LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedia e emigrantëve/ Tre të vdekur nga i ftohti në kufirin greko-turk

4 Dhjetor 2018, 14:04, Aktualitet CNA
Tragjedia e emigrantëve/ Tre të vdekur nga i ftohti në kufirin

Mediat greke raportojnë se tre emigrantë kanë gjetur vdekjen nga të ftohtit në fshatrat e Evros afër kufirit greko-turk.

Agjencia turke ?Anadoli?, ka shkruar se autoritetet e vendit kanë identifikuar trupat e tre emigrantëve klandestin në periferi të Adrianopojës, pranë kufirit Evros.

Sipas informacioneve të para, të tre trupat pa jetë ishin gjetur në fshatra të ndryshëm në territorin turk shumë pranë kufirit grek dhe ndoshta kishin për qëllim të kalonin në Evros.

Emigrantët duket se kanë ngrirë deri në vdekje për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta që mbizotërojnë në zonë.

Trupat e tyre u transferuan në një shërbim mjeko-ligjor në Stamboll për të verifikuar kushtet e tyre të vdekjes.

Bëhet e ditur se njëri nga emigrantët është shtetas afgan ndërkohë që po punohet për identifikimin e dy të tjerëve si dhe zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Lajmet e fundit nga