LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e ndërtesave/ Banorët e Unazës së re, kurbani i Bashës për Ramën

4 Dhjetor 2018, 13:01, Aktualitet CNA
Shembja e ndërtesave/ Banorët e Unazës së re, kurbani i

Ditën e sotme në zonën e Laprakës ka filluar shembja e ndërtesave, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së re.

Pasi afërsi të Sheshit Shqiponja, IKMT ka nxjerrë me forcë familjarët dhe ka shembur një godinë 2-katëshe, ka reaguar avokati i njohur Altin Goxhaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj ripërsërit atë që ka thënë edhe disa ditë më parë, se sipas tij pupulli i Unazës së re është kurbani i Bashës për Ramën.

?A ju thashë të Djelën që Populli i Unazës së Re është Kurbani që i ofroi Luli Ramës? Dje përfundoi proçesi “i zgjedhjeve” në Republikën e Re ishPD! Kaq i duheshin Lul Zjarrfikësit protestat që i përdori për daljet në TV në protestat si barkë shpëtimi gjatë kohës që po akuzohej nga Levizja per Shpetimin e PD, Levizje Konservatore AntiEstablishment si zjarrfikës i Revoltës Popullore në 8 Dhjetor dhe të mbante me gajret angazhimin e demokratëve në zgjedhjet brenda PD që i dhanë kontrollin absolut Lul Soros në një parti që tashmë është kthyer në gardh zombish që ruajnë gardhin e Rilindjes nga Revolta Popullore!!!?-shkruan Goxhaj në postimin e tij.

Lajmet e fundit nga