Connect with Us

“Tronditet” Superliga shqiptare/ Ekipi i njohur në prag të rrënimit për shkak të krizës financiare

Aktualitet

“Tronditet” Superliga shqiptare/ Ekipi i njohur në prag të rrënimit për shkak të krizës financiare

Publikuar

-

Kategoria Superiore shumë shpejt mund të humbasë shumë nga bukuria dhe rivaliteti që ka pasur deri tani, pasi një prej klubeve të elitës së futbollit shqiptar rrezikon të shpërbëhet thuajse plotësisht duke filluar që nga muaji i ardhshëm. Problemet mes drejtuesve të skuadrës së Luftëtarit dhe mosshlyerja e detyrimeve ndaj lojtarëve dhe palëve të treta kanë bërë që në janar një pjesë e rëndësishme e ekipit të largohet nga gjirokastritet që do të mbeten kësisoj mes katër rrugëve.

Problemet kanë filluar që tre muaj më parë, kur bashkëfinancuesi Artan Dadaj shiti aksionet e tij te Bekim Halilaj. Ky i fundit dhe vëllezërit Tavo, që kishin nën administrim skuadrën, nuk kanë rënë dakord sa u përket kuotave të pagesave, duke mos bërë asnjë shlyerje detyrimi deri tani, ndërsa Bashkia e Gjirokastrës që ka 25% të aksioneve, prej kohësh është në “gjumë” në këtë aspekt.

Kjo konfirmohet nga shkresa e publikuar sot në “Panorama Sport” ky drejtori sportiv, Rigels Malile, lajmëronte aksionerët e klubit se tanimë edhe restorantet u kishin mbyllur dyert dhe se lojtarët që jetonin me qira në Gjirokastër, do t’i nxirrnin jashtë qiradhënësit. Njëkohësisht, ai bëri të ditur se emrat kryesorë të ekipit kërkonin largimin në janar e sipas rregulloreve mund ta bënin lehtësisht një gjë të tillë. Apeli i Maliles ishte i qartë: skuadra rrezikon shpërbërjen e plotë.

Sigurisht që një situatë kaq dëshpëruese do kohë të rregullohet dhe nuk ofron kushtet e duhura që Luftëtari të vazhdojnë garën denjësisht, ashtu siç i duhet Superiores. Me largimin e titullarëve në janar dhe pa financat për t’i zëvendësuar, për skuadrën gjirokastrite lufta për mbijetesë dhe rivaliteti që ka dhuruar deri tani do të bëhet e pamundur. Kësisoj, skuadra rrezikon të nisë rrugëtimin drejt të Parës shumë para kohe, duke dhënë që në muajt e parë të vitit të ardhshëm verdiktin e parë të sezonit e prishur garën.

Aktualitet

“Nuk mbaj mend asgjë”/ Genc Prelvukaj e “djeg” në dasmën e të vëllait

Publikuar

-

Dita e djeshme ka qenë shumë e veçantë për reperin Genc Prelvukaj, pasi vëllai i tij Orges u martua me partneren e tij.

Reperi ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me këngëtaren Eni Koçi dhe duken sikur e kanë tepruar paksa me pijen.

“Deri këtu, pastaj nuk mbaj mend asgjë”, shkruan reperi karahas fotos. Ndërkohë Eni në koment i shkruan se është e habitur që mban mend edhe aq.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta tek Unaza e re/ Klevis Balliu thirrje të fortë qytetarëve  

Publikuar

-

Nga

Banorët e zonës së “Astirit”, shtëpitë e të cilëve preken nga zgjerimi dhe rehabilitimi i plotë i Unazës së re, kanë dalë sërish sot në protestë, duke bllokuar rrugën.

Në protestën e sotme, banorët janë përplasur me forcat e policisë.

Por, i pranishëm në mbështetje të protestuesve është edhe sih-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili iu ka bërë thirrje banorëve të mos bien pre e dhunës.

Sipas tij, Edi Rama kërkon dhunë dhe viktima.

“Është e drejta juaj të protestoni për sa kohë që qeveria nuk iu përgjigjet. Është Rama që kërkon dhunë, ne jemi qyt të këtij vendi. Është Edi Rama ai që kërkon viktima, është Edi Rama ai që kërkon dhunë. Është në turpin e policisë nëse qëndrojnë këtu për të arrestuar qytetarët e ndershëm.”-tha ndër të tjera Klevis Balliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Britania pezullon fluturimet drejt Kajros

Publikuar

-

Nga

Kompania britanike “British Airways” njoftoi anulimin e fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian Kajro, duke cituar motive sigurie, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Menjëherë pas saj, edhe kompania gjermane “Lufthansa” pezulloi përkohësisht fluturimet për në Egjipt. Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke shqyrtuar kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani të një anieje çisternë me flamur britanik.

Kompania “British Airways” njoftoi të dielën pezullimin e fluturimeve drejt Kajros për arsye sigurie, por pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Anullimi i fluturimeve drejt kryeqytetit egjiptian do të zgjasë një javë.

“British Airways” njoftoi se masa u mor pas vlerësimeve të njëpasnjëshme të masave të sigurisë në aeroporte, duke i quajtur “masa paraprake që do të mundësojnë vlerësimin e mëtejshëm” të situatës.

Edhe kompania ajrore gjermane “Lufthansa” pezulloi gjithashtu fluturimet drejt Kajros, por shtoi se ato do të rifillonin të dielën.

“Lufthansa” gjithashtu njoftoi se ishte një masë paraprake dhe zëdhënësat e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të shtypit për më tepër sqarime.

Ndërkaq një zëdhënës i “Air France” njoftoi se Franca do të vazhdojë fluturimet drejt Kajros, pas vendimit të marrë nga kompanitë rivale britanike dhe gjermane.

Pasagjerët e ngelur në Egjipt nuk dinë se si të veprojnë.

“Ndodhem në Egjipt për dy javësh dhe tashmë çdo gjë duhet të shtyhet. Nuk di se kur do të mundem të kthehem”, thotë Khalid Keshta, pasagjer i mbetur në Egjipt.

Po kështu, edhe egjiptianët që planifikonin të ktheheshin në atdhe gjenden tashmë të bllokuar.

“Na ka shkaktuar probleme të mëdha dhe kërkojmë informacion sa më shpejt se kur do të shkojmë në shtëpi dhe si do të shkojmë”, thotë Ayman Omar, pasagjer.

Këto zhvillime vijnë ndërsa Britania është duke vendosur për kundërpërgjigjen e saj ndaj sekuestrimit nga Irani ditën e premte të një çisterne karburanti në Ngushticën e Hormuzit dhe tensioneve në rritje nga efektet e sanksioneve amerikane ndaj ekonomisë së Iranit dhe eksporteve të tij në karburant.

Ngushtica e Hormuzit dhe kryeqyteti egjiptian Kajro kanë një distancë prej 2500 kilometrash mes tyre./ VOA

LEXO TE PLOTE