Çiftet e zodiakut, të cilët kanë lidhje për t’u pasur zili – CNA
Connect with us

Life Style

Çiftet e zodiakut, të cilët kanë lidhje për t’u pasur zili

Publikuar

-

Dihet që jo të gjitha çiftet janë perfekte, por secili ka një ide të personit ideal, me të cilin mund ta krijojë një çift të tillë. Më poshtë ju sjellim kombinimet më të mira, sipas zodiakut.

Binjakët dhe Ujori

Si Binjakët, ashtu dhe Ujori kanë personalitete ekstreme, të cilat neutralizohen në prani të njëri-tjetrit.  Të dyve u pëlqen ta jetojnë jetën deri në limitet e saj. Ata janë shumë entuziastë, nëse diçka komplikohet të dy do të kenë energjinë e duhur për ta zgjidhur. Binjakët e jetojnë netën në mënyrë sporadike, ndërsa Ujori është i rreptë dhe i organizuar. Kjo kundërshti e personaliteteve të tyre bën që të plotësojnë njëri-tjetrin dhe të krijojnë një çift perfekt.

Peshorja dhe Akrepi  

Fillimisht ata do të bëhen miq të ngushtë,ekziston një kimi e natyrshme mes tyre, e cila vështirë se mund të gjendet në raportet e tjera. Akrepat janë obsesivë dhe pasionantë, ndërsa Peshores i pëlqen të dojë. Ja pse kjo lidhje është e bukur në të gjitha aspektet. Mund të marrë pak kohë derisa të lindë shkëndija por kur ndodh është përgjithmonë.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e shtunë, 25 Maj 2019

Virgjëresha dhe Demi

Ka shumë pak çifte të cilët mund të plotësojnë njëri-tjetrin si Virgjëresha dhe  Demi. Ata arrijnë të adaptohen shumë mirë me partnerët respektivë. Janë partnerë idealë,duke qenë se janë dhe miq idealë sipas shenjave të horoskopit. Demi ka tendencën e të qenurit ambicioz dhe i orientuar drejt qëllimeve,ndërsa Virgjëresha është e thjeshtë dhe e qartë. Luajnë shumë me njëri-tjetrin dhe kjo i jep lidhjes së tyre energjinë që i duhet./Cna.al

Aktualitet

Paralajmërojnë ekspertët/Mos përdorni fisha publike për karikim, ja çfarë i ndodh telefonit tuaj

Publikuar

-

“Të përdorësh një fishë publike karikimi është njëlloj si të gjesh një furçë dhëmbësh në mes të rrugës dhe ta fusësh në gojë”. Kështu është shprehur për Forbes, zv.presidenti i X-Force Threat Intelligence, Caleb Barlow.

Nëse ju ndodh që nuk keni karikim dhe e vendosni telefonin në vende publike ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet ta bëni.

Sipas tyre, portat USB të rimbushësve publikë mund të jenë të modifikuara nga njerëz që kanë qëllime të këqia.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e shtunë, 25 Maj 2019

Në një rast të quajtur “juice jacking” kriminelët e kibernetikës mund t’i modifikojnë portat USB dhe t’u instalojnë viruse të cilët mund t’ju vjedhin të dhënat tuaja personale.

Pas komprometimit të portës së karikimit hakerat mund të vjedhin lehtësisht një gamë të gjerë të të dhënave, duke përfshirë këtu mesazhet tuaja, postën elektronike, fotot dhe kontaktet.

 

 

Burimi:https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-7068881/Airport-charging-stations-risk-juice-jacking-experts-warn.html?ito=social-facebook&fbclid=IwAR28t54pYE7fB99DWHf6sw9xjDaiv8YGkVheff6TtPqEFag_KEcry7dr05g

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nga 1990 në 2019/Ndryshimi “drastik” i rrobave të banjës

Publikuar

-

Në vitet 90′ veshjet kanë qënë ndryshe por edhe bikinit të cilat kanë “pësuar” një ndryshim total ku nga shumë serioze tashmë në vitin 2019 janë kthyer në ‘sa më pak aq më mirë’.

Më poshtë do të zbuloni “evoluimin” e rrobave të banjës dhe cfarë pëlqehej më tepër./Burimi:BrightSide

1990 / Rrobat e banjës të frymëzuara nga mbathjet e djemve.

1991 / nuancat neon.

1992 / Truporet e frymëzuara nga Baywatch.

1993 / logomania, mania për të vendosur logot e markave të famshme si Dior apo Chanel.

1994 / xixat dhe detaje si zinxhirët dhe gurët.

1995 – copat me imazhe të përsëritura.

1996 – reçipeta të ngjashme me ato të zakonshmet.

1997 – perla, perla, perla.

1998 – polca-dots.

1999 – detaje dhe nuanca të arta.

2000 – më shumë sport.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e shtunë, 25 Maj 2019

2001 – dizenjo minimaliste.

2002 – sërish mbathjet të ngjashme me pantallonat e shkurtra.

2003 – truporet në ngjyra metalike.

2004 – figurat gjeometrike.

2005 – reçipetat e lidhura në qafë.

2006 – rrobat e banjës njëngjyrëshe.

2007 – përdorimi i shallit.

2008 – nuk pati ndonjë detaj karakterizues, përpos përdorimit të gurëve.

2009 – color-blocking.

2010 – rrobat e banjës me lidhëse.

2011 – dizenjo futuriste.

2012 – mbathjet me shtrat të shkurtër.

2013 – tyl.

2014 – detajet minimaliste.

2015 – rrobat e banjës të thurura me grep.

2016 – rikthim në vitet ’80, përfshirë këtu edhe ngjyrat neon dhe rripin në bel.

2017 – fjongot, vijat dhe pikat.

2018 – frymëzim nga vitet ’90.

2019 – bëhuni gati për përdorimin e shallit si aksesor.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si do të jetë kjo ditë për ju? Paolo Fox tregon çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e zodiakut

Publikuar

-

Dashi

Do të keni një dëshirë të madhe për ndryshim, sidomos nëse nuk jeni të kënaqur në dashuri. Nga ana tjetër mund të mërziteni shumë shpejtë, pasi nuk do të gjeni stimuj frymëzues. Lidhjet me të lindurit e shenjës së demit dhe peshqve, do të shkojnë drejt shuarjes. Megjithatë këshillohet që të mos përfshiheni në dy histori paralele, pasi mund të pendoheni.

Demi

Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me tension, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Po veproni me dinakëri dhe kujdes, në sferën profesionale ose ndoshta po mundoheni të përshtateni me situatat e reja. Ka edhe nga ata që kanë përjetuar një krizë personale ose fizike. Ju i pëlqeni ndryshimet, por nuk jeni në gjendje që ti menaxhoni.

Binjakët

Ndikimi i favorshëm i yjeve, do të bëjë që të përballoni pa humbur kohë debate apo keqkuptime. Megjithatë fundjava mund të sjellë një rënie fizike. Këshillohet që t’iu përkushtoheni më shumë përmirësimit të raporteve private, duke lënë mënjanë sferën profesionale dhe problemet financiare, të cilat sjellin vetëm ankth dhe dyshime.

Gaforrja

Kjo fundjavë nuk sjell ndonjë zhvillim të rëndësishëm, sidomos në dashuri. Nga ana tjetër mund të jeni përballur me një problem, për të cilin ka ardhur momenti që ta kapërceni. Nga pikëpamja fizike situata do të jetë e përmirësuar.

Luani

Në momentin që inatoseni dhe doni që të përmirësoni raportin në çift, do të thotë që për ju ka vërtetë rëndësi njeriu që keni pranë. Në të kundërt, kur e kaloni situatën sikur nuk ka ndodhur asgjë, do të thotë se nuk i kushtoni rëndësi. Por gjatë orëve të fundit keni pësuar një debulesë fizike e cila do të vijojë gjatë gjithë ditës, duke bërë që të mos jeni në formë.

Virgjëresha

Ndikimi i yjeve gjatë kësaj fundjave, do të bëjë që të ndiheni të lodhur, gjë që mund të çojë në vendimin për të kaluar një periudhë vetëm, duke shmangur në këtë mënyrë situata stresuese. Këshilla më e mirë për ju, është që të shmangni veprimet e rrezikshme dhe të mendoni vetëm për veten tuaj.

LEXO EDHE:  Horoskopi, e shtunë, 25 Maj 2019

Peshorja

Është një ditë e veçantë, e shoqëruar me ndonjë dyshim, si pasojë e momenteve të vështira që keni kaluar. Jeni në kërkim të një ekuilibri të brendshëm, gjë që nuk do e arrini lehtësisht. Mundohuni që të ruani qetësinë. Situata do të përkeqësohet, nëse jeni të rrethuar nga persona me të cilët nuk bashkëpunoni.

Akrepi

Do të përjetoni ndonjë tension më shumë gjatë kësaj dite. Këshillohet që të dëgjoni më shumë trupin tuaj dhe të ndiqni ambiciet. Ka ardhur një lajm të cilin e prisnit prej kohësh lidhur me sferën profesionale. Kush ka një aktivitet të vetin, duhet të përkushtohet më shumë për të sqaruar situatat. Fatkeqësisht, kjo e shtunë nuk do ju gjejë në gjendjen tuaj maksimale.

Shigjetari

Jeni të prirur që të çoni përpara situata tejet të komplikuara edhe për situatat më të vështira. Nuk jeni natyrë që pëlqeni të rrini në vend, por doni të guxoni. Do keni mundësi që të gjeni mënyrë edhe për tu relaksuar.

Bricjapi

Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me emocione të reja pozitive. Nëse ndjeni nevojën për të jetuar një pasion të madh, duhet të ndiheni të çliruar. Dikush mund të jetë privuar ndaj një personi, tek i cili ka pasur dyshime, por kjo ditë do të ofrojë mundësi rikuperimi. Kjo e shtunë është mjaft e favorshme, sa i takon sferës profesionale.

Ujori

Do të ndjeni tension në ajër, për shkak të ndikimit të Hënës, e cila do të ndërhyjë në çështjet familjare dhe sentimentale, shkruan noa.al. Këshillohet që të shmangen tensionet në dashuri. Bëni kujdes edhe sa i takon gjendjes fizike.

Peshqit

Kush ka mbyllur një raport në të kaluarën apo ka jetuar një ndarje, tashmë do të ndihet më i qetë. Ndikim të favorshëm do të ketë edhe hëna. Këshillohet që të shmangni shqetësimet lidhur me situatën profesionale dhe çështjet ekonomike. Bëni kujdes që të mos përfshiheni nga pesimizmi, pasi e keni ju situatën në dorë.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

kryeministri edi rama ne zyre kryeministri edi rama ne zyre
Aktualitet11:07 - 25 Maj, 2019

“Rama nuk ndalon së vjedhuri”/ Ish-deputeti denoncon skandalin me koncensionet

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, ka reaguar sot lidhur me dy koncesione që sipas tij, po përdoren për vjedhje të mëdha...

Aktualitet20:34 - 24 Maj, 2019

Profecia e Presidentit serb: “Shqiptarët do të përballen me probleme të shumta”

Aleksandër Vuçiç, presidenti në detyrë i Serbisë ka thënë sot gjatë një konference shtypi se është i gatshëm të nëshkruajë...

Aktualitet19:51 - 24 Maj, 2019

Senati i SHBA konfirmon emërimin e Ambasadores së re në Shkup

Senati i SHBA-së votoi mbrëmë emërimin e Kejt Mari Bërns si ambasadore e re në Maqedoninë e Veriut. Kandidatura e...

kryeprokurorja arta marku kryeprokurorja arta marku
Aktualitet19:44 - 24 Maj, 2019

Siguria në burgje/ Arta Marku firmos zbatimin e regjimit 41/bis

Në burgjet shqiptare do të fillojë të zbatohet regjimi 41-biz, i cili i ndalon të denuarit të komunikojnë me persona...

Aktualitet18:35 - 24 Maj, 2019

Njëzet akuza të reja në rastin “veteranët” në Kosovë

Prokuroria Themelore në qytetin e Pejës në Kosovën perëndimore, tha të premten se ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave...

Aktualitet15:54 - 24 Maj, 2019

Protesta e nesërme/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje qytetarëve të saj të distancohen nga protesta e nesërme...

Aktualitet19:17 - 23 Maj, 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës mohon çdo përfshirje në veprime kriminale

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, hodhi poshtë të enjten çdo mundësi për përfshirje të tij në ndonjë rast...

Aktualitet20:57 - 22 Maj, 2019

Kosova kërcënon edhe Shqipërinë me taksë 100%

Ndërkohë që prej muajsh Kosova ka vendosur taksën 100 % për mallrat serbe, duke sjellë kështu një goditje në të...

policia e shtetit policia e shtetit
Aktualitet20:22 - 22 Maj, 2019

Foto/ “Aksioni” i çuditshëm kundër Policisë së Shtetit

Shpeshherë jemi mësuar të shohim aksione të Policisë së Shtetit në kapjen e personave të shpallur në kërkim. Në njoftimet...

Aktualitet19:42 - 22 Maj, 2019

Beogradi rol kyç në zgjedhjet në Veri të Kosovës

Beogradi ka luajtur rol vendimtar në zgjedhjet lokale në Veri të Kosovës. Por a ka gjasa për dorëheqje të reja?...

Aktualitet19:37 - 22 Maj, 2019

LDK dhe Vetëvendosje, bashkërendohen për të rrëzuar qeverinë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje paralajmëruan të mërkurën se kanë filluar përgatitjet për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë...

Aktualitet08:53 - 22 Maj, 2019

Zgjedhjet europiane/ Nervozitet në Berlin

Partitë në pushtet në Gjermani i ka zënë nervoziteti. Në zgjedhjet europiane ato do të humbasin. E qartë është kush...

Aktualitet19:44 - 21 Maj, 2019

Skandali i videos në”Ibiza”/ Kancelari i Austrisë përballë votës së mosbesimit

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votë mosbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm...

Aktualitet19:26 - 21 Maj, 2019

QUINT: Zgjedhjet në veri të Kosovës të qeta, por me problemet e së kaluarës

QUINT-i, ku bëjnë pjesë Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe e SHBA thotë se në komunat me shumicë serbe shqetësues...

Aktualitet19:02 - 21 Maj, 2019

Presidenti Trump kërcënon Iranin me asgjësim

Për shkak të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit, situata në rajonin e Gjirit aktualisht është shumë e tensionuar. Tani Presidenti...

Aktualitet18:55 - 21 Maj, 2019

Kongresi nderon familjen e shqiptaro-amerikanit Harry Bajraktari

Një flamur që valoi një ditë mbi kupolën e Kongresit amerikan, iu dhurua veprimtarit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Kjo ishte pjesë...

Aktualitet15:27 - 21 Maj, 2019

Shqipëria nuk duhet të ketë Akademi Shkencore

Profesor dr. Dritan Spahiu ka reaguar sot me një shkrim lidhur me çështjen e Akademisë së Shkencave në Shqipëri. Spahiu...

Aktualitet15:20 - 21 Maj, 2019

Skandali i Ibiza-s në Austri/ Sebastian Kurz përballet me votëbesim

Kancelari Sebastian Kurz është duke u përgatitur për një votëbesimi. Oferta e tij për të shkarkuar ministrin e Brendshëm ekstremist...

Aktualitet14:26 - 21 Maj, 2019

Frika nga një luftë e padëshiruar

Presidenti amerikan, Trump e kërcënon Iranin me asgjësim. Njerëzit në Iran kanë frikë nga shpërthimi i një lufte aksidentalisht. Atmosfera...

Aktualitet12:22 - 21 Maj, 2019

Integrimi drejt BE-së/ Hahn: Maqedonia e Veriut duhet të shpërblehet

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës, “Perspektiva e re për Maqedoninë e...

Aktualitet22:30 - 20 Maj, 2019

Korrigjimi i kufijve/ Thaçi: Nuk do të lejojmë të preket territori i Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka sqaruar idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Në studion e emisionit “Open” ai...

Aktualitet18:43 - 20 Maj, 2019

Humbën mbrëmë në Theth/ Gjenden turistët e huaj

Janë gjetur sot, tre turistët anglez, të humbur mbrëmjen e djeshmë në Theth. Ata ishin duke eksploruar zonat turistike malore...

Aktualitet16:55 - 20 Maj, 2019

Bllokohet 2.3 ton qumësht pluhur në Divjakë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2.3 ton qumësht pluhur dhe 21 ton vaj palme në Divjakë. Sipas njoftimit të...

Aktualitet16:31 - 20 Maj, 2019

Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku

Të gjithë pasagjerët të cilët kanë prerë biletat për të udhëtuar nesër drejt Italisë, duhet ta shtyjnë fluturimin e tyre...

Aktualitet15:40 - 20 Maj, 2019

“Linda 4 fëmijë, burri s’më donte se nuk bëja djalë”/25-vjeçarja rrëqeth me historinë e saj

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, ajo është nëna e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë. Vajza nga Tirana...

Aktualitet21:28 - 19 Maj, 2019

Përfunduan zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e Kosovës

Rreth 24 mijë e 600 votues nga rreth 58 mijë të regjistruar, apo 4 apo mbi 42 për qind e...

Aktualitet18:15 - 19 Maj, 2019

Amerikanët dhe talebanët shkëmbejnë akuza për situatën në Afganistan

Talibanët dhe zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë akuzuar njëri-tjetrin në median sociale, për veprime kundër vendosjes së paqes në Afganistanin e...

Aktualitet14:37 - 19 Maj, 2019

Danas: Pushteti aktual i Serbisë do ta njohë Kosovën

Gazeta e Beogradit “danas” përmes një ankete të zhvilluar me qytetarë në Serbi, ka ardhur në përfundim se pushteti aktual...

Trending

Read previous post:
Video-Bush përlotet gjatë fjalimit të lamtumirës/ Im atë na dha besim

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, u përlot teksa mbante fjalimin e lamtumirës për të atin,...

Close