LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Digjen” Athina e Selaniku/ Protesta të dhunshme antiqeveritare

6 Dhjetor 2018, 18:38, Aktualitet CNA
“Digjen” Athina e Selaniku/ Protesta të dhunshme antiqeveritare

Dhunë e bomba zjarri kanë shoqëruar protestat e grekëve në 10-vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit Aleksis Grigoropulos.

Në mediat vendase shkruhet se sulmet e egra janë shënuar në qendër të Athinës dhe të Selanikut.

Ndërkohë mësohet se përplasje të dhunshme po zhvillohen midis policisë dhe rreth 300 të rinjve në Eksarhia, Politeknikum, në qendër e Athinës, ndërsa thuhet se janë djegur një makinë dhe një pallat. Gjithashtu bëhet me dije se anarkistës hedhin bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa ato shpërthejnë pa ndalim në çdo moment.

Ndërkohë, në rrugën Sturnari, në Athinë raportohet edhe për një vatër zjarri, ndërsa zjarrfikësja e ka të pamundur që të shkojë në zonë për të fikur zjarrin.

Anarkistët të maskuar janë bërë gati për një sulm të ri nga godina universitare, ku kërcënojnë me bomba molotov kundër policisë.

Ndërkohë autoritetet kanë larguar nga kjo zonë kalimtarët si dhe gazetarët. Kujtojmë se Grigoropulos ishte vetëm 15 vjeç kur u qëllua për vdekje nga një patrullë policie mbrëmjen e 6 dhjetorit 2008./CNA.al

Lajmet e fundit nga