LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është zyrtarja e LSI-së, që mashtronte me pronat

5 Dhjetor 2018, 21:56, Aktualitet CNA
Kush është zyrtarja e LSI-së, që mashtronte me pronat

Policia e Korçës, mbrëmjen e djeshme dha njoftmin se pesë ish-punonjësit ZVRPP-Korçë u arrestuan, pasi akuzohen se  i?u kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke i?u përpiluar dokumenta fiktive, për regjistrim pasurish, të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e çertifikatës së pronësisë. Lexo ketu

Midis tyre ishin dhe emrat e Erjon Arifi dhe Arsidesa Hysi, 28 vjeçe, banuese në Korçë, të cilët janë burrë dhe grua.

Arsidesa Hysi është një nga zyrtaret kryesore të LSI, si dhe anëtarë e Këhsillit Bashkiak Korcccë si përfaqësuese e kësaj partie. Hysi ishte e treta e listës si këshilltare e LSI-së në Bashkinë e Korçës.

Arsidesa Hysi për disa kohë ka qenë edhe kryetare e LRI-së. Që nga viti 2013  mbante postin e  zv/regjistruese në ZVRPP- në Korçës. Vit në të cilin LSI-ja ishte në kaalicion me Rilindjen. Hysi është një juriste me diplomë Kristali, por edhe pas largimit të LSI-së nga koalicioni e ruajti postin.

Hysi vazhdoi të qëndronte në këshillin bashkiak të Korçës sepse vota e saj duhej për kryetarin bashkisë.

Ajo është angazhuar prej shumë vitesh si zyrtare e LSI-së dhe duket se ka qenë politika që e ka çuar në poste të rëndësishme në administratë. Por mburoja politike nuk ka mundur ta shpëtojë nga prangat zyrtaren e korruptuar të LSI-së, bashkëshortin e saj dhe 3 persona të tjerë misdis tyre ish-drejtori i Hipoteskës Korçë Leftion Bardho një nga përfaqësuesit e Rilindjes në Korcë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga