LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kastrati Group” nënshkruan marrëveshjen/ Gjiganti i hotelerisë me pesë yje mbërrin në Shqipëri

6 Dhjetor 2018, 12:48, Aktualitet CNA
“Kastrati Group” nënshkruan marrëveshjen/ Gjiganti i

Turizmi elitar shqiptar do të ketë tashmë një hotelin e parë me 5 yje në Shqipëri dhe që do të ketë kapacitete më të mëdha sesa më parë, por edhe një pasaportë ?gold?.

Pas largimit të ?Sheraton?, një gjigand i rrjeteve të hoteleve në nivel botëror do të jetë i pranishëm edhe në kryeqytetin shqiptar.

Bëhet fjalë për ?Hyatt?, i cili tashmë do të jetë në tregun shqiptar të hotelerisë.

Hoteli, i cili aktualisht menaxhohet nga Kastrati Group me emrin Mak Tirana, kalon sërish në menaxhim ndërkombëtar. Rrjeti ndërkombëtar ?Hyatt? ka përfunduar marrëveshjen me investitorin shqiptar.

Marrëveshja është nënshkruar sot mes ?Kastrati Group? dhe ?Hyatt?, gjatë një ceremonie ku ndër të tjerë, i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se hoteleria me pesë yjë do të jetë baza e ekonomisë së nesërme të shqiptarëve.

?Ky event sot është një stacion në këtë rrugëtim jo të lehtë. Resortet me 5 yjë janë elita e një industrie, jo thjeshtë sepse ofrojnë kushte të mira, por edhe sepse sjellin shumë më tepër të ardhura, sjellin punësim më cilësor, sjellin ekonomi të lidhur me konsumin dhe një kategori turistësh që janë të prirur të shpenzojnë shumë më tepër sesa kategori të tjera ?-tha Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se përtej incentivave shumë domethëseë, kjo është edhe pjesë e strategjisë për rrijen e kësaj ekonomie dhe të punësimit në vendin tone.

?Ne ja kemi dalë të hapim një rrugë, që deri dje dukej e pamundur. Kemi qënë i vetmi vend në rajon pa një hotel me pesë yje. Ish-sheraton edhe pse vetëquhej i tillë, nuk i kishte pesë yje, por ja ku jemi sot. Ka një sërë emrash të njohur në turizmin botëror që presin të përfundojnë marrëveshjet me sipërmarrësit në tregun shqiptar. Kjo përbën edhe një vlerë të shtuar në imazhin e vendit dhe imazhi është themelor në rrijen e turizmit. Kjo firmë do ketë impakt të rëndësishëm pa shtuar vlerën që do sjellë investimi, transformues nga pikëpamja e infrastrukturës në këtë territor?-deklaroi ndër të tjera kryeministri Rama.

Lajmet e fundit nga