Aktualitet
Dom Gjergj Meta ‘kryqëzon’ opozitën/ Mos vidhni kauzën e studentëve

Dom Gjergj Meta, ipeshkv i Rrëshenit ka reaguar protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Ai në një postimi në rrjetet sociale shkruan se protesta e studentëve është përgjigja më e mirë për realitetin që është krijuar në Shqipëri.
“Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndërra keni në zemrat tuaja. Por, keni ndezur edhe te ne të rriturit dëshirën për të ëndërruar.
Në fakt, ndenja disi anash, teksa ju shihja, sepse nuk doja të prishja atë dekor, sikurse jua prishin përfaqësuesit e politikës, sidomos asaj opozitare që duke mos pasur kauza vjedh kauzat tuaja. Ju jeni në fakt përgjigja më e mirë ndaj atyre që duan të ikin nga ky vend, sepse politika e qeverisë ua ka bërë t’u gërtitet ky vend. Ju jeni përgjigja më e mirë ndaj një grupimi opozitar pa mendim substancial, sidomos të atyre rioshave që janë plakur para kohe dhe ndaj një qeverisje pa vizion tërësor, “ – ka shkruar ai në postimin e tij.
Më tej ai shkruan se të studentët, që protestuan janë përgjgja më e mirë ndaj ne të rriturve që mbetëm duke u kap’ nëpër studjo televizive pa asnjë produkt.
“Faleminderit studentë! Jua di për nder që jeni dhe që ngrini zërin tuaj. Mos pranoni t’ju vjedhin kauzat apo t’ju blejnë. Forconi mendimin tuaj dhe shkojini deri në fund. Keni të drejtë derisa sa doni një të ardhme.Ju mund ta bëni ndryshimin”, – vazhdon prifti në postimin e tij.
Ndërsa në përfundim të postimit të tij ipeshkvi i Rrëshenit shkruan “Lëreni politikën plakë në “shenjtninë” e saj. Mos u ndalni. E drejta juaj është e ardhmja e vendit tonë. Ju admiroj pafund!”./ CNA.al


Lulzim Basha duke përdorur protestën e 16 shkurtit, e cila kishte qëllim rrëzimin e Edi Ramës, pas mbylljes, në një konferencë deklaroi se opozita do dorëzonte mandatet e deputetëve, duke theksuar se kishte lexuar mesazhin e popullit.
Në fakt në protestë askush nuk i kishte kërkuar të dorëzonte mandatet, megjithëse kishte zëra të fortë për radikalizim të lëvizjeve të opozitës.
Lulzim Basha ka qenë një nga zërat kryesorë kundër djedies së mandateve, kundër kanë qenë edhe ata që luanin blofin politik në publik.
Por, në daljet e tij mediatike në shtator fillimisht dhe deri në fund të dhjetorit, Luli kishte qëndrim të fortë kundër djegies së mandateve. Në emisionin Oponion apo tek Të paekspozuarit, Basha theksonte se djegia e mandateve ishte një hap që nuk duhej bërë kurrë, pasi kjo do e izolonte PD-në në marrdhënien e saj me ndërkombëtarët dhe do ishte vetëvrasje politike.
Erdhi janari dhe Lulzim Basha ndryshoi. Për 3 apo 4 muaj akuzonte, sulmonte shpifte për këdo që i kërkonte djegie mandatesh, për më tepër i shpallte dhe armiq që nuk donin PD-në dhe qëllimi i tyre ishte shkatërrimi i saj. Pa folur për argumentat me ndërkombëtarë dhe deri tek telefonantat nga Merkel dhe Trump./ CNA.al

Massimiliano Allegri është në fund të aventurës së tij te Juventusi. Trajneri italian mund të largohet nga kampionët e Serie A, nëse eliminohet nga Atletico Madrid nga Liga e Kampionëve.
‘Tuttosport’ ka sjellë një listë të emrave si kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Allegrin në bankinën e Bianconerëve. Në mesin e tyre është edhe Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt.
Emrat tjerë janë: Jurgen Klopp, Zinedine Zidane dhe Didier Deschamps. Tifozët e Juventusit bëjnë mirë të bëhen gati për një verë të “nxehtë”, pasi ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në ekipin e tyre. /CNA.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku 25-vjeçar ka mbërritur pa shenja jetë në spital.
Viktima është 25-vjeçari, Bledar Doda, ndërsa dyshohet se ai është vetëvrarë në qelinë e paraburgimit.
Për ngjarjen e rëndë kanë nisur hetimet.
-
Life Style1 hour ago
Bixhoz me dashurinë/ Shivai ndalon martesën dhe shpëton Anikën, ja ç’do ndodhë sot
-
Life Style1 hour ago
Arzu shpëton Melisën dhe e lë Xhenetin të vdesë, ja ç’do ndodhë sot
-
Aktualitet20 hours ago
Trendi më i ri, çantat e vogla po bëjnë namin
-
Aktualitet21 hours ago
Maskat/Mënyra më e mirë për t’i dhënë jetë dhe shkëlqim lëkurës
-
Aktualitet22 hours ago
Drejtuesit ekzekutivë e kanë filluar karrierën e tyre si bashkëpunëtorë/Ja arsyeja pse
-
Life Style1 day ago
Vikrami fut në kurth Shivain dhe Anikën/ Çfarë do të ndodhë sot në Bixhoz me dashurinë
-
Aktualitet1 day ago
Melisa dhe Xhenet bëjnë aksident/ Ja çfarë do të ndodhë sot
-
Life Style2 days ago
Motori më i fuqishëm i Ferrari-t, me hijeshinë e viteve ’50