Fenomeni lëshon deklaratën e fortë/ Ja çfarë bëjnë lojtarët e sotëm kur dëgjojnë himnin e Champions League – CNA
Connect with us

Aktualitet

Fenomeni lëshon deklaratën e fortë/ Ja çfarë bëjnë lojtarët e sotëm kur dëgjojnë himnin e Champions League

Publikuar

-

Sa vlen Champions League në futbollin aktual? Ka lojtarë që thonë se vlen më shumë se Kupa e Botës dhe Fenomeni Ronaldo nr lidhje me këtë çështje lëshon një deklaratë provokuese për futbollin modern, duke folur për mediat meksikane, pasi ishte në Meksikë në cilësinë e ambasadorit të Champions League.

“Kur nis himni i Champions League lojtarët e bëjnë në brekë nga frika. Më pas nis ndeshja dhe relaksohen”.

LEXO EDHE:  Ide e çmendur në Champions League/ Gati dy ndryshime historike

Ronaldo, autor i 362 golave në karrierë, nuk e ka fituar kurrë Champions League  por ka fituar 2 Kupa Botë dhe kaq mjafton.

“Futbolli ka ndryshuar, shpresoj që lojtarët të jenë sa më të ndershëm, brenda e jashtë fushe. Më pas mendojnë arbitrat për të ndëshkuar simuluesit”. /CNA.al

Aktualitet

Nga Ilir Levonja/ Po ju a jeni shnosh

Publikuar

-

By

Eshtë bërë virale në internet një video ku një mesoburrë futet në mes të protestuesve shkodranë dhe lavdëron Edi Ramën. Thotë dy fjalë e ikën duke falënderuar. Kaq kisha, ju faleminderit. Dikush aty pyet gjindjen, po ky a është shnosh?

Dhe dihet më tutje, ca të qeshura. Për më tepër kur vinë nga ai humori i këndshëm e plot filozofi i Shkodrës. Sepse ashtu është vërtetë…, duhet të jesh anormal që të shkosh mes gjindjes, në natë e të ftohtë të lavdërosh Edi Ramën.

Tani kjo pyetje i shkon kaq për shtat situatës, sa pa asnjë gajle mund t’i drejtohemi edhe shoqërisë civile. Por në sensin e kundërt. Për shkak të një tërheqje a sehirbërje kolektive? Po ju, a jeni shnosh? A jeni në rregull që nuk dilni, po jeni tulatur pas tv-ve të pastërmave firmato. Pas kalendarit dhe veprimtarive të Champions League, sikur t’u vinë rrogat a gjithçka e domosdoshme nga rezultati i ndeshjeve të Juventusit a Realit. Jeni tulatur pas serialeve turke duke shikur me kënaqësi bëmat e Mehmet Pushtuesit a flirtet brenda llojit të Shtëpiakeve të dëshpëruara a Yllit të mëngjesit. Llogje që blihen me taksat tuaja ndërkohë që në gjithë hapësirën e lirisë tuaj, nuk gjen sikur 30 minuta një emision për një fermer a një sipërmarrës shqiptar. A jeni shnosh? A i keni të gjitha në vijë? Apo jeni familjarizuar tashmë me mospasjen, rryshfetin dhe skandalet vulgare mbi kompanitë fantazmë që fitojnë milionat tuaja. Dhe që një ministër e pranon me qetësi naive se deshi Zoti dhe ai nuk lëvroi këstin e parë. I dhatë miliona euro me shumicë ca vite më parë një çapkëni nga rrethinat e Miamit, për demontimin e armëve a pajisjeve të tjera ushtarake… Një farë Diveroli, ju kujtohet. E kam fjalën për Gërdecin…, janë paratë tuaja.

LEXO EDHE:  Ide e çmendur në Champions League/ Gati dy ndryshime historike

Dhe puna e këtij ministri me tenderin e radhës. A jeni shnosh dhe u duket normale që gjithë investimet në infrastrukturë, shëndetësi, shkencë etj., nga paratë tuaja. Se shteti nuk është fabrikë parash, nuk prodhon para. Ua merr juve…, shkojnë në of shore. Majmin buxhetin e një klase politike shushunjë. Kurse ju, kanë si dhuratë memoratoriumet e Migjenit… s’ka drita, s’ka ujë, s’ka të holla për doktor etj.

A jeni shnosh? Duke u mbrojtur mbas ca bindjeve idiote për hatër të një force politike. Të një lideri a ngjyrimi politik. Por nuk keni faj. U ka ngecur në fyt nga e djeshmja ideollogjike, partia është herezi. Nuk dilet në shesh e goditet me gurë.

A jeni shnosh që nuk pyesni një herë veten. Me ndërgjegje se, përse iu dhëmb. Përse jeni shitur aq kollaj dhe personaliteti juaj vlen vetëm një thes miell. A nuk ju trishtojnë ato kronika laboratorësh në universitetet tona. Ca relike kineze, të kohës… kushtet e botës së tretë. A e besoni se alarmate është vjedhja, padrejtësia. Dhe a pajtoheni që paguani ato tarifa për fëmijët tuaj. Ndërkohë që bota është ku është, kurse ne në nivelet e vendeve afrikane. A jeni shnosh? A e kuptoni se po flisni me vete. Dhe se keni arritur aty sa i gëzoheni më shumë milionave të fëmijëve të njëshave, se sa ardhmërisë së fëmijëve tuaj. Biles fëmijëve tuaj, u mblidhni supet, u thoni ato të zakonshmet, po kaq kemi, kaq dimë, kaq kështu e ashtu. Partia është flluskë sapuni, asgjë tjetër. Njëshat çibanë dhe shushunja. Ndaj ngrehuni e mbështesni ata djem e vajza. Nëse nuk e bëni për ata, bëjini për hallet dhe vuajtjet tuaja. Bëjini për vetveten. Bëjeni për vendin.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Minatorët letër Ramës, Ruçit, Metës dhe Bashës/ Këto janë kërkesat e tyre

Publikuar

-

By

Prej disa ditësh minatorët e Bulqizës janë ngritur në protestë. Gjatë ditës së sotme, ata i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi,  presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në këtë letër minatorët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

“Ne, Përfaqësia e Protestuesve Minatorë, të zhytur në zgafelle ferri, ku jeta e minatorit nuk vlen asgjë, të zhytur në mjerim dhe pa asnjë perspektivë, ku shpesh herë na është premtuar nga të gjitha qeveritë që kushtet tona të punës do të ndryshojnë, ku gjendja jone ekonomike do të përmirësohet, sot më tepër se kurrë e shikojmë se jeta dhe shëndeti ynë është në rrezik”, shkruhet në letrën e tyre.

Më tej po në këtë letër minatorët kanë shkruar se janë të detyruar të ngrenë zërin për të siguruar një jetë më të mirë për veten tonë dhe familjet tona.

LEXO EDHE:  Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Championsit/ Reali turpërohet në Madrid, Roma kënaqet me barazim

“Parashtrojmë kërkesat tona si më poshtë:

  1. Të miratohet statusi i minatorit;
  2. Të rriten pagat dhe të jepet leje vjetore me të drejtë page;
  3. Renta minerale t’i kthehet si e ardhur Bashkisë dhe të përdoret në Bulqizë;
  4. Të sigurohen kontrolle shëndetësore dy here ne vit dhe pa pagesë, duke pasur parasysh se minatorët vuajnë nga sëmundje profesionale. Gjithashtu minatorëve tu rimburohen ilaçet 100%;
  5. Paga minimale e punëtorëve të cilët punojnë në minierat e nëntokës të mos jetë më poshtë se shuma 70 mijë lek të reja;
  6. Të përmirësohen kushtet e punës”, – kanë shkruar minatorët më tej./ CNA.al
LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vrasja në ish-Bllok/ Arrestohet i kërkuari tjetër

Publikuar

-

By

Është arrestuar një tjetër nga personat e shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në katër tetor të këtij viti në zonën e ish-Bllokut.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Fabiol Alushi, i cili ka qenë i pranishëm në klubin “Monopol” kur u vra 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Gjithashtu mësohet se Allushi u arrestua mbrëmjen e kaluar nga policia e kryeqytetit.

LEXO EDHE:  Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e Championsit/ Reali turpërohet në Madrid, Roma kënaqet me barazim

Ndërkohë janë ende në kërkim shtetasit Meviol Bilo, Ervin Mata dhe së fundi edhe biznesmenti Eldi Dizdari.

Kjo ngjarje të ketë ndodhur për shkak të prishjeve të pazareve të drogës midis të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, Ervin Matës dhe biznesmenit Eldi Dizdari./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:28 - 13 Dhjetor, 2018

Kërcënojnë banorët e Bregut të Lumit/ Do hapim luftë civile

Banorët e zonës së Bregut të Lumit janë ngritur sërish pasditen e sotme në protestë për dëmshpërblimet nga ndërtimi i...

Aktualitet16:10 - 13 Dhjetor, 2018

Nxënësit e gjimnazeve hidhen nga kangjellat e shkollës për protestë

Nxënësit e gjimnazeve të Beratit kanë dalë sërish sot në protestë në rrugët e qytetit në për të përkrahur studentët....

Aktualitet15:31 - 13 Dhjetor, 2018

“Xhisiela”/ Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Prokuroria e Krujës ditën e sotme ka dhënë pretencën për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socilaiste  Rrahman Rraja,...

Aktualitet14:38 - 13 Dhjetor, 2018

Senati i Arteve pro studentëve/ Zbulohen vendimet

Senati Akademik i Universitetit të Arteve të Bukura është shprehur pro protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje....

Aktualitet13:51 - 13 Dhjetor, 2018

Përfundon seanca plenare/ Studentët zhvendosin protestën

Sapo ka mbaruar seanca plenare në Kuvend dhe studentët janë duke e spostuar protestën e tyre drejt Kryeministrisë. Që prej...

Aktualitet13:36 - 13 Dhjetor, 2018

Artisti “shpërthen” ndaj medias/ Rrini larg studentëve, po zbehni kauzën

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar prapë sot protestës së studentëve, pavarësisht lajmeve se ndaj tij ka filluar një porcedim...

Aktualitet13:18 - 13 Dhjetor, 2018

Kërkoheshin nga Interpoli/ Arrestohen shqiptarët në Greqi

Dy shqiptarë të shpallur prej kohësh në kërkim janë arrestuar nga Interpol Tirana në Greqi. Nga policia bëhet me dije...

Aktualitet13:00 - 13 Dhjetor, 2018

Foto-Tym i zi te Ministria e Jashtme/ Çfarë po ndodh?

Shtëlluga të zeza tymi janë parë të dalin mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme. Nga fotot shihet se në...

Aktualitet12:28 - 13 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj nuk ndalet/ Sfidon policinë

Ndonëse ndaj artistit Robert Aliaj ka filluar një porcedim penal, ai është shfaqur sërish sot pranë protestës së studentëve ....

Aktualitet09:44 - 13 Dhjetor, 2018

Trenat përplasen kokë më kokë/ Humbin jetën 7 persona, dhjetëra të plagosur

Shtatë të vdekur dhe 46 të plagosur është bilanci i aksidentit të shkaktuar nga përplasja e dy trenave në kryeqytetin...

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Aktualitet15:18 - 12 Dhjetor, 2018

Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin...

Aktualitet15:01 - 12 Dhjetor, 2018

Mentor Kikia hedh akuza të rënda/ Pedagogët po kërcënohen

Pedagogu i gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mentor Kika, ka hedhur akuza të rënda...

Aktualitet14:47 - 12 Dhjetor, 2018

Edmond Tupja “sfidon” policinë/ Bashkohet me studentët

Profesori Edmond Tupja është bashkuar ditën e sotme me studentët që ndodhen në protestë përpara Kryeministrisë. Tupja sfidon policinë, e...

Aktualitet14:41 - 12 Dhjetor, 2018

Studimi i dytë demografik/ Ministria e Shëndetësisë publikon rezultat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe...

Aktualitet14:22 - 12 Dhjetor, 2018

Studenti i përgjigjet Ramës/ O babi investo te arsimi im

Një student i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim të tij e krahasoi qeverinë me prindërit...

Aktualitet14:12 - 12 Dhjetor, 2018

Procedimet penale për protestën/ Sqaron policia

Policia ka bërë me dije sot se gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të tjera janë...

Aktualitet13:36 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet për KLGJ-në/ Reagon ambasadori i BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka përshendetur procesin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor....

Aktualitet13:24 - 12 Dhjetor, 2018

Projekti i Unazës së Madhe/ Prishen ndërtesa të tjera

Në zonën e Unazës së Re paraditen e sotme janë shembur edhe dy ndërtesa të tjera. Pavarësisht skandalit me kompaninë...

Trending

Read previous post:
Zhduket gruaja në Fier/ Familja apel për ndihmë

Një grua 56 vjeçe nga qyteti i  Fierit rezulton e zhdukur prej 24 orësh. Shtetësja Liljana Tafa nga fshati Zhupan...

Close