Connect with Us

Parashikimi i yjeve për muajin dhjetor: Meri Shehu zbulon shenjën më me fat

Kuriozitete

Parashikimi i yjeve për muajin dhjetor: Meri Shehu zbulon shenjën më me fat

Publikuar

-

Si çdo fillim muaji, astrologia Meri Shehu zbulon në studion e emisonit “Rudina” se cilët janë shenjat e horoskopit më me fat përgjatë dhjetorit. Sipas saj, personat e shenjës së bricjapit janë fatlumët këtë muaj.

“Bricjapi përkon me hënën e plotë në Gaforre dhe do të drejtohen drejt familjes dhe do rregullojnë ekujlibrat. Do jenë pak të keqkuptuar deri në datën 7. Duhet të kenë kujdes nga disa prapaskena të vogla që kanë të bëjnë” – tha Meri Shehu.

Ndërsa më poshtë, ju rendisim sipas rradhës, shenjat nga ajo më me fat, deri tek ato me më pak fat:

Shigjetari janë lodhur me Mërkurin e kundërt në shenjën e tyre. Do të hapen rrugët për ta. Jupiteri në shenjën e tyre do bëjë të mundur realizimin e shumë ëndrave për ta. Do marrin para dhe do qartësohen paqartësitë ekonomike për ta.

Peshorja vazhdon të jetë në pozicion të mirë. Do marrin lajme të mira në Familjen dhe jetën personale.

Akrepi është në këtë pozicion sepse do dijë se çfarë të bëjë, por mund të tejkalojnë shpenzimet dhe të bien pre e ndonjë kurthi dhe mund të mos jenë të kënaqur. Do kenë afrimitete por jo stabilitet të madh.

Ujori do të ketë një periudhë me veprimtari. Nuk duhet të ngatërrojnë shoqërinë me dashurinë. Nuk duhet t’iu besojnë premtimeve të mëdha më shumë se sa duhet për kohën. Nëse i marrin gjërat në mënyrë të ekujlibruar do kalojnë shumë mirë me shoqërinë dhe dashurine e tyre.

Peshqit kanë një lëvizje shumë të rëndësishme me punën dhe karrierën. Do marrin një publicitet më të fryrë se sa duhet dhe duhet të dinë ta mbajnë sepse mund të kemi një rënie drastike. Nëse do munden ta mbajnë ata do të ngihen në pozicionet e tyre në karrierë. Edhe në jetën personale do të kenë lajme të mira.

Demi do të ndikohet nga hëna e plotë në Gaforre dhe do të kenë qetësim përsa i përket psikologjisë së tyre dhe punëve apo çështjeve ekonomike. Do të hapen mundësitë dhe shancet për ta dhe do të bëhen ndryshime të mira.

LEXO EDHE:  Horoskopi i Paolo Fox/ Si parashikohet dita e nesërme për të gjitha shenjat

Luani, presupozohet të jetë në një muaj shumë të mirë dhe në një vit shumë të mirë po ashtu. Një e papritur që do të ndodhë në jetën e tyre erotike do t’iu lëkundë pak sigurinë dhe besueshmërinë. Mund të kenë një thashethem në lidhje me partnerin apo partneren, ndonjë problem me artin e tyre ose një mjegullnajë me njërëzit e tyre të dashur. Por kjo do të jetë deri në mes të Dhjetorit dhe pastaj gjërat do të çlirohen.

Gaforrja, përditshmëria e tyre do të jetë pak e lodhshme. Do të kenë një të papritur të re në lidhje me punën rreth datës 10-15 Dhjetor. Mund të kenë ndryshim pune, eprori apo bashkëpunëtorësh dhe shumë Gaforre nuk do ta ndjejnë veten në ambientin e tyre. Do ndihen disi të lodhur. Duhet të bëjnë kujdes edhe me shëndetin. Pas datës 20 do kemi një hënë të plotë në shenjën e tyre dhe ata do të jenë gjithë emocion, do duan përkrahje, dashuri dhe afrimitet. Por do të ndodhë edhe diçka që i jep fund një lidhje të rëndësishme, karriere dhe ky fund duhet pranuar nga gaforret për t’i dhënë vetes mundësinë për një fillim të ri.

Binjakët preken direkt nga hëna e re në Shigjetar. Raportet do të ndryshojnë në mënyrë të paqartë për Binjakët dhe nuk do të dinë më pozicionin e tyre. Vendimet që ata do marin nuk do të kenë shumë rëndësi, do t’iu ikë kontrolli.

Dashi ka një moment të mirë informacioni dhe strategjie. Do jenë në lëvizje, por asnjë nga strategjitë e tyre nuk do të japë rezultat. Problemet ekonomike do të rikthehen në jetën e tyre. Ky muaj do të jetë muaj ndryshimesh të rëndësishme familjare për ta.

Virgjëresha, vështirësia do të qëndrojë deri në dhjetëditëshin e parë të Dhjetorit sepse kemi një hënë të re në Shigjetar që i gjen të papërgatitur. Dhe ata virgjëreshë që duan të bëjnë një ndryshim shtëpie, pune apo vendi, duhet të jenë më të rezervuar dhe ta studiojnë më mirë situatën. Duhet të jenë më të qartë përpara se të marrin vendime.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kuriozitete

Foto- Dalin pamjet nga tunelet vullkanike/ Mendohet se fshihen dokumente sekrete të nazistëve

Publikuar

-

Nga

Foto- Dalin pamjet nga tunelet vullkanike/ Mendohet se fshihen dokumente sekrete të nazistëve

Një grup kërkuesish në Poloni kanë dalë me një teori të re sipas të cilës dokumente të rëndësishme të Gestapos janë fshehur në një rrjet tunelesh të ndërtuara nga nazistët brenda një vullkani të vjetër.

Shoqata e “Upper Lusatia” bën me dije se ka zbuluar një dokument në arkivat lokale që tregon vendndodhjen e tuneleve në qytetin e Lubanit në jug të Polonisë.

Por edhe pse janë ndërmarrë shumë ekspedita për të eksploruar tunelet, shumë prej tyre janë të paaksesueshme. Kjo ka rritur më shumë shpresën se brenda tyre fshihen shumë sende me vlerë.

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme
LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Mundësia se brenda këtyre tuneleve fshihen dokumente të Gestapos bazohet në një dëshmi të ish oficerit, Kurt Heinemeyer.

I vendosur në qytetin e Krakovit nga janari i vitit 1940 deri në janar të 1945, pas arrestimit nga aleatët, Heinemeyer iu tha hetuesve se një pjesë e dokumenteve të Gestapos u çuan në qytetin Czerëona Woda, ku u shkatërruan.

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Këshillat e psikoterapistëve/ Si të shmangni njerëzit që iu shterojnë energjitë?

Publikuar

-

Nga

Këshillat e psikoterapistëve/ Si të shmangni njerëzit që iu shterojnë energjitë?

Nëse keni pranë vetes dikë që ankohet gjithmonë se ka probleme dhe se ka nevojë për ndihmën tuaj dhe ju krijon një gjendje të rëndë mendore dhe emocionale është momenti që ta largoni nga vetja.

Për këtë arsye Bright side ju ofron disa këshilla që mund të ndiqni për të larguar nga vetja një person që ju shteron energjinë.

1-Mos u mundoni t’iu ofroni një zgjidhje.

Kur dikush vjen tek ju me problemet e tyre, mos u përpiqni t’i  rregulloni ato. Ajo që mund të bësh është t’i mbështesësh ata emocionalisht, por nuk ke pse të luash rolin e një terapisti ose prindi që zgjidh të gjitha problemet e tyre për ta.

2-Sugjerojini ndihmë profesionale.

Nëse një person ankohet vazhdimisht për jetën e tij, ata janë gjithmonë të pakënaqur për diçka dhe nuk duket se ka një fund – kjo mund të jetë një shenjë që personi ka nevojë për ndihmë psikologjike . Ndërsa mund t’i mbështesni emocionalisht përkohësisht, kjo nuk do të rregullojë shkakun kryesor të të gjitha problemeve të tyre, të cilat mund të jenë çështje me shëndetin mendor.

3-Kufizoni kontaktin me ta

LEXO EDHE:  Horoskopi i Paolo Fox/ Si parashikohet dita e nesërme për të gjitha shenjat

LEXO EDHE:  Horoskopi i Paolo Fox/ Si parashikohet dita e nesërme për të gjitha shenjat

Mundohuni të kufizoni kohën që kaloni me njerëz që ju lodhin emocionalisht. Për shembull, mund të vendosni të mos u përgjigjeni mesazheve të tyre nëse ata ju shkruajnë herët në mëngjes, natën vonë ose gjatë fundjavës.

4-Vendosini kufij

Njerëzit që ju shterojnë energjinë shpesh nuk i kuptojnë kufijtë tuaj . Ata mund të flasin me ju për tema për të cilat nuk ndiheni mirë të diskutoni, të paraqiten pa pritur në shtëpinë tuaj ose t’ju telefonojnë me problemet e tyre kur jeni në punë. Në varësi të asaj se sa afër jeni me një person të tillë dhe sa energji jeni të gatshëm të shpenzoni për të, shpjegojini ata se cilat janë kufijtë tuaj.

5-Merrni parasysh distancimin

Nëse vini re se marrëdhënia me personin që ju harxhon energjinë ka një efekt jashtëzakonisht negativ në shëndetin tuaj mendor dhe ju vërtet vuani nga ajo, do të ishte një ide e mirë ta  hiqni atë person nga jeta juaj. Nëse marrëdhënia është toksike dhe ata ju përdorin për tu ndjerë më mirë me veten e tyre pa dhënë asgjë nuk ia vlen të qëndroni pranë tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Paralajmërimi i studiuesve/ Rreziku që iu kanoset burrave që nuk kanë një martesë të lumtur

Publikuar

-

Nga

Paralajmërimi i studiuesve/ Rreziku që iu kanoset burrave që nuk kanë një martesë të lumtur

Nëse e gjeni veten të bllokuar në një martesë të pakënaqshme, studimi i ri nga Izraeli sugjeron që duhet të merrni një terapi martese ose rrezikoni vdekjen e hershme.

Duke eksploruar të dhëna të gjera shëndetësore, një ekip nga Universiteti i Tel Aviv gjurmoi vdekjet dhe shkaqet e vdekjes së më shumë se 10,000 burrave Izraelitë .

Të jesh i pakënaqur me martesën tënde, apo edhe ta perceptosh martesën tënde si të keqe, shkaktoi vdekjen e shumë burrave nga kushtet cerebrovaskulare (CVA), të tilla si goditje në tru, ose bllokim të arterieve.

Ata burra që nuk ishin të kënaqur nga martesa e tyre kishin 69.2 përqind më shumë të ngjarë të vdisnin nga goditja në tru se sa ata që ishin të lumtur në martesën e tyre, zbuluan autorët.

LEXO EDHE:  Dashuria dhe financat/ Parashikimi javor sipas Paolo Fox

LEXO EDHE:  Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Kur merreshin parasysh të gjitha rastet e vdekjes së parakohshme mes burrave, shkalla e vdekjes ishte 19 përqind më e lartë tek burrat që thanë se martesa e tyre ishte e pakënaqshme.

Autorët e studimit thonë se autoritetet shëndetësore duhet të promovojnë terapinë martesore si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e burrave dhe për t’i ndihmuar ata të jetojnë më gjatë. / CNA.al

LEXO TE PLOTE