Connect with Us

Bushati në takimin e OSBE-së/ Shqipëria, e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajoni

Aktualitet

Bushati në takimin e OSBE-së/ Shqipëria, e angazhuar për paqen dhe stabilitetin në rajoni

Publikuar

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Milano për të marrë pjesë në punimet e takimit të 25-të të Këshillit Ministror të OSBE-së. Në ditën e parë, ministrat e Jashtëm te kësaj organizate diskutuan mbi rolin e OSBE dhe përpjekjet e përbashkëta për zgjidhjen e konflikteve dhe adresimin e sfidave me të cilat përballet sot siguria dhe stabiliteti në hapësirën e OSBE-së.

Në ditën e parë të  punimeve, Ministri Bushati nënvizoi se, Shqipëria mbështet plotësisht prioritetet e kryesisë italiane të prezantuara në fillim të këtij viti, për të forcuar kapacitetet e OSBE-së dhe qasjen e saj pro-aktive në sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare, bashkëpunimin ekonomik dhe mjedisor, dialogun politik dhe ushtarak si dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimet themelore.

Shqipëria, tha Bushati, do të vijojë të japë kontributin e saj të çmuar jo vetëm në zbatimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, por edhe në të gjithë rajonin e OSBE-së.

Ministri vuri theksin në rindërtimin e besimit dhe dialogut konstruktiv për përballjen e sfidave kritike dhe komplekse si konfliktet, ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, kërcënimet kibernetike, rrjedhat e emigrantëve, krimi i organizuar apo edhe pengesat në zhillimin ekonomik.

“Kërcënimet e tilla transnacionale kanë nevojë, me çdo kusht, për një transparencë dhe parashikueshmëri më të madhe. Besimi dhe dialogu konstruktiv janë mjetet kyçe që do të na mundësojnë të ndajmë më shumë informacion dhe të trajtojmë së bashku sfidat aktuale dhe të ardhshme në zonën e OSBE-së”, u shpreh ministri Bushati në fjalën e tij.

Ministrat shkëmbyen mendime gjithashtu mbi forcimin e rolit dhe kapaciteteve të OSBE-së si dhe kontributin e secilit për nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të OSBE-së, nevojën e vendosjes së dialogut dhe përgjegjësisë së përbashkët për respektimin e parimeve dhe unitetit të Organizatës.

Gjatë punimeve të Ministerialit të Milanos, Ministri Bushati pati takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të institucioneve të OSBE si dhe me homologë të pranishëm në Milano.

Fjala Ministrit Ditmir Bushati në Ministerialin e OSBE-së

Fillimisht dua të përgëzoj Kryesinë italiane për mikpritjen e shkëlqyer dhe për kontributin e çmuar gjatë Presidencës së OSBE-së përgjatë vitit 2018, duke e kthyer rajonin e Mesdheut në prioritet ashtu si dhe kuptimin e plotë të çështjes së politikave të sigurisë në hapësirën tonë të OSBE-së.

Angazhimi ynë i përbashkët për të ruajtur sigurinë evropiane është testuar në shumë mënyra gjatë viteve të fundit, pavarësisht parimeve dhe angazhimeve të dakorduara në Helsink dhe Paris.

Së pari, përshkallëzimi i situatës në Ukrainë dhe rajonit rreth saj, duhet të jetë çështje përparësie për të gjitha palët e përfshira. Kështu duhet të jetë zgjidhja e konflikteve të tjera në hapësirën tonë të OSBE-së. Përdorimi i forcës dhe shkelja e së drejtës ndërkombëtare në kurriz të dialogut, janë të papranueshme.

Së dyti, ne po përballemi gjithnjë e më shumë me sfida komplekse si, ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, kërcënimet kibernetike, refugjatët e shumtë dhe flukset e migrantëve, sfida, të cilat kërkojnë zgjidhje efektive shumëpalëshe, dialog gjithëpërfshirës dhe rikthim të besimit.

LEXO EDHE:  "Shqipëria më mirë se tërë dynjaja për fatalitetet"/ Rama publikon tabelën: Çudi e madhe ëëë?!

Gjithashtu, ne mund të mos jemi gjithmonë në gjendje të kapërcejmë dallimet tona dhe ne e dimë se besimi është kthyer tashmë në një produkt luksi mes nesh. Megjithatë, përpjekjet tona drejt rivendosjes së rendit evropian të sigurisë, duhet të injektohen nga fryma e bashkëpunimit, dialogut, mirëkuptimit dhe besimit.

Në këtë kontekst, ne jemi të kënaqur të shohim ndonjë përparim në rindërtimin e besimit nëpërmjet dialogut të strukturuar ose përmes formave të tjera të zgjidhjes së konflikteve.

Operacionet në terren dhe institucionet autonome të OSBE-së janë veçanërisht të rëndësishme. Ato kanë një ndikim në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit dhe janë veçanërisht tregues të qartë të punës që OSBE po kryen.

Së fundmi, përgjegjësia jonë e përbashkët bazohet në respektimin e parimeve dhe unitetit të organizatës. Është përgjegjësia jonë e përbashkët për të miratuar vendime që fuqizojnë organizatën me të gjitha burimet e nevojshme për të vazhduar zbatimin e përgjegjësive në mënyrë efikase. Vetëm në këtë mënyrë, ne mund të arrijmë rezultate në stabilitet, paqe dhe prosperitet në hapësirën e OSBE-së.

Pozicionuar në pellgun e rajonit te Mesdheut dhe të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria ka një vëmendje të veçantë ndaj sfidave të përbashkëta të sigurisë si, terrorizmi, radikalizimi, emigracioni i paligjshëm, por gjithashtu edhe për çështje të pazgjidhura që burojnë nga një nivel i lartë mosbesimi mes palëve.

Duke qenë një vend me fokus të qartë dhe prirje të fortë euroatlantike, ne gjithashtu i kuptojmë mirë implikimet e sfidave të sigurisë të nxitura nga rajonet tona të ndërlidhura për sigurinë e gjithë kontinentit tonë.

Ne jemi të shqetësuar për përkeqësimin e situatës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ku marrëdhëniet dypalëshe të pazgjidhura dhe marrëdhëniet e brendshme dhe ndonjëherë retorikat nacionaliste, minojnë përpjekjet për të rivendosur stabilitetin dhe sigurinë dhe për të larguar palët nga rrugët pajtuese.

Pikërisht në këtë kontekst të veçantë, ne e shohim si çështje tepër të rëndësishme shfrytëzimin e organizatës, si platformën e duhur për dialog, gjithëpërfshirje si dhe për rritjen e angazhimit konstruktiv e forcimin e besimit midis të gjithë aktorëve.

Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj të vlefshëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe premton t’a përdorë këtë kontribut dhe kapacitet për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv, në dobi të sigurisë për të gjithë hapësirën e OSBE-së.

Në lidhje me këtë, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë kryesimin e ardhshëm sllovak të OSBE-së dhe Sekretariatin, në gjetjen e mënyrave dhe praktikave më të mira për t’iu përgjigjur më mirë prioriteteve të shteteve pjesëmarrëse dhe organizatës në tërësi.

I dashur Enzo,

Edhe një herë, përgëzime  për udhëheqjen e mrekullueshme të kryesisë italiane përgjatë vitit 2018. Mbështetje të plotë edhe për miqtë tanë sllovakë dhe kryesinë e tyre të ardhshme. Mbetemi në pritje për të qenë pjesë e Trojkës së ardhshme.

Faleminderit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Publikuar

-

Nga

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e detit me Greqinë që ka ringjallur debat të ashpër.

Dervishi tha se ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në një fazë të tretë. Ose marrëveshje me një mbikëqyrës, ose gjykatë Ndërkombëtare. Ashtu si marrëveshja e 2009 edhe marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur. Tani rruga është marrëveshja përmes një pale të tretë. Rama kërkon një palë të tretë mbikëqyrëse më shumë se një ndarje të Detit nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai në emisionin “Open”.



Gazetari deklaroi se problem qëndron te ishulli Barketa, njohja e të cilit sipas tij mund të na bëjë të humbasim shumë milje detare.

LEXO EDHE:  “Shqipëria më mirë se tërë dynjaja për fatalitetet”/ Rama publikon tabelën: Çudi e madhe ëëë?!

LEXO EDHE:  "Shqipëria më mirë se tërë dynjaja për fatalitetet"/ Rama publikon tabelën: Çudi e madhe ëëë?!

Ai tha se baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.

“Problemi është një shkëmb që gjendet pothuajse midis Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi është se merr atributet e një ishulli. Në kohën e Berishës ndarja është bërë nga ishulli Barketa dhe kjo është shumë abuzive. Nuk mund të lejojmë që ishulli Barketa të ketë efekt të plotë, se do na vinin deri në Sarandë”, nënvizoi Dervishi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Publikuar

-

Nga

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje Kievit që t’i hetojë të gjitha krimet kundër gazetarëve.

Ukraina shënoi të mërkurën 20-vjetorin e ditës kur gazetari i shquar, Heorhiy Gongadze, është zhdukur dhe më vonë është gjetur i vdekur.

“Sot, ne përkujtojmë Heorhiy Gongadzen, një gazetar i guximshëm, i cili është vrarë në kërkim të së vërtetës. Asnjë anëtar i shtypit nuk duhet të kërcënohet, sulmohet ose arrestohet për punën e tij ose të saj. Krimet ndaj gazetarëve duhet të hetohen plotësisht dhe menjëherë, në mënyrë që kryesit e tyre të mbahen përgjegjës. Mediat e pavarura janë një pjesë e rëndësishme e demokracive të suksesshme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Ukrainë.

Gongadze, i cili ka ekspozuar korrupsionin e nivelit të lartë politik, është rrëmbyer më 16 shtator të vitit 2000.

Trupi i tij i prerë është gjetur më vonë në një pyll, jashtë kryeqytetit ukrainas.

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Topollaj: Po ndryshojnë Shqipërinë

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 18 nëntor 2018

Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Leonid Kuchma, është akuzuar për përfshirje në vrasje, bazuar në disa audio-regjistrime të bëra fshehurazi në zyrën e tij.



Prokurorët e kanë akuzuar Kuchmën në vitin 2011, por një gjykatë më vonë i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij.

Në vitin 2008, tre ish-oficerë policorë janë dënuar me burgime të gjata për vrasjen e Gongadzes.

Pastaj, në vitin 2012, ish-zyrtari i lartë i policisë, gjenerali Oleksiy Pukach, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gongadzes.

Hetuesit kanë thënë atëbotë se ish-ministri i Brendshëm, Yuriy Kravchenko – i cili është gjetur i vdekur në banesën e tij afër Kievit, më 2005, dhe vdekja e të cilit është cilësuar si vetëvrasje – ka urdhëruar vrasjen e Gongadzes.

Familjarët e Gongadzes, megjithatë, kanë thënë se besojnë se autorët e vërtetë të krimit nuk janë identifikuar ende./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

Publikuar

-

Nga

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

“Fitorja e opozitës është e sigurt. Do të arkivohet në koshin e plehrave të historisë. Shipëria do të çlirohet nga një aventurier”.

Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit do të fitohen nga opozita e Lulzim Bashës.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha në emisionin “Rubikon” se fitorja është parashikuar edhe nga sondazhet.



“Sondazhet tregojnë një fitore të thellë të opozitës së bashku me LSI-në dhe partitë e tjera. Tani ky ka filluar manipulimin e listave të zgjedhësve por fatmirësisht edhe miqtë tanë, partnerët ndërkomëbtarë e kanë zbuluar se ky po ndryshon listat.

LEXO EDHE:  Berisha: Fillim jo ai që donim, por lojen e kanë tanët! Të urojmë!!

LEXO EDHE:  Kohë të vështira për shtypin e shkruar/ Lulëzojnë portalet

Këtu është thënë që zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, zgjedhjet duhet të ishin më 20 shkurt, se ky do të bëjë gjithçka të mos ikë, por ky do mundet në mënyrën më të… do mjerohet shumë keq. 20 shkurti është dita e shembjes së bustit të Enver Hoxhës, e ka simbolin ajo brenda”, deklaroi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE