LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ky është ushqimi magjik, që i bën fëmijët më të shëndetshëm

5 Dhjetor 2018, 22:00, Aktualitet CNA
Ky është ushqimi magjik, që i bën fëmijët më

Për prindërit është shumë e rëndësishme mirëqenia e fëmijëve të tyre. Ata janë shumë të shqetësuar kur vjen puna tek ushqimi si dhe vlerat ushqimore të produkteve që duhet të konsumojnë fëmijët për të qenë sa më të shëndetshëm.

Ky shqetësim nuk ndahet vetëm mes prindërve por edhe mes shkencëtarëve dhe nutricionistëve, të cilët janë duke kryer vazhdimisht studime në lidhje me ushqimin e fëmijëve.

Në një studim  janë përfshirë 163 fëmijë nga mosha 6 deri në 9 muajsh. Ata kanë konsumuar nga një vezë gjatë kësaj periudhe. Fëmijët më pas janë mbajtur nën vëzhgim, si përfundim është vënë re se këta fëmijë ishin më të gjatë dhe më të shëndetshëm se fëmijët që nuk kishin konsmuar rregullisht vezë.

Në një vështrim të përgjithshëm studimi ka analizuar dhe peshën e fëmijëve. Sipas shkencëtarëve nëse fëmijë konsumonin vezë,në 74 përqind të rasteve ata kishin më pak mundësi për t?u prekur nga nënpesha. Për më shumë mundësia për t?u prekur nga atrofia muskulare./Cna.al

 

 

Lajmet e fundit nga