Connect with Us

Video/Festivali historik: 19 fituesit e “Këngës Magjike” që triumfuan ndër vite

Kryesore Show Biz

Video/Festivali historik: 19 fituesit e “Këngës Magjike” që triumfuan ndër vite

Publikuar

-

Prej 20 vitesh në ekranin shqiptar, “Kënga Magjike” u kthye në një traditë, ndërsa askush nuk do ta mendonte në 1999-n se ky festival do t’i jepte vlerat e munguara muzikës së vërtetë shqiptare. “Kënga Magjike” arriti të bëhej një festival që bashkoi brezat, rrymat e ndryshme, trendet e momentit dhe “theu” tabutë. Të gjitha këto për t’u mbledhur më pas në tre netë të veçanta dhe të rëndësishme për muzikën shqiptare.

Këtë vit dy netët gjysmëfinale do të mbahen në datat 5 dhe 6 dhjetor, ndërsa nata finale do të mbahet më 8 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Se kush do të jetë fituesi nuk e marrim dot me mend! Pavarësisht se disa këngë janë përfolur se mund të triumfojnë si, “Psikopatja jote” e Fifit dhe MC Kreshës, “Vuj” e Ronela Hajatit, “Zemra Ratata” e Aurela Gaçes dhe Eli Farës apo “Plas” e Flori Mumajesit.

Këngëtarja Aurela Gaçe është ajo që ka marrë më shumë kupa. 2007, 2014 dhe 2015 janë tre vitet në të cilat këngëtarja me vokalin e pakrahasueshëm arriti të rrëmbente çmimin e parë.

 

1999: Elsa Lila me këngën “Vetëm një fjalë”


Çmimi i parë në festivalin e parë të “Kënga Magjike” iu besua një zëri të ri. Elsa Lila ishte në fillim të karrierës, që me guximin për të kënduar përballë të mëdhenjve do të merrte mes 34 këngëve edhe shpërblimin e pakrahasueshëm të çmimit të parë dhënë nga një juri profesioniste, e kryesuar nga Anida Take. Këngëtarja do t’i rikthehej skenës pas 10 vitesh mungesë duke marrë jo vetëm emocionet e këngës, por edhe një vlerësim moral. Në skenën e festivalit, ajo u vlerësua me medaljen “Naim Frashëri”, nga vetë Presidenti i Republikës.

2000: Irma dhe Eranda Libohova me këngën “1000 ëndrra”


Edicioni i dytë i “Kënga Magjike” 2000 do të rikthente për herë të parë pas një mungese 15-vjeçare, bylbylin e Kosovës, Nexhmije Pagarushën. Një kujtim i shoqëruar me lot dhe duartrokitje të gjata. Fituese të atij viti u shpallën motrat Irma e Eranda Libohova me këngën “1000 ëndrra”.

2001: Rovena Dilo dhe Pirro Çako me këngën “Për një çast”


Juria e kryesuar nga shkrimtari Vath Koreshi, vlerësoi me çmimin e parë duetin e Rovena Dilos dhe Pirro Çakos, një këngë që shumë shpejt u kthye në hit. “Për një çast” ishte kënga që u përfol shumë për faktin se këngëtarët mund të ishin në një romancë së bashku.

2002: Mira Konçi me këngën “Një fjalë”


Mes 31 këngëve, juria e kryesuar nga Margarita Kristidhi vlerësoi me çmimin e parë Mira Konçin me këngën “Një fjalë”.

2003: Ema Bytyçi me këngën “Ku je ti?”


Ky ishte edicioni i parë i “Këngës Magjike” prej të cilit çmimi iku në Kosovë, pasi e fitoi Ema Bytyçi me këngën “Ku je ti?”.

LEXO EDHE:  Çmimet Nobel/ Fituesit në fizikë

2004: Irma Libohova me këngën “Prapë tek ti do vij”


Juria me Presidente zonjën Nexhmije Pagarusha shpalli fituese këngën “Prapë tek ti do të vij”, të kënduar nga Irma Libohova. (Video e këngës është fshirë nga “Youtube”)

2005: Genta Ismajli me këngën “Nuk dua tjetër”


Çmimi “Kënga Magjike 2005” shkoi tek këngëtarja Genta Ismajli me këngën “Nuk dua tjetër”.

2006: Armend Rexhepagiqi me këngën “Kur dashuria vdes”


Në finale mbërritën 19 këngë, nga të gjitha llojet e rrymave, por fitues i edicionit të 8-të u shpall Armend Rexhepagiqi me këngën “Kur dashuria vdes”.

2007: Aurela Gaçe me këngën “Hape veten ti”


Presidenti i jurisë Gaqo Çako bashkë me anëtarët e tjerë shpallën fituese këngën “Hape veten”, të interpretuar nga Aurela Gaçe.

2008: Jonida Maliqi me këngën “Njëri nga ata”


Fituese e këtij viti u shpall këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Njëri nga ata”.

2009: Eliza Hoxha e Rosela Gjylbegu me këngën “Rruga e zemrës”


Ishin këngëtaret Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu, ato që me votat e kolegëve këngëtarë morën çmimin e parë me këngën “Rruga e zemrës”, kompozuar nga Darko Dimitrov.

2010: Juliana Pasha e Luiz Ejlli me këngën “Sa e Shite Zemrën”


Fitues të edicionit të 2010-s u shpallën këngëtarët Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, me këngën “Sa e shite zemrën”, ndërkohë që për herë të parë votat e këngëtarëve për njëri-tjetrin u bënë publike.

2011: Redon Makashi me këngën “Më lër të fle”


Çmimin e parë, me votat e vetë këngëtarëve e mori Redon Makashi me këngën “Më lër të fle”.

2012: Alban Skënderaj me këngën “E refuzoj”


43 artistë pjesëmarrës votuan në mënyrë të hapur dhe shpallën fitues këngëtarin Alban Skënderaj me këngën “Refuzoj”.

2013: Besa Kokëdhima me këngën “Tatuazh ne zemer”


Kënga e Besa Kokëdhimës “Tatuazh në zemër”, një dedikim për nënën e saj, e shpalli fituese të edicionit të 15-të të festivalit “Kënga Magjike”.

2014: Aurela Gaçe ft Young Zerka me këngën “Pa kontroll”


Bashkëpunikmi shpërthyes dhe ritmik i Aurela Gaçes dhe Young Zerkës i mori zemrën publikut dhe këngëtarëve, të cilët e shpallën fitues në 2014-n.

2015: Aurela Gaçe me këngën “Akoma jo”


Këngëtarja me zërin e fuqishëm arriti të fitonte për herë të dytë rresht çmimin e parë dhe të tretin në 17 vite të festivalit “Kënga Magjike”.

2016: Rozana Radi me këngën “Ma thuaj ti”


Kënga me një temë shumë aktuale arriti të prekte çdo person edhe me koreografinë që përfshinte një vogëlushe.

2017: Anxhela Peristeri me këngën “E çmendur”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

“Do të braktisë koncertet”/ Çfarë po ndodh me Elvana Gjatën?

Publikuar

-

Nga

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata, është vajza më e komentuar e showbizzit si për jetën e saj intime por edhe për atë profesionale.

Pas një heshtjeje tepër të gjatë në skenën shqiptare për shkak të një skandali të ndodhur në zonen e ish bllokut, ku u përfshi edhe ish i fejuari i saj Ervin Mata , Elvana u rikthye si aktore kryesore në një film të Ermal Mamaqit i quajtur “Dy gisht mjaltë”, i cili pati një sukses shumë të madh në Shqipëri dhe jo vetëm.

Më pas Elvana Gjata nuk u ndal me këngët e saj të cilat u bënë hite por edhe koncerteve ku më i fundit ishte ai i organizuar në sheshin “Skenderbej” ku ajo u rikthye në mes të publikut me këngët e saj të vjetra por edhe ato më të reja.

Por burime të sigurta për CNA.al, thonë se këngëtarja do të braktisë koncertet dhe ky do të jetë viti i fundit që ajo i organizon ato dhe do t’i rikthehet recitaleve.

LEXO EDHE:  Enca thumbon artistët e “Këngës Magjike”? Ky postim qenka “kujt t’i djegë le ta mbajë”

LEXO EDHE:  Paris Hilton me reçipeta në festë

Nuk dihet arsyeja pse Elvana ka marrë këtë vendim por pritet të shohim se çfarë do të ndodhë me jetën profesionale të saj.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Tjetër divorc VIP/ Vajza e show-t kapet me ish-deputetin

Publikuar

-

Nga

Një tjetër divorc VIP, që vjen nga lidhja e vajzave të show-t këtë herë me një politikan.

Pas divorcit me të fundit të Grida Dumës nga bashkëshorti dhe Ervin Salianjit me të fejuarën e tij, pasi u kap në mesazhe me G.D, një tjetër ish-deputet është bërë shkak për divorc në famije.

Mediat raportojnë se ish-aktorja e Protokallisë dhe AL Pazar, së fundi moderatore e emisionit Mos i Fol Shoferit, Rudina Dembacaj, është divorcuar. Shkak i divorcit të saj është berë lidhja me një ish-deputet.

Faxweb raporton se aktorja e humorit prej disa muajsh tashmë është ndarë nga bashkëshorti i saj, dhe shkak për këtë është bërë një histori e re dashurie në jetën e saj. Dembacaj është parë shpesh në shoqërinë e një ish-deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, romanca me të cilin duket se është shkaku kryesor i ndërprerjes së marrëdhënies me Aleksin, me të cilin ka sjellë në jetë dhe vajzën Viktoria.

LEXO EDHE:  Të gjithë po prisnin këngën e saj në ‘Kënga Magjike’, Elhaida Dani jep lajmin e trishtë

LEXO EDHE:  “Stop” publikon skandalin/ Prrenjasi me stadium 1 miliard Lekë, fituesi i tenderit i paracaktuar

Që marrëdhënia mes tyre ka kohë që është ftohur kjo vihet re dhe në postimet e aktores në rrjetet sociale, ku prej më shumë se një viti nuk ka asnjë foto me bashkëshortin e saj, dhe dedikimet e vetme janë për të bijën. Po ashtu të gjitha pushimet e verës Rudina i kaloi bnë shoqërinë e miqve apo familjarëve të saj, ndërsa Aleks nuk u duk gjëkundi, ashtu si dhe nuk përmendet në asnjë prej intervistave që ajo ka dhënë për media të ndryshme. Ata u martuan së bashku në verën e vitit 2016, por pavarësisht dashurisë për ‘’qerosin’’ e saj, aktorja duket se i është dorëzuar një romance të re. Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme aktorja nuk mban më as unazën në gishtin e martesës, në ndryshim nga më parë.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Nga

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

LEXO EDHE:  “Stop” publikon skandalin/ Prrenjasi me stadium 1 miliard Lekë, fituesi i tenderit i paracaktuar

LEXO EDHE:  Modelja i lë të gjithë me gojë hapur në Festivalin e Filmit në Kanë

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: