Ju tregojmë se çfarë u tha nën zë, gjatë  funeralit të  ish presidentit Bush – CNA
Connect with us

Aktualitet

Ju tregojmë se çfarë u tha nën zë, gjatë  funeralit të  ish presidentit Bush

Publikuar

-

Të gjithë ish-presidentët  ende të gjallë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,si dhe të gjithë zëvendës presidentët, u mblodhën të mërkurën në Washington D.C, për t’i dhënë lamtumirën presidentit të 41-të të Shteteve të Bashkuara.

Një ekspert i leximit të buzëve, Larry Ëenig u thirr në ndihmë nga Inside Edition për të kuptuar më mirë se çfarë thonin figurat e rëndësishme të SHBA-ve gjatë funeralit.

Hillary Clinton  dhe Michele Obama dukeshin shumë dashamirëse me njëra-tjetrën

Sipas ekspertit Klinton në një momënt thotë “Më pëlqen shumë,” gjithashtu ajo përmendi dhe fjalën familje teksa fliste me Obamën. Ndër të tjera sipas ekpertit ajo ka thënë dhe “Jam shumë krenare për ty”

Jimmy Carter prezantoi gruan e tij me Zv. presidentin Mike Pence dhe sipas Ëenig, askush nuk u prezantua me emër, të dy përdorën titujt.

LEXO EDHE:  Lala sfidon Policinë/ Zbulon çfarë pa në varrimin e Ravik Gurrës

Kur Pences shkoi të përshendeste Klinton-in, sipas leximit të buzëve, u duk sikur ishin duke folur për një event. “Do të më ftoni dhe mua,” mësohet se i ka thënë Klinton, Karen Pences

Në momentin e mbërritjes së çiftit Trump, biseda pushoi,ata u përshëndetën me një mirmëngjes të thjeshtë dhe nuk pati dialogje të vegjël.

Sipas një eksperteje të gjuhës së trupit ish presidenti Obama ishte shumë i tensionuar në prani të Trump. Sipas saj buzëqeshja e ish presidentit ishte disi e sforcuar.

Ka dhe një momënt prekës mes ish presidentit Bush dhe vëllait të tij. Pasi Bush përfundoi fjalimin e lamtumirës u ul krah të vëllait dhe i vendosi dorën në gju. Kjo sipas ekspertes është shenjë e një lidhje të fortë dhe afrimiteti./Cna.al

Aktualitet

Grida Duma leksion Bashës/ Opozita duhet të jetë bindëse

Publikuar

-

By

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe deputetja Grida Duma

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, ka komentuar aktualitetin politik, duke dhënë sugjerime se si mund të dilet nga situata.

Duma i kujtoi kreu të PD-së, Lulzim Basha, se opozita nuk duhet thjesht të rrëzojë qeverinë, por duhet të jetë bindëse në përpjekjen e saj për të treguar se di të ndërtojë qeverisje.

“ Për opozitën nuk është sfidë të bindë qytetarët se Edi Rama duhet të ikë. Sfida e opozitës është ta realizojë politikisht largimin e tij. Dhe opozita do ta bëjë këtë. Dhe opozita do ta bëjë këtë. Ikja e Ramës nuk është përfundimi, është fillimi shumë i vështirë i një rruge për zhvillim. Opozita duhet të jetë bindëse në përpjekjen e saj për të treguar se di të ndërtojë qeverisje, jo thjesht të rrëzojë qeveri”, është shprehur ajo, gjatë një interviste për Gazetën Shqiptare.

LEXO EDHE:  Lala sfidon Policinë/ Zbulon çfarë pa në varrimin e Ravik Gurrës

Sipas, duhet të motivohen qytetarët, me argumentin se çfarë mund t;u japë më shumë PD apo opozita.

” Nëse sot nëpër protesta i kemi shqiptarët me vete, ne duhet të dimë që atyre krahas forcës së kundërshtimit, t’u japim edhe aftësinë për të ngritur diçka më të mirë se kjo që duam të lëmë pas”, u shpreh ish-deputetja demokrate./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën, më shumë se Lulzim Basha

Publikuar

-

By

Basha dhe Rama pas marreveshjes se 18 Majit

Prej 6 vitesh, denoncuesi i të vërtetave më të mëdha kundër qeverisë, është “qytetari dixhital”, kjo me fakte të provuara disa herë. Por ndërkohë sot ka ndodhur në akt i paprecedentë.

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje ish-kryeministrin Sali Berisha, kur në fakt duhej ta falenderonte për të gjitha ngjarjet që ka zbardhur, për të vërtetat që ka thënë, që nga mushkonjat e avionëve me drogë, që Shqipëria është mbuluar me drogë, deri te përdhunimi i minorenes në Kavajë, apo te rasti “Xhisiela”, i cili bëri bujë të madhe mediatike, etj.

Por në vend që Edi Rama ta falenderojë Berishën, ai e sulmon atë dhe për më tepër, paralajmëron edhe kallëzim penal. Rama urdhëron Policinë e Shtetit të sulmojë Berishën dhe ndërkohë, mbron Lulzim Bashën për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tij.

Sali Berisha kërcënohet nga Policia e Shtetit se do të paditet, ndërkohë që Taulant Balla dhe Elisa Spiropali çdo ditë dalin e flasin për skandalin e lobimeve, të denoncuar çdo ditë nga mediat dhe hetimet e filluara nga prokuroria, për paratë e paguara nga kompani off-shore ruse në SHBA, për lobim për PD-në.

LEXO EDHE:  Lala sfidon Policinë/ Zbulon çfarë pa në varrimin e Ravik Gurrës

E ndërkohë që Berisha thotë të vërteta të mëdha, Edi Rama ka urdhëruar që Policia e Shtetit të merret më të, e kërcënon edhe për kallëzim penal. Kurse për Lulzim Bashën, mikun dhe ortakun e tij, ka gjetur një zgjidhje tjetër.

Nxjerr Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën ta sulmojnë, në mënyrë që çështja e lobimeve të bëhet sa më politike, për ta shpëtuar dhe për ta nxjerrë të palarë Lulzim Bashën.

Nga ana tjetër, kërkon që të goditet “qytetari dixhital” dhe të vërtetat e mëdha që thotë Sali Berisha, të cilat duket se Ramës i dhembin më shumë sesa skandali i lobimeve të “ortakut” të tij në SHBA./ CNA.al

Policia i “vë kufirin te thana” Berishës/ Paralajmëron kallëzim penal

Pse “qytetari dixhital” tremb Ramën dhe Lleshajn?

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

101 milionë euro, dy kandidatëve për kryetar bashkie/ PD zbulon aferën e Ramës

Publikuar

-

By

kryeministri edi rama ne nje deklarate per mediat

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sot ashpërsim të masave ndëshkimore në Kodin Penal për dhunën e ushtruar ndaj bluzave të bardha. Por, sipas Partisë Demokratike kjo deklaratë s’ është asgjë më shumë se propaganda e radhës së kryeministrit, i cili sulmoi ashpër policinë private.

“Edi Rama ka dhënë 101 milionë euro për shërbimet e sigurisë, 34 milionë prej të cilave i kanë marrë kompanitë e lidhura me Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreut, kandidatët për kryetarë bashkie të Edi Ramës.

Denoncimi është bërë nga ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, gjatë një konference për mediat.

Sipas Vokshit, zgjidhja për sigurinë nuk është ndryshimi i Kodit Penal, përsa kohë me paratë për Gjicin dhe Ndreun financohet fushata e Edi Ramës dhe pajisen me armë krimenelë që blejnë vota për pushtetin e Edi Ramës.

Deklarata e plotë e Albana Vokshit

Siguria fizike e mjekëve nuk është çështje e Kodit Penal, siç gënjeu sot pafytyrësisht Edi Rama. As siguria e gjyqtarëve në fusha futbolli nuk është çështje e Kodit Penal. Është vetëm çështje e vjedhjes dhe pasurimit të njerëzve të Edi Ramës dhe kupolës së Policisë së Shtetit.

Në vitet e drejtimit të vendit nga Edi Rama, qeveria ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë rreth 101 milionë euro për të paguar shërbimin e sigurisë për institucionet, të cilin Edi Rama e quajti sot një dështim.

Në vend që të mbajë përgjegjësi për mungesën e sigurisë në spitale dhe në institucione të tjera  Edi Rama qan me lotë krokodili dhe bën me faj Kodin Penal.

LEXO EDHE:  Lala sfidon Policinë/ Zbulon çfarë pa në varrimin e Ravik Gurrës

Shqiptarët duhet të mësojnë arsyen e vërtetë përse nuk funksionon shërbimi i sigurisë. Qëllimi i blerjes së këtij shërbimi nga qeveria nuk është siguria në spitale apo mbrojtja nga dhuna e mjekëve dhe infermierëve, por pasurimi i njerëzve të oborrit të Edi Ramës.

Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë I ka marë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu.

SAFET GJICI, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro.

PJERIN NDREU, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar  9,1 milion euro.

Nëse këta nuk kanë ofruar shërbimin siç duhet dhe siguria nuk është garantuar në institucione, siç deklaroi Edi Rama sot, faji nuk është i Kodit Penal. Edi Rama ka patur detyrimin t’u kërkonte llogari dhe t’u merrte lekët mbrapsht, jo t’i bëntë deputetë, prefektë apo t’i promovojë si kandidatë për kryetarë bashkie.

Nëse shërbimi i sigurisë fizike ka dështuar, Edi Rama ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve se ku I ka çuar 100 milionë eurot e tenderuar për këtë shërbim.

Kush pret se situata do të përmirësohet nga ndryshimet e Kodit Penal, gabohet. Asgjë nuk ka për të ndryshuar, sepse me paratë për Safet Gjicin dhe Pjerin Ndreun financohet fushata elektorale e Edi Ramës dhe pajisen me armë krimenelë që blejnë vota për pushtetin e Edi Ramës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet13:03 - 26 Mars, 2019

Panik në Gjermani/ Dhjetra qytetarë evakuohen pas kërcënimeve për bombë

Disa njoftime për bombë kanë shkaktuar kaos dhe panik në Augsburg të Gjermanisë. Oficerët e policisë së qytetit deklaruan për...

Aktualitet08:38 - 26 Mars, 2019

Histori të panjohura/ Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i saj në shkurtin e vitit të shkuar, duke hipur...

Aktualitet23:08 - 25 Mars, 2019

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë...

Aktualitet18:49 - 25 Mars, 2019

Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Trending

Read previous post:
Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Një grua 56 vjeçe nga qyteti i  Fierit rezulton e zhdukur prej 24 orësh. Shtetësja Liljana Tafa nga fshati Zhupan...

Close