LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

OMONIA ankesë për mediat / AMA: Gazetarët nuk mund të sulmohen

5 Dhjetor 2018, 12:27, Aktualitet CNA
OMONIA ankesë për mediat / AMA: Gazetarët nuk mund të

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, u njoh ditën e djeshme me një deklaratë për median lëshuar nga organizata OMONIA, dega Sarandë, si reagim ndaj dëmtimit të një pllake përkujtimore dedikuar një figure që përshkruhet si ?luftëtar i minoritetit etnik grek?.

OMONIA kërkon reagimin e Autoritetit të Medias, duke fajësuar për këtë akt median dhe sulmin ndaj saj, konkretisht rreth një përmbajtjeje me sfond historik që është transmetuar së fundmi në televizionin Top Channel nga gazetari Marin Mema. Ndërkohë AMA ka thënë se gazetarët dhe përmbajtjet mediatike që ata përgatisin nuk mund të sulmohen dhe anatemohen me qëndrime ekstremiste, me mjete dhe shantazhe politike.

Kjo gjë shkatërron produktivitetin e gazetarëve ka shkruan AMA në njoftimin e saj.

?Kjo është kundërproduktive. Aq më tepër, kur emisioni në fjalë nuk përmban gjuhë urrejtje apo diskriminimi, por prezanton me dokumente historikë të dhëna mbi ngjarje dhe personazhe të caktuara.

Përballja me faktet dhe opinionet e gazetarëve nuk mund të bëhen me frymë armiqësore ndaj tyre, duke miksuar problematikën e rendit publik me nevojën e lirisë së fjalës dhe të shprehjes. Nuk mund të bëhet as duke bërë vlerësime politike a dogmatike, jashtë kontekstit dhe me ngarkesa të së shkuarës e të sotmes, si nxitje për sulme dhe kufizime të misionit dhe të pavarësisë së medias, dimensione bazike për çdo institucion dhe shoqëri demokratike.?-shkruhet në njoftim.

Ndërkohë në njoftim shkruhet se qëndrimi i OMONIA-së tregon hapur absurditetin e shpalljes ?non grat? të gazetarit Marin Mema në Greqi.

?Qëndrimi i OMONIA-s përligj hapur rastin absurd të vijimit të shpalljes ?non grata? nga autoritetet e shtetit fqinj të gazetarit Marin Mema, vetëm se ai publikoi në televizionin ku punon një reportazh mbi shqiptarët në Greqi, bazuar në të dhëna dhe dokumente të hulumtuara.?-vijohet me tej në këtë reagim

Në fund të njofitmit AMA bën me dije se kjo kërkesë e OMONIA-së është e pavend dhe në poztia ekstremiste.

?Ndaj dhe na duket i pavend, i papërshtatshëm dhe në pozita ekstremiste qëndrimi publik i OMONIA-s kundër medias audiovizive dhe gazetarëve.

AMA vijon të mbetet e angazhuar për parandalimin dhe evitimin e gjuhës së urrejtjes dhe të diskriminimit të çdo lloji në transmetimet audio dhe audiovizive, që nxisin armiqësi mes popujve, apo që instrumentalizojnë aspekte që lidhen me trajtimin e pakicave në Shqipëri.

AMA i apelon institucioneve të shtetit shqiptar, në mënyrë të veçantë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, që të ndikojë me të gjitha instrumentet ligjore dhe institucionale dhe të mbështesë garantimin e lëvizjes së lirë të gazetarëve shqiptarë, në ushtrimin e profesionit, në favor të lirisë së fjalës dhe mendimit të lirë.?-mbyllet njoftimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga