LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ushtria e Kosovës alarmon Serbinë/ Kundërpërgjigjet Vuçiç

4 Dhjetor 2018, 10:03, Aktualitet CNA
Ushtria e Kosovës alarmon Serbinë/ Kundërpërgjigjet

“Do të kenë pasoja katastrofike, nëse dikush nuk e vetëdijëson Prishtinën sa më shpejt që është e mundur”,- kështu është shprehur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç teksa ka folur për formimin e paralajmëruar të ushtrisë së Kosovës.

Vuçiç u shpreh se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është në përputhje as me Kushtetutën e Kosovës dhe e çon rajonin në shkallën më të lartë të rrezikut, ndërsa paralajmëroi se mund të kërkojë mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë.

Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina dhe kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

“Dua t’i njoftoj se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se me Serbinë nuk mund të flitet kështu”, tha Vuçiç, duke iu referuar deklaratave të Haradinajt.

Lajmet e fundit nga