LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Patozi tallet keqazi me Bashën/ Ka filluar të trashë zërin, por...

5 Dhjetor 2018, 19:44, Aktualitet CNA
Patozi tallet keqazi me Bashën/ Ka filluar të trashë zërin,

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi është shprehur se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar ta trashë zërin këto kohët e fundit, por ka qëndrime politike më të buta.

?Nuk shoh ndryshim në pjekurinë politike të Bashës, ka filluar të trashë zërin, ka qëndrime politike me të buta. Ka mos përputhje mes impostimit dhe vendimeve politike që merr.

Kur ishte në çadër njerëzit filluan të mendoni skenarë të frikshme, çadra përfundoi në pazar politik. Ka pasur interesa financiare dhe sikur të ishin vetem politike ka qenë pazar i shëmtuar?, – ka vazhduar ai.

Gjithashtu ai ka thënë se Rama dhe Basha merren vesh në distancë.

?Merren vesh ne distancë për disa koncepte. I bashkon ruajtja e sistemit. Basha është instrument për të ruajtur pushtetin e Ramës. Opozita nuk godet sistemin, zgjedhjet e fundit për degët e PD-së ishin turpi i zotit?, -ka theksuar ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga