LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Jeni me grip?! Këto janë 5 pozicionet gjatë marrëdhënieve intime që nuk sëmurin edhe partnerin!

5 Dhjetor 2018, 14:40, Lifestyle CNA
Jeni me grip?! Këto janë 5 pozicionet gjatë

Kemi një lajm të mirë! Nëse bëni seks më të paktën 2 herë në javë, gripi do t?ju rrijë larg, pasi trupi prodhon antitrupa që parandalojnë sëmundjet dhe forcojnë sistemin imunitar. Deri këtu, mirë! Tani do të mendoni me vete se është shumë ftohtë dhe kërkon shumë punë të bësh marrëdhënie seksuale ( na falni nëse nuk e menduat, por ua çuam ne ndërmend)! Ama hidheni poshtë këtë ide, sepse do t?ju prezantojmë me pesë pozicionet në rastet që ju ka prekur tashmë gripi dhe s?keni ç?të bëni tjetër. Jo vetëm që nuk kërkojnë shumë punë, por do t?ju mbajnë edhe gripin larg.

 Secili në qef të vet

Edhe përse ngjan e çuditshme, të qëndrosh në krah të parnerit në shtrat dhe secili luan me veten e tij, ka shumë përfitime. Fillimisht, nuk transmetoni gripin, nëse jeni të prekur tashmë dhe së dyti është shumë seksi! Gjithashtu, shumë persona e kanë shumë herë më të thjeshtë të përjetojnë orgazmën vetëm sesa gjatë seksit me partnerin.

Pozicioni i lugës

Ide perfekte! Partnerët nuk kanë përse të shohin fytyrën e njëri-tjetrit gjatë këtij pozicioni. Nga ana tjetër, përveç se penetrimit vaginal, mund të luani me duar apo lodra seksi, ndaj ku ka më mirë.

?Doggy style?

Të ka zënë gripi? Të shkojnë hundët dhe mbi të gjitha kollitesh?! Nuk ka asnjë problem, sepse gjatë pozicionit ?doggy style? nuk do të përballesh aspak me portretin e partnerit.

E bekuara karrige

Në këtë pozicion, partneri mashkull qëndron i ulur në karrige, ndërsa femra ulet mbi të, në të njëjtin pozicion si ai. Kështu, nuk do të keni aspak përse të zhvisheni dhe të përballeni me njëri-tjetrin.

Aksioni oral

Seksi oral nuk përbën asnjë problem në rastet kur jeni me grip. Shmangni buzët e partnerit, por luani me pjesët e tjera të trupit. E nëse ti je personi që të ka zënë gripi, ku ka më mirë sesa të rrish shtrirë e të shijosh.

Lajmet e fundit nga