Connect with Us

Larg standardeve të kota! Ja pse trupi juaj është perfekt

Kryesore Show Biz

Larg standardeve të kota! Ja pse trupi juaj është perfekt

Publikuar

-

Sot, trupi dhe bukura në tërësi trajtohen njësoj si moda: Çfarë është trend tani, nuk është nesër! Prandaj gjithnjë e më tepër, shumë blogerë në rrjete sociale po përpiqen të shpërndajnë ~me të drejtë~ idenë se gjithë format trupore janë të përsosura dhe askush nuk ka pse e ushqen veten me ide të gabuara mbi “standardet” e bukurisë.

Për këtë arsye, blogerja Cassey Ho realizoi një set fotosh sesi do të dukej trupi i saj në kohë të ndryshme për të shpërndarë kështu idenë se “rregullat” ndryshojnë vazhdimisht; ndaj mos i kushtoni rëndësi!

Periudha 2010 – 2018: Të pasme të mëdha, gjoks i kërcyer, bel i hollë, buzë të plota. Epoka e “belfies”dhe kirurgjive plastike.

 

Periudha 1990 – 2000: Bark i sheshtë, këmbë të gjata, bust i theksuar. Epoka e “Victoria’s Secret Angels” ku “ajo” është e gjatë, e dobët, ka këmbë të gjata dhe gjoks mesatar.

Aurelie Claudel në “Victoria Secret Fashion Show 2000”

Vitet 1990: Tashmë është trend të qenurit e dobët, aq sa struktura kockore të jetë e qartë. Epoka e revistave të mbushura me dieta dhe këshilla për të pasur “trupin ideal”.

Kate Moss

Vitet 1950: Në këtë periudhë shumë grave iu reklamoheshin pilula për të fituar disa kilogramë më shumë. Epoka e përmasave 90–60–90cm si për shembull Elizabeth Taylor apo Marilyn Monroe.

Marilyn Monroe

Elizabeth Taylor

Vitet 1920: Fillon trendi për t’u veshur pothuajse njësoj me djemtë, ndryshe nga “vajzat gibson” të epokës viktoriane.

Shënim: Charles Dana Gibson ishte një artist që realizonte skica për të ilustruar idealin e bukurisë femërore.

Aty diku rreth vitit 1837 – periudha viktoriane.

Periudha 1400 – 1600: Gjatë periudhës së Rilindjes në Itali, një bark i rrumbullakosur, vithe të mëdha dhe gjinjtë e gjerë ishin tregues të pasurisë dhe statusit të lartë shoqëror. Vetëm të varfërit supozohet të ishin të dobët.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kryesore Show Biz

Momenti më i sikletshëm në Hollywood/ Kjo foto e Brad Pitt dhe aktores së njohur po bën xhiron e rrjetit

Publikuar

-

Premiera e filmit më të ri të Tarantinos, “Once upon a time in Hollywood” ka pasur një moment tepër të sikletshëm mes aktorëve të njohur.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është momenti i sikletshëm i takimit të Brad Pitt me Lena Dunham-in.

Fotografëve nuk u ka shpëtuar momenti kur Lena i është afruar për t’i dhënë Brad-it një puthje mes faqes dhe buzëve, e cila me siguri ka qenë një keqkuptim.

Kaq ka mjaftuar që fotoja e tyre të bëjë xhiron e rrjetit dhe të gjithë po diskutojnë momentin e sikletshëm mes aktorëve, të cilët më pas janë ndarë duke u sjellë sikur asgjë e tillë s’kishte ndodhur mes tyre.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Çfarë ndodhi? Ish-gruaja e partnerit të ri të Lady Gaga-s “thumbon” me një mesazh indirekt këngëtares

Publikuar

-

lady gaga perlotet

Prej disa muajsh portalet u “mbushën” me lajmet se këngëtarja e njohur Lady Gaga ishte në një lidhje me aktorin Bradley Cooper. Por së fundmi ajo hodhi poshtë gjithe zërat pasi u fotografua në një darkë romantike me të dashurin e saj të ri Dan Horton, teknik zëri, me të cilin ajo u pa duke u puthur.

Por , ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-bashkëshortja e Horton e cila  ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto, përshkrimi i së cilës ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

“Poker face”- është përshkrimi i fotos, fjalë të cilat në fakt janë pjesë e këngës së Lady Gaga-s.

Ende nuk dihet nëse kjo ishte thjesht rastësi, apo ish-bashkëshortja e Horton po përpiqet t’i japë një mesazh këngëtares.

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

“Ka ardhur momenti të mbyll këtë kapitull”/ Moderatori i njohur shqiptar largohet nga emisioni i mëngjesit

Publikuar

-

Pas 3 sezonesh të suksesshëm, moderatori i njohur i emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri”, Arbër Çepani, ka lajmëruar së fundmi përmes një statusi të gjatë në profilin e tij në Instagram se po largohet nga emisioni.

Ai ka vendosur ta mbyllë këtë kapitull për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive.

“3 sezone, 3 vite të jetës time, 1095 ditë përkrah jush çdo mëngjes, nëpërmjet dritares së televizionit…Kanë qene ndër vitet më të bukura të jetës time profesionale dhe personale. Jam munduar me çdo forcë, me çdo frymëmarrje, me çdo energji të jemi edhe zëri juaj edhe zëri i atyre që punojnë çdo ditë për një vend ku ujiten ëndrra dhe vendi nuk i njihte. Falenderoj nga i pari tek i fundit çdo pjesëtar të stafit “Mirëmëngjes Shqipëri”, nga gazetarët tek kameramanët.”-shkruan Arbri.

“Falenderoj drejtorin e programacionit, mikun tim, Rezart Aga që ka besuar gjithmonë tek unë që nga dita e parë. Falenderoj drejtorin e përgjithshëm Z. Thoma Gëllçi, që në ditë jo të lehta lirie fjale si këto që jetojmë, ka respektuar gjithmonë lirinë time të mendimit, duke vërtetuar për të disatën herë, që televizioni publik sot, është më publik se asnjëherë. Falenderoj kolegen Blerinën, që ma bëri shumë më të bukur këtë udhëtim, tani besoj jemi gati të aplikojmë për ndonjë studim mbi “harmoninë midis kolegësh”! Por mbi të gjitha ju falenderoj ju. Dashuria që më keni dhuruar nëpërmjet mesazheve dhe përqafimeve tuaja pas çdo emisioni i ka dhënë kuptim çdo lodhjeje dhe sakrifice. Ka ardhur momenti që të mbyll këtë kapitull të jashtëzakonshëm për mua të emisioneve të mëngjesit, për t’iu dedikuar më shumë sipërmarrjes dhe projekteve të reja televizive. Ju dua shumë. Dhe nga zemra faleminderit”-ka përfunduar ai.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: