LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trejsi Sejdini ‘çmend’ mediat botërore:"E dashura e një mafiozi..."

5 Dhjetor 2018, 12:00, Lifestyle CNA
Trejsi Sejdini ‘çmend’ mediat botërore:"E dashura e

Trejsi Sejdini është fituesja e kurorës së ?Miss Universe Albania 2018?, ku edhe do të përfaqësojë vendin tonë në kompeticionin e bukurisë në Bangok. 18-vjeçarja nga Elbasani që do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Universe, ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e mediave ndërkombëtare me bukurinë e saj.

Mediat rozë në Spanjë, Tailandë, Indonezi, Filipine e shumë vende të tjera janë pushtuar nga fotografitë e nxehta të Trejsit, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në datën 16 dhjetor në Miss Universe. Të gjithë janë mahnitur nga Trejsi, duke e cilësuar si një ndër më të përfolurat, megjithatë nuk kanë munguar as kritikat për Sejdinin, ku edhe mediat e huaja nuk i kanë shpëtuar thashethemeve edhe duke gabuar në informacionin e marrë ato e kanë thënë se profesioni i saj është balerinë ekzotike, e cila kërcen kretësisht e zhveshur dhe se ka të dashur një mafioz shqiptar.

‘Flitet se Trejsi është e dashura e një mafiozi në Shqipëri. Ajo dallohet për sjelljen e saj të çmendur dhe rebele’, shkruajnë mediat e huaja. Epo tani Trejsi po njihet nga e gjithë bota dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve. Shumë e cilësojnë si pretendente për fitoren dhe komentet e tilla janë të shumta edhe nga komentuesit e huaj në rrjete sociale. Ne i urojmë suksese!

Lajmet e fundit nga