aktualitet CNA
Lleshaj takim me Gjendjen Civile dhe policinë/ Për çfarë u

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi ditën e sotme një takim me Prefektët, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët Vendore të Policisë, si dhe përgjegjësit e Zyrave të Gjendjes Civile në të gjithë vendin, ku diskutoi në lidhje me ecurinë e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Lleshja është ndalur specifikisht  në problematikën e mungesës së përcaktimit të saktë të adresave për shtetasit shqiptarë, apo përdorimin e kodeve 999, 888 e 000.

Ministri kërkoi marrjen e masave të menjëhershme për koordinimin e punës nga të gjitha hallkat përgjegjëse, nën vëmendjen e Prefektëve të Qarqeve dhe strukturave vendore të Policisë, në mënyrë që të përshpejtohet puna për identifikimin dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile./CNA.al

Lajmet e fundit nga