LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapsolla të rrezikshme/ Policia kontrollon 34 subjekte

6 Dhjetor 2018, 12:39, Aktualitet CNA
Kapsolla të rrezikshme/ Policia kontrollon 34 subjekte

Policia ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri të lartë.

Në Krujë, Durrës dhe Shijak u kontrolluan 34 subjekte të ndryshme (dyqane, supermarkete dhe pika shumicash).

Ku u konstatuan kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Kontroll u ushtrua edhe ndaj elementëve të sigurisë, me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin ?Komisariati Dixhital?./CNA.al

Lajmet e fundit nga