Skandali në Fiks-Fare/ Apeli adminsitrativ, dy vendime te ndryshme për të njëjtën çështje – CNA
Connect with us

Aktualitet

Skandali në Fiks-Fare/ Apeli adminsitrativ, dy vendime te ndryshme për të njëjtën çështje

Publikuar

-

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës veprimet e Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila ka dhënë dy vendime për të njëjtën çështje; tjetër vendim publikon dhe tjetër jep të printuar! Në emisionin investigativ u ankua Aqif Kacmoli nga Durrësi, i cili ishte pushuar nga puna në vitin 2013 si mësues në një shkollë. Ai kundërshtoi këtë vendim dhe iu drejtua Gjykatës Administrative të Durrësit, ku hodhi në gjyq Drejtorinë Arsimore të Durrësit. Kjo gjykatë e rrëzoi kërkesën e Kacmolit.

“Duke qenë se kisha kohë, iu drejtova Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranës. Nuk më thirrën fare. Gjyqin e bënë të mbyllur. As më pyetën. Pas vendimit, hapa faqen e internetit të kësaj gjykate, ku publikohen të gjitha vendimet dhe dispozitivi. Shikoj që kjo gjykate kishte vendosur prishjen e vendimit të Durrësit dhe pushimin e gjykimit. Më pas shkoj në sekretarinë e kësaj gjykate dhe kërkoj vendimin për ta parë, për rekurs në Gjykatën e Lartë. E shoh vendimin dhe në fund, kjo gjykatë, ndryshe nga ajo që kishte publikuar në internet, kishte vendosur lënien në fuqi të vendimit të Durrësit. Nuk dija kujt t’i besoja dhe cilit t’i bëja rekurs” thotë qytetari. Më pas shton se, si në portal, ashtu edhe në vendimin e zbardhur, bëhet fjalë për të njëjtën çështje; vendimin me numër 1295 të Gjykatës Administrative të Durrësit. Qytetari tha se “vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkelejda Softa (Metaliaj)”.

Qytetari shkoi në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, ku bisedon me sekretaret. Pasi e shohin në arkiv, ato i thonë se në arkiv kanë vendimin me tre firma të gjyqtarëve, që kanë lënë në fuqi vendimin e Durrësit. Qytetari i kërkoi përse është publikuar në portal një dispozitiv tjetër, për të njëjtin vendim, me të njëjtin numër. Ato i thonë se gabimin mund ta ketë bërë sekretarja e gjykatës, kur e ka hedhur në sistem. Sipas tyre, do parë dosja e plotë. Më pas, qytetari shkon në Gjykatën e Lartë dhe kërkon cili nga vendimet i është bërë rekurs. Sekretarja thotë se ai që ka lënë në fuqi vendimin e Durrësit, ndërsa thotë se ndryshimi i dispozitivit mund të jetë një lapsus. Ajo i thotë se këtë gjë duhet t’ia kërkojë gjyqtares së çështjes dhe jo Gjykatës së Lartë.

Pas kësaj problematike, Fiks Fare shkon të pyesë në Gjykatën Administrative. Sekretaret thonë se gabimi është bërë nga sekretarja kur është hedhur dispozitivi në faqen e internetit. Gazetarët i kërkojnë të shohin dosjen, nëse janë të dy në atë fashikull. Ato i thonë se dosja nuk është fizikisht në këtë gjykatë, megjithëse hedhin dyshime se mund të ketë një tjetër vendim në dosje, pasi edhe dispozitivi i publikuar në portal ka të njëjtin numër. “Duhet parë, mund të jetë në pjesën tjetër ndryshimi, pushim siç ka bërë në dispozitivin dhe në seancë. Mund të ketë punuar në të njëjtin vendim, e ka lënë në fuqi. Mund të ketë ndodhur çdo lloj gjëje. Vetëm me dosje” thotë sekretarja.

Këto punonjëse i rekomanduan qytetarit të shikojë me imtësi dosjen. Pra, në të gjithë këtë procedurë, qytetari nuk mori drejtësinë e kërkuar, por po sorollatet sa njëra gjykatë në tjetrën.

 

Gjykata Administrative e Apelit

Qytetari – Shihe në sistemin tat.

Sekretarja – Ça të shoh në sistem, ka mbaruar ajo. Është vendimi i 2016-ës. Nuk ka vendim në sistem, është thjesht dispozitivi.

Qytetari – Dispozitivi pra, vendosa 1, 2, 3, 4, 5.

Sekretarja – Ai është për të marrë informacionin, kaq. Nuk është për …

Qytetari – Nuk ka vlerë fare ai?

Sekretarja – Ai ka vlerë, për ta lexuar ti.

Qytetari – Po mos të jetë ndryshe ai tjetri, prandaj po të them, ai dispozitivi me këtë. Shihe njëherë është njësoj apo jo, kaq.

Sekretarja – (Shikon vendimin në sistem).

Qytetari – Zonjë ka ndonjë problem a jo? Ti e pe vendimin, apo jo? Dispozitivin e ke përpara në ekran. Ca thotë vendimi, ça thotë dispozitivi, prandaj po të them unë. Ça ka që nuk shkon.

 

Pas disa minutash …

 

Qytetari – Këtë e kam marrë po te ju, ja Gjykata e Apelit… Dhe në sistem, tani kë të marr, se kam rënë ngushtë se …

Sekretarja – Varet se ça ka hedhur sekretarja.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks-Fare/ Universitet me laboratorë dhe aparatura kineze, të kohës së diktaturës

Qytetari – Kjo thotë …

Sekretarja – Lënien në fuqi.

Qytetari – Lënien në fuqi të vendimit, kurse unë kam një dispozitiv këtu që thotë prishjen e vendimit.

Sekretarja – Ia shpjegova, ia shpjegova.

Sekretarja 2 – Mund ta ketë harruar dispozitivin, goca mund ta ketë ngarkuar në moment. Pra, 1 është me firmat e gjyqtarit, 1 është …

Qytetari – Nuk po ju vë faj juve.

Sekretarja – E di, more e di.

Qytetari – Fajin e ka gjyqtarja, njëherë ma jep, njëherë s’ma jep! Atë po e lexon e gjithë bota, mua njerëzit po më thonë ke fituar gjyqin. Ça të besoj këtë?

Sekretarja – Atë.

Qytetari – Atë që është botërisht e publikuar nuk quhet?

Sekretarja – Prandaj ta dhamë vendimin, e ke me firmat e gjyqtarëve, ne na vjen keq!

Qytetari shkon në Gjykatën e Lartë

Qytetari – Kush ka ardhur nga këto?

Fiksi – Se këto bien ndesh me njëra-tjetrën.

Sekretarja – Kjo është çështje e 2017-ës. Kjo dosje është, me këto vendime. Dhe çfarë do tani nga dosja? Kjo është e 2016-ës (vendimi i Apelit), e ka lënë në fuqi.

Qytetari – Po dhe kjo tjetra.

Sekretarja – Këto vendime i ka kjo dosje që ke këtu. Tani ke dosje tjetër?

Qytetari – Jo, jo. Po e njëjta gjë është, po e njëjta orë.

Sekretarja – Po ç’punë kam me këtë unë?

Fiksi – Është ndryshe vendimi.

Sekretarja – Drejtoria e … e shkallës së parë, prishjen e vendimit dhe pushimin … Aaa, e kanë shkruajtur gabim.

Qytetari – Është në internet.

Sekretarja – Kjo është lapsus.

Qytetari – A është në dijeni ai gjyqtari që ka dosjen.

Sekretarja – S’e ka dosjen gjyqtari, dosjet janë në arkiv të Gjykatës së Lartë, nuk i mban gjyqtari. Gjyqtari kur t’i vijë radha, do e shqyrtojë mbi tavolinë. Është bërë lapsus.

Fiksi – Pse e publikon vendimin?

Sekretarja – Shkoni te ajo gjyqtarja e gjykatës, shko kërkoje, jo ne!

Fiks Fare i drejtohet Gjykatës Administrative të Apelit

Gazetari – Po tani kjo (dispozitivi në portal)?

Sekretarja – Tani kjo është direkt që e hedhin gocat në sistem, pasi …

Gazetari – Pasi jepet vendimi?

Sekretarja – Mund të ketë pasur dikë tjetër në dorë. Po pra. Duhet parë dosja, si ia shpjegova zotërisë.

Gazetari – Mund ta takojmë gjyqtaren, çfarë vendimi?

Sekretarja – Çfarë do të thotë gjyqtarja.

Gazetari – Çfarë vendimi është marrë, është marrë ky apo ky?

Sekretarja – Të të sqaroj, kjo hidhet direkt nga gocat, mund të ketë pasur tre katër dosje në dorë ajo, mund të ketë kapur pa dashur tjetër, mund të ketë ndodhur çdo lloj gjëje. Ne për momentin, për dosjen kemi vetëm këtë me firmat e gjyqtarëve, prandaj ia bëmë me firma që të vejë të shikojë se në një dit gjyqtarët mbarojnë 20 dosje, goca padashje mund të ketë hapur dosje tjetër kur ka punuar në sistem. Vetëm dosja. Ne nuk e ndihmonim dot me dosje.

Gazetari – Sistemin kush e kontrollon këtu?

Sekretarja – Sistemet i hedhin sekretaret, sistemet janë të jashtme.

Gazetari – Sekretarja e seancës?

Sekretarja – E seancës!

Gazetari – E gjyqtares?

Sekretarja – E gjyqtares. Këtij duhet t’i bëj normalisht rekursin.

Gazetari – Mos i del ky tjetri në dosje?!

Sekretarja – Ta verifikojë në dosje.

Gazetari – Është me të njëjtin numër.

Sekretarja – E kuptoj, vendimet i shikoj.

Gazetari – E di ça më bëri përshtypje…

Sekretarja – E kuptoj, atë e pash dhe unë (më të njëjtin numër).

Gazetari – Me numër kaq!

Sekretarja – E pash dhe unë.

Gazetari – Nuk ishte gabim. Nëse do të ishte gafë, duhet të ishte me numër tjetër.

Sekretarja – Po, duhet të ishte … Atë i thashë dhe unë, kur e pash se ishte numër i njëjtë.

Gazetari – Numër i njëjtë, datë e njëjtë, gjykata të njëjta, shkalla e parë e njëjtë.

Sekretarja – Gjykata e njëjtë do jetë, se e njëjta gjyqtare e ka, sekretarja e kësaj gjyqtare e ka. Duhet parë, mund të jetë në pjesën tjetër ndryshim, pushim siç ka bërë në dispozitiv dhe në seancë. Mund të ketë punuar në të njëjtin vendim, e ka lënë në fuqi. Mund të ketë ndodhur çdo lloj gjëje. Vetëm me dosje.

Gazetari – Vetëm me dosje?

Sekretarja – Vetëm me dosje.

Aktualitet

Protesta në Shkodër/ Policia përplaset me qytetarët

Publikuar

-

By

Në protesta e zhvilluara pasditen e sotme, për taksat dhe çmimin e naftës në qytetin e Shkodrës ka pasur përplasje mes policisë dhe qytetarëve.

Mësohet se në fund të protestës policia ka tentuar të shoqërojnë disa persona  por kanë hasur kundërshtinë e qytetarëve të tjerë midis tyre edhe të deputetit të PD-së Bardh Spahia.

Ndërkohë qytetarët thonë se kjo nuk është hera e parë që ka përplasje me policinë,pasi ata janë provokuar edhe në protestat e ditëve të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Unaza e Re/ Çuni i Fahriut: T’i dërgojmë mafiozët në burg

Publikuar

-

By

Protesta e banorëve të Astirit kundra projektit të Unazës së Madhe vazhdon që prej 40 ditëve, ka filluar sërish mbrëmjen e sotme.

Përveç dëmshpërblimit 100% të vlerës së pronës, banorët tashmë edhe anulimin e projektit që sipas tyre është korruptiv.

Në protestën e sotme ashtu si çdo mbrëmje është edhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili shprehu mbështetjen për banorët si dhe i inkurajoj që të vazhdojnë të protestojnë dhe mos të dorëzohen.

“Banorët ia plasën në fytyrë projektin mafioz. Ne do ti vëmë para drejtësisë dhe këto do ti dërgojmë në burg. Këtu nuk mund të shkelë një fadromë, pasi ky është një vend krimi ndaj asnjë fadromë nuk mund të hyjë këtu.

LEXO EDHE:  Komisioni i Disiplinës godet sërish/ "Burg" për sherrin në derbin e kryeqytetit, ndërsa Tefik Osmani...

Qytetarët duhet të mbrojnë pronat e tyre pasi duhet të mbrojnë paratë që kanë investuar këtu për 25 vjet. Ky projekt duhet të anulohet, sepse është korruptiv. Në do të jemi në mbështetje të qytetarëve deri në fund”- deklaroi Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Tension para Kryeministrisë/ Policia përplaset me studentët

Publikuar

-

By

Studentët janë duke protestuar para Kryeministri. Mësohet se mes policisë dhe studentë ka pasur tensione, pasi kanë tentuar të bllokojnë disa fuçi, të cilat u sollën nga studentët  me lëndë drusore për t’u ngrohur.

“Ka pasur një moment tensioni me policisë dhe studentëve. Studentët në mënyrë individuale morën disa  fuçi dhe dru për t’u  ngrohur, por  policia tentoi t’i pengonte. Kjo nuk është ndaluar dot. Studentët ia dolën që lëndën drusore ta sillnin në rrethin e tyre. Ata kanë marrë edhe ushqim dhe ujë”, – raporton BW.

LEXO EDHE:  Komisioni i Disiplinës godet sërish/ "Burg" për sherrin në derbin e kryeqytetit, ndërsa Tefik Osmani...

Studentët janë duke protestuar prej dhjetë ditësh dhe kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa t’u plotësohen kërkesat e tyre./ CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:19 - 13 Dhjetor, 2018

Protesta në Shkodër/ Policia përplaset me qytetarët

Në protesta e zhvilluara pasditen e sotme, për taksat dhe çmimin e naftës në qytetin e Shkodrës ka pasur përplasje...

Aktualitet18:53 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Madhe/ Bashkia njofton prishjen e një ndërtese tjetër

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë së Tiranës ka prishur ditën e sotme një tjetër godinë 3 katëshe në...

Aktualitet18:38 - 13 Dhjetor, 2018

Unaza e Re/ Banorët kërkojnë lirimin e Daniel Dobrajt

Banorët e zonës së Unazës së Re kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme për mbrojtjen e banesave të tyre nga...

Aktualitet16:28 - 13 Dhjetor, 2018

Kërcënojnë banorët e Bregut të Lumit/ Do hapim luftë civile

Banorët e zonës së Bregut të Lumit janë ngritur sërish pasditen e sotme në protestë për dëmshpërblimet nga ndërtimi i...

Aktualitet16:10 - 13 Dhjetor, 2018

Nxënësit e gjimnazeve hidhen nga kangjellat e shkollës për protestë

Nxënësit e gjimnazeve të Beratit kanë dalë sërish sot në protestë në rrugët e qytetit në për të përkrahur studentët....

Aktualitet15:31 - 13 Dhjetor, 2018

“Xhisiela”/ Prokuroria jep pretencën për Rexhep Rrajën

Prokuroria e Krujës ditën e sotme ka dhënë pretencën për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të Partisë Socilaiste  Rrahman Rraja,...

Aktualitet14:38 - 13 Dhjetor, 2018

Senati i Arteve pro studentëve/ Zbulohen vendimet

Senati Akademik i Universitetit të Arteve të Bukura është shprehur pro protestës së studentëve,  duke marrë disa vendime në mbledhje....

Aktualitet13:51 - 13 Dhjetor, 2018

Përfundon seanca plenare/ Studentët zhvendosin protestën

Sapo ka mbaruar seanca plenare në Kuvend dhe studentët janë duke e spostuar protestën e tyre drejt Kryeministrisë. Që prej...

Aktualitet13:36 - 13 Dhjetor, 2018

Artisti “shpërthen” ndaj medias/ Rrini larg studentëve, po zbehni kauzën

Artisti Robert Aliaj i është bashkuar prapë sot protestës së studentëve, pavarësisht lajmeve se ndaj tij ka filluar një porcedim...

Aktualitet13:18 - 13 Dhjetor, 2018

Kërkoheshin nga Interpoli/ Arrestohen shqiptarët në Greqi

Dy shqiptarë të shpallur prej kohësh në kërkim janë arrestuar nga Interpol Tirana në Greqi. Nga policia bëhet me dije...

Aktualitet13:00 - 13 Dhjetor, 2018

Foto-Tym i zi te Ministria e Jashtme/ Çfarë po ndodh?

Shtëlluga të zeza tymi janë parë të dalin mesditën e sotme nga Ministria e Jashtme. Nga fotot shihet se në...

Aktualitet12:28 - 13 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj nuk ndalet/ Sfidon policinë

Ndonëse ndaj artistit Robert Aliaj ka filluar një porcedim penal, ai është shfaqur sërish sot pranë protestës së studentëve ....

Aktualitet09:44 - 13 Dhjetor, 2018

Trenat përplasen kokë më kokë/ Humbin jetën 7 persona, dhjetëra të plagosur

Shtatë të vdekur dhe 46 të plagosur është bilanci i aksidentit të shkaktuar nga përplasja e dy trenave në kryeqytetin...

Aktualitet20:07 - 12 Dhjetor, 2018

Krijimi i KLGJ dhe KLP/ Reagon Ambasada Amerikane

Pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorëve, ka ardhur edhe reagimi Ambasadës Amerikane në...

Aktualitet19:52 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Studentët ndezin zjarr, sfidojnë të ftohtin

Studentët që kanë mbi nëntë ditë duke prostuar po përgatiten për të kaluar natën para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.Të...

Aktualitet18:46 - 12 Dhjetor, 2018

Gjermania ultimatum Kosovës/ Anullo ose pezulloni tarifën ndaj mallrave serbe

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i ka vënë ultimatumin Kosovës për të anuluar tarifë 100%  ndaj  mallrave serb. Ka...

Aktualitet18:20 - 12 Dhjetor, 2018

Zgjedhjet e KLGJ-së/ Zbulohen tre antarët e parë

Janë zgjedhur tre nga gjashtë antarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Emrat të cilët janë votuar nga gjyqtarët...

Aktualitet18:14 - 12 Dhjetor, 2018

Studentët nxjerrin foton/ Zbulohet kush e merr fondin e ekselencës

Gjatë protestës së sotme studentët kanë bërë publik një tjetër denoncim. Pas zbulimit të emrave të pedagogëve që marrin para...

Aktualitet18:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studentët me batanije në rrugë

Studentët vazhdojnë të qëndrojnë përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, duke këmbëngulur në plotësimin e nëntë pikave të kërkesës së...

Aktualitet16:10 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta e studentëve/ Senati i UT kundër Ramës

Pas plot  nëntë ditësh protestë nga ana e studentëve, ka ardhur edhe reagimi i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës....

Aktualitet16:05 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta / Tupja: Mashtron, Rama nuk është i gatshëm për dialog

Profesori Edmond Tupja ka qenë pasditen e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ku ka folur për...

Aktualitet15:41 - 12 Dhjetor, 2018

Protesta edhe në Bulqizë/ Minatorët paralajmërojnë grevë urie

Protestat e studentëve në Tiranë dhe në shumë qytetet të tjera të vendit kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ditët...

Aktualitet15:21 - 12 Dhjetor, 2018

Foto/ Vijon qëndresa e studentëve

Studentët vazhdojnë protestën e tyre që prej orës 10:00 të mëngjesit. Ata kanë vendosur që të ndahen në dy vende...

Aktualitet15:18 - 12 Dhjetor, 2018

Prezantohet projekti / Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS) dhe Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin...

Aktualitet15:01 - 12 Dhjetor, 2018

Mentor Kikia hedh akuza të rënda/ Pedagogët po kërcënohen

Pedagogu i gazetarisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Mentor Kika, ka hedhur akuza të rënda...

Aktualitet14:47 - 12 Dhjetor, 2018

Edmond Tupja “sfidon” policinë/ Bashkohet me studentët

Profesori Edmond Tupja është bashkuar ditën e sotme me studentët që ndodhen në protestë përpara Kryeministrisë. Tupja sfidon policinë, e...

Aktualitet14:41 - 12 Dhjetor, 2018

Studimi i dytë demografik/ Ministria e Shëndetësisë publikon rezultat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti Kombëtar i Statistikave (INSTAT) publikojnë rezultatet e Studimit të dytë Demografik dhe...

Aktualitet14:22 - 12 Dhjetor, 2018

Studenti i përgjigjet Ramës/ O babi investo te arsimi im

Një student i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim të tij e krahasoi qeverinë me prindërit...

Trending

Read previous post:
NATO paralajmëron Kosovën/ Do përballet me pasoja serioze nëse e krijon ushtrinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar Kosovën se  do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me...

Close