LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Zënia e hapësirave publike/ Policia rrugore kontrolle në të gjithë territorin

4 Dhjetor 2018, 11:37, Aktualitet CNA
Video-Zënia e hapësirave publike/ Policia rrugore kontrolle në

Policia Rrugore bën të ditur se vijon kontrollin në të gjithë territorin, pas shqetësimeve dhe ankesave të shumta të banorëve të kryeqytetit, në lidhje me zënien e hapësirave publike dhe parkimeve në zonat e rezidentëve, nga mjete të amortizuara, mjete që shfrytëzojnë këto hapësira për tregje shitje etj.

Në një njoftim për mediat, thuhet se Rrugorët e kryeqytetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake janë angazhuar dhe kanë nisur kontrollin e të gjithë territorit urban si fillim, duke evidentuar të gjitha mjetet e kësaj kategorie dhe më pas njoftimin e tyre me qëllim lirimin e hapësirës publike brenda një afati kohor të caktuar në njoftimet përkatëse.

Në funksion të kontrollit dhe verifikimit në terren për evidentimin, njoftimin dhe spostimin e mjeteve që kanë zënë hapësirat publike, deri në këto momente janë njoftuar 165 automjete në zona të ndryshme të kryeqytetit, si dhe janë spostuar 26 të tjera, kryesisht mjete dukshëm të amortizuara dhe mjete që shiten jashtë kushteve dhe tregjeve të miratuara.

Policia Rrugore e Tiranës falenderon të gjithë qytetarët për denoncimet që përcjellin çdo ditë në forma të ndryshme, për mjetet që kanë zabtuar hapësirat publike dhe mbetet e angazhuar për zgjidhjen e problemeve që vijnë si rezultat i këtij fenomeni aspak normal./CNA.al

Lajmet e fundit nga