Basha pro Ramës/ Të gjithë kundër studentëve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Basha pro Ramës/ Të gjithë kundër studentëve

Publikuar

-

Mbrëmjen e sotme, protesta e studentëve ka rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe lidhur me këtë kauzë, opozita ka zgjedhur të përfaqësohet në studiot televizive me Alfred Lelën në “Real Story”, Vizion Plus dhe me deputeten Grida Duma në “Open”, në Top Channel.

Sot ata që Luli ka zgjedhur të flasin pro studentëve dhe të kundërshtojnë ligjin janë të njëjtët që tre vite më parë ose heshtnin, ose ishin shpatat kryesore të Universiteteve Private të qeverisë në mbrotje të këtij ligji.

Alfred Lela ka qenë një ndër mbështetësit dhe një nga penat  kryesore të atij ligji në 2015. Në atë kohë drejtor i medias Mapo të Henri Çilit, në atë kohë shkruante ““Edi Rama është investim i rëndësishëm i shoqërisë shqiptare, të gjithë ata që e kanë mbështetur, madje edhe ata që e kanë kundërshtuar, kanë krijuar një figurë politike me fuqi të madhe, bashkuar edhe me ambicien e tij të rëndësishme si individ dhe siç e thekson ai vetë “për të mbetur në histori”. Ky potencial duhet shfrytëzuar në dobi të shoqërisë shqiptare dhe interesit publik dhe si i tillë cikli historik i nisur nga Rama duhet të vazhdojë përtej një mandati”.

Sot Lela është një nga këshilltarët e Lulit, i cili në atë kohë tha se Ligjin për Arsimin e Lartë do e çonte në Gjykatën Kushtetuese, por nuk e çoi kurrë, ndërsa sot del në mbrojtje të studentëve.

Nga ana tjetër deputetja demokrate, Grida Duma del kundër sërish.

Në fakt të dy këta emra që përfaqësojnë opozitën janë të dalë nga UET-i i Henri Çilit, ata të cilët kanë heshtur kur ligji i Arsimit të Lartë u propozua dhe miratua nga qeveria.

Në 2015 kur studentët dhe akademikët protestonin, Grida Duma nuk fliste, kurse Alfred Lela e mbronte ligjin e Arsimit të Lartë, të Rilindjes ashtu siç e mbronte Romeo Gurakuqi. Një tjetër UET-ist i Republikës së Re të Lulit, që në përfundim sollën një ligj që është shkaku i protestës.

LEXO EDHE:  "Ka lënë në harresë zonat rurale"/ Kryemadhi "përkëdhel" Veliaj  

Para tre vitesh këta e shumë të tjerë pjesë të listëpagesave të UET dhe Henri Çilit i shërbenin qeverisë së Rilindjes me heshtjen apo duke e mbështetur publikisht ligjin e Arsimit të Lartë, kurse sot kanë dalë në media në emër të opozitës dhe bëjnë sikur u digjet barku për studentët.

Basha dhe produktet e tij të dala nga Çili që ishin avokatët kryesorë të ligjit, ashtu si Rama dhe Ilir Meta e LSI e Monikës, janë përgjegjësit kryesorë të atij ligji që ka çuar sot studentët në protestë.

LSI dhe Monika votuan Ligjin e Ramës dhe Rilindjes, UET dhe Çili qe suporti kryesor publik e mediatik. Kryeministri i vetëm përgjegësi kryesor i këtij ligji dhe Basha, njeriu që heshti për atë ligj dhe nuk e çoi kurrë në Gjtkatë Kushtetuese, për ta hedhur poshtë atë çka kërkojnë sot studentët.

Sot kur studentët prej tre ditësh protesojnë në ambientet e jashtme të Ministrisë së Arsimit sërish përgjegjësit janë atë që ishin dje Edi Rama i Rilindjes, Meta e Monika të LSI, Luli i Republikës së Re dhe avokatët e tij deputetë apo gazëtarë që sot dalin gjoja “pro” studentëve, por në fakt kanë qenë investitorët kryesorë që ky ligj të miratoghej.

I kanë dhënë vota politike, kanë folur hapur pro këtij ligji dhe kundër studentëve dhe tani ata (studentët) protestojnë kundër tyre, kundër Ramës, Bashës Metës dhe kundër ligjit të Çilit dhe të tjera universiteve private.

Në fund ka vetëm një të vërtët dje kundër studentëve sot bëjnë sikur janë “pro” tyre./ CNA.al

Aktualitet

Tronditëse/ 21 vjeçari vret të dashurën dhe publikon trupin e saj në rrjetet sociale

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë në New York ka tronditur opinionin publik ku një 21-vjeçar i quajtur, Andrew Clarck ka vrarë të dashurën e tij 17-vjeçare dhe trupin e saj të vdekur e ka publikuar në rrjetet sociale.

17-vjeçarja e quajtur Bianca Devins ishte mjaft e njohur në New York për shkak të stilit të saj të veçantë.Pas ngjarjes tragjike Andrew ka tentuar të vrasë edhe veten, por u shpëtua nga autoritetet vendase.

LEXO EDHE:  Kallëzohet në Prokurori kryebashkiakja e Gjirokastrës

Trupi i pajetë i Bianca u gjend nga kalimtarët, jashtë makinës së saj, pasi fotot e 17-vjeçares u bënë virale në internet.

Mediat e huaja raportojnë se Bianca dhe Andrew ishin parë duke debatuar në rrugë para se ngjarja e rëndë të ndodhte.

Burimi:https://edition.cnn.com/2019/07/15/us/bianca-devins-discord-death-trnd/index.html

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Karabaku bën veprimin e çuditshëm para ndeshjes me Partizanin

Publikuar

-

By

Partizani dhe Karabaku do të luajnë nesër ndeshjen e kthimit në Baku, aty ku në “Dalga Arena”, dy skuadrat do të ballafaqohen me njëra-tjetrën. Në prag të këtij takimi, skuadra shqiptare ka udhëtuar mëngjesin e sotëm me Çarter në drejtim të Azerbajxhanit, aty ku edhe do të zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Stërvitja e fundit e Partizanit, do të zhvillohet sot në orën 20:00 me orën lokale të Azerbajxhanit, ndërkohë që përkon me orën 18:00 me orën shqiptare. Sakaq, 15 minuta më parë do të mbahet edhe konferenca për shtyp në stadiumin “Dalga Arena” ku trajneri Lerda dhe kapiteni do t’i përgjigjen pyetjeve të gazetarëve, shkruan “Vipsport.al”.

LEXO EDHE:  “Basha jo më kryetar i PD, LSI s’do ketë asnjë gjurmë”/ Rama komenton mesazhin për Metën

Sakaq, Karabaku ka vendosur që të mos e zhvillojë stërvitjen në stadiumin “Dalga Arena” aty ku edhe do të luhet ndeshja, por do të vihet në stadiumin “Azersun Arena”. Nga ky impiant, do të dilet edhe në konferencë për mediat ndërkohë që klubi ka vendosur edhe autobusë për gazetarët. Kujtojmë që ndryshe nga kjo transfertë, në Shqipëri stërvitja dhe konferenca u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Meta tregon sërish “dhëmbët”/ Kthen ligjin e dytë  

Publikuar

-

By

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend dy ligje, duke refuzuar kështu dekretimin e tyre.

Ndërsa pak më parë, Meta refuzoi të dekretojë ligjin për ligjin nr. 37/2019, për privatizimin e shoqërive tregtare, Presidenca bën të ditur se kreu i shtetit ka refuzuar edhe ligjin për disa shtesa dhe ndryshimë në ligjin NR. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”./ CNA.al

Arsyet e kthimit të ligjit nr. 38/2019

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””

Të nderuar deputetë,

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 20 qershor 2019, ka miratuar ndër të tjera dhe ligjin nr. 38/2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””.

Me shkresën nr. 2596 prot., datë 26.06.2019 të Kuvendit, ky ligj është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje, praktikë kjo e administruar me nr. 2003 prot., datë 26.06.2019.

Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare mbi propozimin, shqyrtimin dhe miratimin e këtij projektligji rezulton se ligji i miratuar në Kuvend “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””, ka si qëllim kryesor që nëpërmjet ndryshimeve të propozuara sipas nenit 1 të tij, ai synon të nxisë dhe fuqizojë bashkëpunimin në të gjitha fushat me shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe shtetet ku ata banojnë, si dhe të mbrojë interesat e shtetit brenda fushave të përgjegjësisë.

Gjatë zbatimit të ligjit nr.139/2015, është evidentuar nevoja për implementimin e plotë të dispozitave kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve, si edhe nevoja për krijimin e mekanizmave ligjorë në nivel vendor sa i takon zhvillimit të raporteve me diasporën.

Pikërisht realizimi i këtij qëllimi është parashikuar me miratimin e nenit 1 dhe nenit 2 të ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””.

Një tjetër ndryshim i propozuar me ligjin nr. 38/2019, është edhe ndarja e kompetencave të Këshillit Bashkiak në rastet e tjetërsimit të pronës me të drejtën për dhënien në përdorim. Njëkohësisht me këto ndryshime është zgjeruar koncepti i tjetërsimit të pronës publike duke shtuar brenda tij dhe të drejtën e zhvillimit të pronës nga organet e pushtetit vendor.

Konkretisht nëpërmjet ligjit nr.38/2019, synohet të ndryshohen nenet 54 dhe 55 të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, që parashikojnë detyrat dhe kompetencat e Këshillave Bashkiakë, mënyrën e vendimarrjes dhe kuorumin e nevojshëm për çdo lloj vendimmarrje të këtyre organeve përfshi këtu dhe vendimmarrjet për tjetërsimin e pronës publike.

Nga shqyrtimi i praktikës parlamentare, rezulton se ndryshimet e propozuara në nenet 54-55 të ligjit nr. 139/2015, nuk janë propozuar nga Këshilli i Ministrave, por ato janë propozime të paraqitura nga relatori i projektligjit në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë dhe të mbështetura nga anëtarët e Komisionit.

LEXO EDHE:  Socialistët kërkojnë shkarkimin nga BSH/ “Bombat" e Malajt kundër Veliajt

Ky projektligj është shqyrtuar në dy komisione në Kuvendin e Shqipërisë, konkretisht në Komisionin për Politikën e Jashtme që kanë lidhje me ndërhyrjet të realizuara me nenin 1 të ligjit nr. 38/2019, si dhe në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut përsa i takon pjesës tjetër të ligjit të miratuar.

Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 38/2019, duke ju referuar përmbajtjes së aktit të dërguar për dekretim dhe shpallje, praktikës parlamentare të ndjekur për këtë qëllim dhe legjislacionit ekzistues.

Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e këtij ligji, duke bërë një analizë të përmbajtjes së aktit të miratuar në raport me interesin publik.

Në përfundim të këtij shqyrtimi, Presidenti i Republikës vlerëson të evidentojë se dispozitat e nenit 1 të ligjit nr. 38/2019, janë një hap shumë pozitiv i Kuvendit të Shqipërisë në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve.

Nëpërmjet dispozitave të nenit 1 të ligjit nr. 38/2019, shteti shqiptar bën një hap të rëndësishëm drejt procesit të implementimit të reformës ligjore dhe institucionale për ndërtimin e marrëdhënieve të natyrshme të atdheut me shtetasit e vet, nëpërmjet dhënies së shërbimeve për diasporën dhe migracionin.

Nisur nga këto qëllime shumë pozitive Presidenti i Republikës, shpreh dakordësinë e tij për realizimin e shtesave në ligjin ekzistues nr. 139/2015, që bëhen të mundura nëpërmjet dispozitave të nenit 1 të ligjit nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””.

Nga ana tjetër, referuar përmbajtjes së nenit 3 dhe nenit 4 të ligjit nr. 38/2019, objekt i këtij shqyrtimi Presidenti i Republikës, ka arritur në përfundimin se propozimi i relatorit për realizimin e ndryshimeve ligjore në nenin 54-55 të ligjit nr. 139/2015, cenon procesin vendimmarrës së Këshillave Bashkiake në lidhje me tjetërsimin e pronave të tyre. Këto ndryshime janë të pajustifikuara, pasi mënyra e re që propozohet për kuorumin e nevojshëm në vendimmarrjet e Këshillave Bashkiake nuk garanton mbrojtjen e interesit publik në procedurat e tjetërsimit të aseteve publike në pronësi të pushtetit vendor.

Bazuar mbi këtë arsyetim, të shpjeguar si më poshtë vijon, në bindje të Kushtetutës dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës, vlerëson se ligj nr. 38/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore””, i duhet kthyer Kuvendit, me qëllim rishikimin e neneve 3 dhe 4 të këtij ligji.

Konkretisht:

Në nenin 54/e të ligjit aktual nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, parashikohet shprehimisht se:

 

Neni 54

Detyrat dhe kompetencat e Këshillit Bashkiak


Këshilli Bashkiak ka këto detyra dhe kompetenca:

e) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;

Ndërkohë që në nenin 55, pikat, 3 dhe 4, parashikohet se:

 

Neni 55

Votimi

Nuk ndalet Meta/ Refuzon dekretimin e një tjetër ligji

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama

Trending