LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e shqiptarit në Korfuz/ Reagon Ministria e Jashtme

4 Dhjetor 2018, 09:02, Aktualitet CNA
Vrasja e shqiptarit në Korfuz/ Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me vrasjen disa ditë më parë të një 63-vjeçari shqiptar në Korfuz.

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Jashtme shprehet se ?Në përgjigje të interesit të medias në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Korfuz ku humbi jetën një shtetas i Republikës së Shqipërisë, zëdhënësja e MEPJ Edlira Prendi, bëri me dije se: ?Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbradhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes?.

63 vjeçari u gjet i vdekur mëngjesin e 26 nëntorit, midis rajoneve të Dragotinës dhe të Sparteras në Korfuzin jugor.

Lajmet e fundit nga