LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenca ul flamurin në gjysmështizë në nder të George W. H. Bush

5 Dhjetor 2018, 07:51, Aktualitet CNA
Presidenca ul flamurin në gjysmështizë në nder të

Presidenca e Shqipërisë, ka ulur sot Flamurin Kombëtar në gjysmështizë, në nder të presidentit të 41-t të SHBA-ve George H. W Bush, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se ?Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W. Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysmështizë.?

Ish-presidenti amerikan, George H. W Bush, u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare.

George Herbert Walker Bush lindi më 12 qershor 1924 dhe ishte një politikan amerikan i cili shërbeu si Presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1989 deri në 1993, dhe Zëvendës Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara (1981-1989).

Një republikan, ai ka shërbyer më parë si kongresmen, ambasador, dhe drejtor i CIA-s.

Në dhjetor 1992, George H. W. Bush nxori të ashtuquajturin ?paralajmërim të Krishtlindjeve?, një letër drejtur udhëheqësit të Serbisë Sllobodan Millosheviç, në të cilën thuhej se në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, SHBA do të jenë gati të përdorin forcën ushtarake.

Pavarësia e Kosovës u realizua nën presidencën e djalit të tij George W. Bush në shkurt 2008.

Kujtojmë se ditën e sotme Kosova ka shpallur ditë zie në nderim të figurës së George H.W Bush, i cili dha një kontribut për këtë shtet.

Lajmet e fundit nga