Connect with Us

Mrekulli apo arritje shkencore? Lind fëmija i parë nga uterusi i një nëne të vdekur

Life Style

Mrekulli apo arritje shkencore? Lind fëmija i parë nga uterusi i një nëne të vdekur

Publikuar

-

Një vajzë e shëndetshme është sjellë në jetë në një mënyrë aspak normale. Fetusi ndodhej brenda një mitre që ishte hequr nga trupi i një nëneje të vdekur.

Operacioni për transplantin zgjati 10 orë, e më tej pasuan trajtimet e fertilitetit, në një ngjarje që i ka fillesat në Sao Paolo të Brazilit, që prej vitit 2016.

Nëna që solli në jetë foshnjen, 32 vjeç, ishte lindur pa mitër. Në botë ka pasur 39 transplante mitrash duke shfrytëzuar dhurues të gjallë, përfshi këtu edhe nëna që dhurojnë mitrën e tyre për vajzën, duke rezultuar në këtë mënyrë në sjelljen në jetë të 11 fëmijëve.

Por, deri më sot, 10 transplantet e mëhershme nga një dhurues i pajetë kishin dështuar, ose kishin rezultuar në aborte.

Në rastin e tanishëm, një mrekulli ndoshta, dhuruesja e mitrës ishte një nënë e 3 fëmijëve në të 40-at e saj, e cila kishte ndërruar jetë nga hemorragjia në tru.

Marrësja, ndërkohë, ishte lindur me sindromën “Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser”, që prek rreth një në çdo 4.500 gra dhe rezulton në çrregullimin funksional të vaginës dhe uterusit (apo mitrës). Gjithsesi, vezoret e saj ishin në gjendje të mirë. Për këtë arsye, mjekët mundën të hiqnin vezët prej saj, t’i fertilizonin ato me spermën e mashkullit që bëhet për herë të parë baba, për t’i ngrirë më pas ato.

LEXO EDHE:  “Janë më pak të rrezikuar”/ OBSH: Këta persona nuk kanë nevojë për maskë!

Gruas iu dhanë ilaçe që i dobësonin asaj sistemin imunitar, për të penguar faktin që trupi i saj të sulmonte apo të refuzonte transplantin. Rreth 6 javë më vonë, ajo nisi të kishte periodat e saj. Pas 7 muajsh, vezët e fertilizuara u implantuan dhe, pas një shtatzënie normale, një foshnje prej 2.5 kg u soll në jetë përmes operacionit cezarian më 15 dhjetor të vitit 2017.

Doktori Dani Ejzenberg, nga “Hospital das Clinicas” në Sao Paolo, tha se “transplantet e para të uterusit nga dhuruesit e gjallë ishin një arritje mjekësore, duke krijuar kështu mundësinë për të sjellë në jetë fëmijë nga shumë femra shterpë, të cilat do të mund të gjenin një dhurues të përshtatshëm dhe me asistencë mjekësore. Megjithatë, nevoja për një dhurues të gjallë është një kufizim i rëndësishëm, pasi dhurueset janë të rralla, e veçanërisht shihen vetëm brenda familjeve”.

Ndërsa doktori Srdjan Saso nga “Imperial College” i Londrës tha se rezultatet janë “ekstremisht të kënaqshme”. “Kjo mundëson përdorimin e një popullate shumë më të gjerë dhuruesesh, aplikohet me kosto më të ulëta dhe shmang rreziqet e operacioneve te dhurueset e gjalla”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Bën pjesë në listën e 100 vajzave më të bukura në botë/ Fotot më shpërthyese të modeles së njohur

Publikuar

-

Nga

Ajo është një nga modelet më seksi të pasarelave botë. Bëhet fjalë për Rosie Roff e cila ka qenë pjesë e shtëpive më të mëdha të modës.

Përveç kësaj është një nga më të ndjekurat në rrjetet sociale ku reklamon foto të ndryshme nga jeta e saj.



Foto seksi, provokuese dhe madje edhe nudo, Rosie nuk ngurron t’i ndajë me ndjekësit e saj. Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme me fotot më seksi të modeles./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

FOTOT-Superbomba e Instagramit/ Kjo është modelja më e kërkuar e momentit

Publikuar

-

Nga

Sonia Isaza është një modele fitnesi, bodybuilder dhe një personazh i famshëm i mediave sociale e cila është e njohur për fizikun e saj tërheqës.

Me origjinë nga qyteti i Pereira, Kolumbia. Sonia u mor me palestër  qe në moshen 20 vjec  pasi u frymëzua nga modelet me bikini që ajo shihte në revista. Ajo vendosi t’i përkushtohej ushtrimeve, dhe brenda pak vitesh ajo e shndërroi figurën e saj duke u kthyer ne nje bodybuildere e vertete.



Në vitin 2006 që Sonia u transferua në Cali në mënyrë që të ndiqte ëndrrën e saj për t’u bërë një bodybuilder konkurruese. Pasi ajo u zhvendos atje, ajo shpejt u njoh si një atlet kryesor kolumbian.

LEXO EDHE:  Pse Meghan dhe Harry lajmëruan shtatzëninë në ditën më të keqe të mundshme?

LEXO EDHE:  Dhunoi gruan në sy të fëmijëve/ Në pranga 36-vjeçari

Falë transformimit të saj, Sonia u bë tepër e njohur në faqet e saj në mediat sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi i ditës, 24 shtator 2020

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 24 shtator 2020

Dashi

Kjo ditë do të jetë mjaft e lodhshme sa i takon dashurisë. Mundohuni që të mos flisni dhe tensionoheni. Në punë do të ketë nervozizëm dhe tensione. Do e keni të vështirë të sqaroheni dhe të gjeni një marrëveshje.

Demi

Nëse ka probleme të pazgjidhura në dashuri, ka ardhur koha që të sqaroheni. Sa i takon punës, nëse keni një aktivitet tuajin, do të punoni më shumë. Do të përballeni me shqetësime të mëdha sa i takon të ardhurave.

Binjakët

Të lindurit e kësaj shenje i pret një e enjte intriguese. Diçka e re do të vijojë. Në sferën profesionale, ju pret një ditë tejet pozitive. Diçka po ndryshon për mirë dhe ju jeni të vetëdijshëm për këtë fakt.

Gaforrja

Hëna nuk është në anën tuaj, ndërkohë që ju do të jeni nervoz. Në raportin në çift do të përballeni me debate, ndaj bëni kujdes.

Luani

Dashuria paraqitet mjaft e favorshme, ndërkohë që në këtë periudhë mund të lindin situata të bukura. Sa i takon punës mos hezitoni përballë propozimeve të reja. Nuk duhet të dekurajoheni.

Virgjëresha

Hëna është në anën tuaj dhe kjo do ju ndihmojë që të rikuperoni raportet. Lajme të mira do të ketë për çiftet që janë përballur me vështirësi. Sa i takon punës, do të ketë zhvillime premtuese. Duke nisur nga data 28, Marsi do të ketë ndikim të favorshëm.



Peshorja

LEXO EDHE:  Pse Meghan dhe Harry lajmëruan shtatzëninë në ditën më të keqe të mundshme?

LEXO EDHE:  U bë shkak për lojën që po vret fëmijë, flet artisti që krijoi Momo-n: Mallkimi u prish

Gjithë ata që janë të dyjëzuar mes dy historish dashurie, gjatë kësaj dite do të jenë më të pavendosur se kurrë. Sa i takon punës, nëse keni bërë një kërkesë dhe s’po merrni përgjigje, mund të humbni toruan.

Akrepi

Ju pret një ditë pozitive në dashuri. Mundohuni që debatet dhe problemet ti shtyni për një moment tjetër. Në punë do të përballeni me disa vështirësi, të cilat duhen kapërcyer.

Shigjetari

Venusi do të ketë ndikim të favorshëm, ku do të jeni gati të bëni zgjedhje të rëndësishme. Sa i takon punës, gjatë kësaj periudhe dikush ka shfaqur dyshime lidhur me një projekt ku jeni të përfshirë.

Bricjapi

Hëna do të jetë e pranishme tek të lindurit e kësaj shenje. Kjo do të thotë vetëm një gjë: periudhë pozitive për dashurinë. Në punë, do të përballeni me disa tensione. Bëni mirë që të analizoni të gjitha mundësitë.

Ujori

Nëse ka një person të cilin e keni përzemër, ka ardhur momenti për të folur për planet tuaja, me afrimin e tetorit. Sa i takon punës, ekziston mundësia që të pranoni një kompromis të mirë.

Peshqit

Në fund të muajit, do të jetoni një periudhë interesante për dashurinë. Ndërkohë e enjtja do të sjellë përmirësim të ndjeshëm. Sa i takon punës, duhet të zgjidhni një problem. Edhe në këtë drejtim fundi i muajit do të jetë dukshëm më i mirë.

LEXO TE PLOTE