LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pulovrat “kokoshka” janë trendi më i ri i këtij sezoni dhe jemi dashuruar kokë e këmbë

4 Dhjetor 2018, 14:40, Lifestyle CNA

Pulovrat janë padyshim një nga mënyrat më të mira për ta mposhtur të ftohtin me shumë stil. Edhe përse temperaturat ulen, le ta pranojmë se nuk torturohemi shumë për kombinimet, pasi pulovrat janë aq magjike, sa shkojnë me gjithçka! Mjafton të bëjmë bashkë pulovrën e duhur me veshjen e ditës dhe do të jemi në rregull, edhe nëse jemi në zyrë gjithë ditën, e më pas në një darkë me miqtë. Sinqerisht, janë përbërësi sekret i çdo veshje gjatë dimrit dhe dashuria për to nuk ka kufij.

Por ky sezon nuk është vetëm për pulovrat klasike, pasi ka përqafuar menjëherë edhe një tjetër trend. Bëhet fjalë për ?pulovrat kokoshka?, që janë të preferuar e të rejave për këtë sezon. Ok, pulovrat me ?kokoshka? nuk janë të përbëra nga kokoshkat, por të stiluara me qepje rrethore, të cilat marrin formën e tyre.

Ndaj më poshtë, ju prezantojmë me trendin e ri, ku përmes fotove mund të shihni edhe mënyrën perfekte për t?i kombinuar:

     

Lajmet e fundit nga