Stop publikon skandalin/ Ish-deputeti përfiton 80 metra katrorë tokë, duke përdorur pushtetin – CNA
Connect with us

Aktualitet

Stop publikon skandalin/ Ish-deputeti përfiton 80 metra katrorë tokë, duke përdorur pushtetin

Publikuar

-

Pronësia dhe korrupsioni me pronën janë ndër problemet më të mprehta në Shqipëri, madje për një çështje të tillë emisioni “Stop” ka udhëtuar në Kosovë. Në konflikt për pronën në Gjilan janë ish-deputeti i LDK-së, Sadudin Berisha dhe qytetari Behar Shabani. Ky i fundit akuzon ish deputetin, se i ka marrë padrejtësisht 76 metra katrorë tokë, duke përdorur pozitën e tij. Në fakt, Sadudin Berisha është aktualisht drejtor i zyrës kadastrale Gjilan.

Behar Shabani- Emisionit “Stop” i jam drejtuar për problemin e pronës. Pronën që e kam blerë në vitin 1986 e ka blerë prindi im ka qenë 400 metra e ka blerë nga Shemsedin Berisha, vëllai i Sadudin Berishës, aktualisht drejtor i Kadastrës në Gjilan dhe ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës. Deri në vitin 2004 kanë qenë 400 metra dhe pas këtij viti rezulton me 324 metra, ose 76 metra i mungojnë tokës. Unë dyshoj se tokën e ka tjetërsuar drejtori i Kadastrës, Sadudin Berisha.

Emisioni “Stop” ka mundur të sigurojë një dokument shumë të rëndësishëm nga kadastra e qytetit të Gjilanit ku tregon se si ka kaluar kjo pronë dhe sa metra katror ka qenë.

Në dokumentin e siguruar nga “Stop” është kontrata e vitit 1986 dhe ka pasur 400 metra katrorë por zoti Sadudin Berisha ka një tjetër version jo zyrtar përsa i përket metrave katrorë të zotit Behar Shabani. Ai pohon që kjo pronë është 324 metra katrorë dhe jo 400 metra.

Sadudin Berisha- Me marrëveshje na ka thënë, që kjo 324 m2 ndan përgjysmë.

Behar Shabani-Po!

Sadudin Berisha- Tre arje e 24 në këtë anë, tre arje e 24 plus dhe ishin ato standardet për leje ndërtimore. Tash me lëvizjen e rrugës, ç’ky trull, si ka qenë një truall, ka rrit për një arje e 55 metra.

Behar Shabani- Po!

Sadudin Berisha-  Për ç’të sipërfaqe 324 edhe 155 bëjnë 974.

Behar Shabani- Po!

Sadudin Berisha- A e kupton?!

Behar Shabani- Po, po, po! Të kuptoj!

Sadudin Berisha- Gjendja faktike është ç’kjo...

Behar Shabani- Po, po!

Sadudin Berisha-Gjendja faktike është ç’kjo, këtu, i ki 324, unë i kam tash ëë 4 nejse 4 arje e 79 metër.

Behar Shabani- Po!

Çështja ka shkuar në gjykatë, por prej një viti e gjysmë, gjyqi nuk ka nisur.

Gazetari- Po përsa i përket institucioneve të drejtësisë a keni shkuar për të hapur një proces gjyqësor për të kërkuar një pronë që ju është marrë padrejtësisht, janë 76 metra katrorë nuk janë pak?

Behar Shabani- Kam bërë kallëzim penal kundër Sadudin Berishës dhe Shemsedin Berishës ku të njëjtën prokuroria e ka hedhur poshtë në datën 22.11.2017 dhe ma ka mbajtur të fshehtë deri në datën 24.09.2018. Në gjykatën e muajin e pestë të 2017 e kam dorëzuar dhe deri më sot nuk kam informacione dhe nuk kam bërë asnjë seancë gjyqësore.

Behar Shabani- Thashë të pyes për një padi civile në muajin e pestë është 2017 e kam dorëzu, s’um ka thirrë hala kërkush.

Punonjësja- Emrin?

Behar Shabani- Behar Shabani!

Punonjësja– Gjyqtari është ndërru, ta shohim tash, kush ka kalu.

Behar Shabani- Domethënë e kanë ndërruar gjyqtarin ëë?

Punonjësja- Po itash ka dal gjyqtari penales… Duhet me kalu tani te një gjyqtar me…

Behar Shabani- Hajde, mor hajde!  Prej cilit gjyqtar?

Punonjësja-Milloret Mitkoli!

Behar Shabani- Po më herët, te kush qe bo?

Punonjësja- Te Sabedin Mushica!

Behar Shabani- Kur mund me na thirrë për kta?

Punonjësja- Vallaj, ose për me ba naj shkresë, ose një kërkesë nuk e di, a të pranon ai. Pyet në recepsion, a është i lirë.

Behar Shabani- Unë mendoj se

Behar Shabani- Ehë…

Behar Shabani- Unë mendoj se këtu është ndikimi i Sadudin Berisha dhe ka autoritetin e përdor, ose e shpërdor.

Gazetari i emisionit “Stop” ka marrë historikun e pronës në kadastër dhe me këmbënguljen e tij, problemi u ngrit për diskutim edhe në Këshillin e  komunës Gjilan.

Anëtar i opozitës- Po faleminderit, kryesuese! Unë mund të kërkoj prej kolegëve, ne u morëm vesh prej pyetjeve dhe u kërkoj mos debatojnë! Nëse kem shtesë, ne drejtorët, kemi mundësi po të jemi më konkret për arsye, se i morëm 30 minuta dhe t’i shfrytëzojmë maksimalisht. Unë i kam disa pyetje, për të cilat kërkoj përgjigje. E para është: një- Behar Shabani është fqinj i drejtorit të kadastrës Sadudin Berisha, ka ardh te unë dhe ka kërku me ngrit këtë çështje me arsye, se dyshon, se drejtori i kadastrit, po keqpërdor detyrën zyrtare. Ai i ka pru dhe komplet dokumentet i kam unë këtu, që kur i ka ble, i ka ble 4, i ka ble prej vllaut të drejtorit dhe tash i figurojnë 320.Po dyshon, se drejtori po shfrytëzon detyrën e vet zyrtare.Edhe ai vetë jetim ka qenë dhe kjo është ajo, që drejtori na e sqaron dhe vetë mirë. Nuk ki nevojë ma, jo jo, nuk ki nevojë me qesh, a je mirë me ligjin me vetveten? Për ca po bëhesh nervoz? Hiq mos u bo nervoz!

Sadudin Berisha – Kqyre! S’po bëhena hiq nervoz! Jam paq me vetveten, hiq s’po nervozohena!

Anëtari i opozitës- Unë i kam ktu dokumentat tuat, qato, që po thu ti. Ju keni qenë 2 vllazni, i keni ndarë nga 4 arje. Pasuria ndahet përgjysëm, nuk ndahet njëri 3 arje e tjetri 5 arje, po ndahet përgjys, prandaj kjo…

Kryesuesja- Të lutem shumë, nëse… të lutem shumëë…!

Anëtar i opozitës- Unë drejtor, po e mbylli, por ti vet po vren, se ti ke probleme!

Kryesuesja- Po ju lutem shumë… ! Mos e luani rolin e ndërmjetësuesit për çështje, që s’është e vendit me u fol! Ju lutem shumë, kalojmë në diskutim për rendin e ditës, drejtor të lutem!

Emisioni “ Stop” do e ndjekë më tutje këtë çështje në mënyrë që zoti Behar Shabani të marrë pronën që i takon.

Aktualitet

Interi e dëshironte me çdo kusht/ Ylli i Realit i lë me “gisht në gojë”

Publikuar

-

By

Luka Modric do të rinovojë me Realin e Madridit. Sipas asaj që bën të ditur “Marca”, kroati ka arritur marrëveshje me klubin për të vazhduar me kryeqytetasit deri në fund të sezonit 2020-2021. Interi është ekipi më i interesuar për shërbimet e nënkampionit të botës.

Duket se Modric me këtë lëvizje i ka shuar të gjitha zërat që e dërgonin atë në Itali. Reali ka siguruar shërbimet e mesfushorit deri kur ai të jetë plot 36-vjeç.

Ai mbërriti në Madrid në vitin 2012 nga Tottenham dhe gjatë këtyre viteve ka fituar gjithçka me madrilenët. 2018 ka qenë viti më magjik i kroatit, ku aktualisht është edhe fituesi i “Topit të Artë” duke thyer hegjemoninë Ronaldo-Messi pas një dekade. Te Interi bëjnë mirë të mendojnë tani për dikë tjetër dhe ta harrojnë fantazistin kroat. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Berisha lëshon “bombën”/ Ky është rrezik kombëtar

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot të hedhë akuza të forta në drejtim të kreut aktual të qeverisë.

Në një prononcim për mediat, Berisha është shprehur se çdo javë e Ramës në pushtet është rrezik kombëtar.

“Ky është revolucioni i filluar nga studentët. Ata kanë meritë historike spese guxuan e mbushën sheshet, por edhe spese në çdo sallë e nxorën “lakuriq” Ramën me zi se në plazhet e botës, sepse nxorën shpirtin e tij katran, tani e kanë marrë fjalën qytetarët nga mbarë Shqipëria”.-tha Berisha.

Më tej, ai drejtoi një thirrje të fortë ndaj socialistëve, mediave dhe shoqërisë civile, për largimin e Ramës.

“Thirrje socialistëve, mediave dhe shoqërisë civile, çdo javë e Ramës në pushtet është rrezik kombëtar”-tha Berisha.

Gjithashtu ai tha se “Rama është një kufomë politike. Ai ka gjashtë vite që poshtëron shqiptarë, prandaj thirrja tani është ik dhe vetëm ik”.

Më tej, Berisha tha se opozita po bën përgatitje për zgjedhjet, por siguroi se zgjedhje me Ramën nuk do të ketë.

“Opozita po bën përgatitje të forta për zgjedhjet, por ju garantoj se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë”-tha ndër të tjera Berisha.

Më tej, Berisha e cilësoi Ramën si njeriun më të rrezikshëm që ka pasur Shqipëria, pas Enver Hoxhës dhe përsëriti thirrjen ndaj socialistëve, për ta larguar./CNA.al

Berisha parashikon fundin e rëndë/ Apel të fortë socialistëve

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Berisha parashikon fundin e rëndë/ Apel të fortë socialistëve

Publikuar

-

By

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar sot një thirrje të fortë socialistë, për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Sali Berisha e cilësoi largimine Ramës si një emergjencë kombëtare, ndërsa paralajmëroi se fundi i tij është afër dhe ndëshkimi do të jetë i rëndë.

“Çdo gjë ka një fund dhe ky fund është i afërt. Me këë rast i bëj thirrje socialistëve, që në interesin më të mirë të tyre dhe të shqipërisë të largojnë me urgjencë Edi Ramën dhe klikën e tij nga pushteti. E them me bindjen më të thellë se urrejtja ndaj Edi Ramës dhe regjimit të tij bëhet cdo ditë e më e kufishme. Ata duhet ta dinë se unë kam konstatuar me datë 16 dhe dje në masat e gjëra protestuese atë urrejtje që e kam takuar vetëm në vitin 1990-1991 ndaj diktaturës.

Në këto kushte u bëj thirrje socialistë të mos nënvlerësojnë situatën sepse ndëshkimi ndaj Ramës do të jetë i sigurtë dhe tepër i rëndë”-deklaroi Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:35 - 21 Shkurt, 2019

Arrestohet ish Kryetari i  Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi në orët e vona të pasditës të së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë,...

Aktualitet18:46 - 19 Shkurt, 2019

Senatori Sanders provon sërish/ Njofton kandidaturën për presidencialet

Listës së demokratëve që duan të përballen me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, iu shtua të...

Aktualitet09:00 - 19 Shkurt, 2019

Horror/ 18 vite në frigoriferin e së motrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci, ku një grua e cila ishte zhdukur që në vitin...

haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen
Aktualitet16:05 - 18 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Nuk tërhiqet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në kompleksin memorial në Gllogjan ndër të tjera ka folur edhe rreth...

Aktualitet09:35 - 18 Shkurt, 2019

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti...

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Aktualitet20:10 - 10 Shkurt, 2019

“Jelekverdhët” përmbytin bulevardin “Champs Elysees”

Nё Francё sёrish lёvizja “jelekverdhёt” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13 herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga...

Aktualitet19:55 - 10 Shkurt, 2019

Shkundet koalicioni qeverisës/ Qindra mijёra protestues nё Romё

Jo vetëm Serbia por edhe kryeqyteti italan, Roma, është pëtfshirë nga protesta masive ku janë pjesëmarrë qindra mijëra vetë. Sikurse...

Trending

Read previous post:
Cilësitë individuale që e shndërruan në lider George H. W Bush

Ish-ambasadori, Agim Nesho, është shprehur se George Herbert Walker Bush, pavarësisht se vinte nga një familje e madhe në SHBA,...

Close