Connect with Us

Nga Paulin Papleka/ Qyqetarët dhe “shpellarët”

Aktualitet

Nga Paulin Papleka/ Qyqetarët dhe “shpellarët”

Publikuar

-

ironia e gazetarit armir shkurti

Ishte viti 2004. Qeveria shqiptare aso kohe, si nje bishë e varrueme, lëngonte në grahmat e fundit te ekzistencës saj. Arroganca dhe papërgjeshmëria e Kryeministrit Nano, kishin trashë zollumin në nivel neveritës. Te gjithë përbuznin me sakëlldi Kryeministrin dhe partinë e tij të dekompozueme që kutërbonte erë korrupsion e vjedhje.

Përveç opozites ballore te Berishes dhe Partisë Demokratike, që kishte arritur të ringjallte shpresën ndër shqiptarë, filloi të gjallonte edhe e ashtuquajtura shoqëri civile. E në këtë lami lëvizjesh,një grup djemësh dhe vajzash të reja, pavarësisht se të pakët në numër, kishin krijuar “Levizjen Mjaft” nëpërmjet të së cilës arrinin të krijonin një lloj simpatie në popull, ndoshta jo e dhe aq me fantazinë e protestës, por se gjenin pasqyrim në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara. Drejtori i Lëvizjes “Mjaft” Erion Veliaj, mistrecllikut të artikulimit të tij, përpiqej ti mishëronte një lloj karizme, që per hir të së vërtetës kishte filluar të ngjiste në publik.

Nuk dukej aq afër me z. Berisha dhe opozitën, edhe pse tek të gjithë ekzistonte një lëpé dyshimi, prej faktit se protestën e tyre e mbështesnin demokratë radikalë që shiheshin edhe në protestën e opozitës.

Kush i dërgonte aty militantët e PD?!

Më vonë z.Berisha ka pranuar se e ka mbështetur protestën e rioshit Veliaj!!!?

Pak kush që kupton nga politika (aq ma tepër në politikën shqiptare) e besonte vërtetë se Erion Veliaj dhe “Mjafti” i tij, ishin lëvizje qytetare e shoqërisë civile (koha e provoi pikërisht këtë), por nga ana tjetër nuk e gjenin dot fillin e lamshit, se në cilin “truq plehu” të përdamë prej dekompozimit të Partisë Socialiste, ushqeheshin rrënjët e kësaj lëvizje. Koha e tregoi edhe këtë.

Lëvizja “Mjaft” kulmoi mbas ngjarjes tragjike të 9 janarit 2004, të mbytjes në det të së disa të rinjëve nga Shkodra, gjatë eksodit të tyre të pashpresë drejt Perendimit.

Kryeministri i aso kohe, Fatos Nano, u tregua aq i papërgjeshëm sa nuk denjoi as të braktiste pushimet e luksit, që më së paku të vinte për ngushëllim në familjet e viktimave,aq ma tepër kur mbi të dhe qeverinë e tij rëndonte akuza e mosveprimit për shpëtimin e tyre, madje edhe më e rëndë se kaq: Shkaktimin e qëllimshëm të kësaj tragjedie.

Lëvizja “Mjaft”, për më shumë se një ditë, vazhdonte te protestonte para godinës së Kryeministrisë duke ndezur qirinj në përkujtim të viktimave.

Nga ana tjetër, protesta e opozitës arriti kulmin në 20 shkurt të po këtij viti (2004), ku u pa qarte se kishte filluar numrimi s’prapthi për qeverinë dekadente të Fatos Nanos.

Fill mbas asaj proteste, ndërkohë që pinim kafe me një mikun tim G.P në një lokal diku afër Librit Universitar, në tavolinën ngjitur erdhi rioshi Erion Veliaj. Aty po e prisnin Fatbardh Kadilli dhe (në mos gaboj) Neritan Sejamini.

Ishim aq afër sa dashje padashje do dëgjonim edhe bisedat e tyre, pasi lokali ishte shumë i qetë.

Ndër të tjera, Fatbardh Kadilli dukej se kishte mision ti mbushte mendjen rioshit Veliaj që tashmë te pozicionohej politikisht, aq me tepër kur kauzat e tij po i elaboronte edhe opozita e cila sipas tij kishte shanse të vinte në pushtet, ndaj dhe duhej investuar tek kjo forcë politike, për te përfituar frytet e pushtetit.

-Ti Erion, ke arritur në një stad të tillë afirmimi ne publik, sa të duhet patjeter të pozicionohesh politikisht – u shpreh Kadilli, duke shtuar që duhet gjetur mundësia te ofrohej me Berishën.

Përgjigjia e Erion Veliajt nuk u dëgjua qartë, por nga kakofonia e bisedës shoqëruar me të qeshura dhe epitete “shpellarë”, “malokë” “çeçenë” etj, kuptuam që Veliaj nuk ishte për një pozicionim në krah të Partisë Demokratike.

Aty për aty, ne fillojmë e ngrejmë zërin duke komunikuar në dialekt, pse jo, e pranoj që donim ti provokonim, apo më së paku ti detyronim të hiqnin dorë nga ai lloj komunikimi, që etiketonte me epitete fyese një kategori shoqërore së cilës i përkisnim edhe ne. Me sa duket, e kuptuan se nuk mund të vazhdonin më atë bisedë, por jo vetëm kaq, por fakti që u ngritën nga tavolina duke lënë kafet në gjysëm dhe ikën duke pëshpëritur ndër dhëmbë që “…ku nuk gjenden sot këta” (… ndoshta thanë shpellarë a ku ta di), kallzonte më së miri se ndêja e tyre u prish.

Jo vetëm atë ditë, por edhe para pak ditësh kur Erion Veliaj iu m’veshi epitetin “Shpellarë” qytetarëve të bashkisë ku ai është kryetar, dhe që sot protestojnë tek Unaza e Re, kundër shpronësimit të padrejtë dhe selektiv, në bisedë me mikun tim G.P, po diskutonim rreth faktit se, si është e mundur që këta të rinj të ardhur nga shoqëria civile përqafuan veset më të këqija të politikës ekstremiste duke u shprehur me po të njëjtat epitete, që më parë Fatos Nano dhe Edi Rama, pasues dhe transmetues të ideve të Klikës, janë shprehur kryesisht për Gegët e Veriut.

Mjerisht, këto ide kanë zënë fill qysh me krijimin e KLIKËS nga Eshref Frashëri, për tu sanksionuar në Kongresin e Lushnjes, ku fatkeqësisht pat’ hedhë farë edhe komunizmi, dhe për tu zbatuar pikë për pikë nga pushteti diktatorial i Enver Hoxhës.

E në këtë kuptim, për shkak të shtratit “kulturor”, të ndërtuar nga e majta në  Shqipni, pak kush është çuditur nga politika e Partisë Socialiste, që gjithmonë është përpjekur të krijojnë idenë në popull se: Veriu i Shqipërisë, nuk din të bëjë shtet, sepse janë njerëz të egër, shpellarë, kokëpalarë,të trashë etj (..“Ne dimë të bëjmë shtet! ” – thoshte dhe thotë Edi Rama).

Por habija qëndron në faktin, që sa herë politika ka marrë elementë nga shoqëria civile, ka përzgjedhur pikërisht ata individë (apo që kanë arritur të depërtojnë në politikë, fjala është më tepër në të djathtën), që mendojnë njësoj si KLIKA dhe pasuesit e sajë.

Lëvizja “Mjaft” dhe ish drejtuesi i sajë, janë shembulli më i qënësishëm i këtij fakti, në të majtën e Shqipnisë, por fatkeqësisht nëpërmjet KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave), arritën të depërtojnë po i njëjti soj individësh edhe në Partinë Demokratike, duke e “sëmurë” rëndë këtë subjekt, ku zor se mund ti bëjë derman as “kimioterapia” kësajë së keqje.

Ky soj individësh i modelit Rama-Veliaj etj, që s’lënë rast pa vajtuar, me epitete mallkuese ndaj “tragjedisë” që i ndodhi shoqërisë pas dyndjes së “shpellarëve”, rreth kryeqytetit, janë QYQETARËT e këtij vendi.

Qyqetarët e këtij vendi, as nuk rreken të mendojnë, për arsyet që i shtynë popullsinë e zonave rurale (që në fakt nuk janë vetëm “shpellarët” veriorë, siç ata i etiketojnë, por edhe nga zonat e varfëra të Jugut të Shqipnisë), të migrojnë drejt zonave urbane, pasi në mendësinë e tyre, prevalon vetëm ideja e Klikës dhe e udhëheqësit shpirtëror të tyre Enver Hoxha që: fshatarët duhet të rrinë në fshat; që në Kryeqytet dhe qytetet e mëdha urbane, vihet vetëm me autorizim; që “shpellarët” duhet të jenë skllevërit moderrn të ndërtimit të infrastrukturës dhe ekonomisë; që ata meritojnë vetëm të hanë dhe të shumohen si krah pune në shërbim të “Elitës” së Klikës; dhe që në fund të fundit këto të drejta janë të mjaftueshme dhe s’mundet kurrsesi të kenë të tjera të drejta civile pasi janë njerëz të trashë.

LEXO EDHE:  Publikoi raportin për ekonominë/ Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën

E këtë mendësi, qyqetarët e kamuflojnë nën “shqetësimin” që ata medemek kanë, rreth faktit se “shpellarët”, u dyndën në rrethinat e Tiranës (por jo vetëm) si barbarët në dyert e Romës, dhe këta vandalë, me shpalljen “Tokë e Xanun”, zaptuan pronat e pronarëve të ligjshëm.

Nëse i pyet qyqetarët, se kush ishin pronarët e ligjshëm të tokave në momentin që “shpellarët’ u vendosën në to, nuk kanë përgjigje, sepse përgjigjja e vërtetë nuk ndihmon në demagogjinë dhe propagandën bajate e të pështirë që bëhet rreth kësaj situate de fakto të ndodhur.

Qyqetarëve, nuk u intereson të thonë se toka ishte në pronësi të shtetit, sepse dalin zbuluar vendimet e baballarëve të tyre për të shpronësuar në vitin 1946 me ligjin e Reformës Agrare, të gjithë pronarët e ligjshëm që kishte vendi, duke u marrë atyre shtëpi e katandi për të vendosur aty më të devotshmit ndër komunistë e sigurimsa; duke i shpallur ata “Kulakë” dhe duke degdisur në burgje, dhe në internime.

Edhe ata ish-pronarë që i shpëtuan kësaj raprezalje, i përdori si krah pune për të ndërtuar infrastrukturën e shtetit socialist,për të ndërtuar pallatet e zengjinjëve të rinjë komunistë (të Klikës sigurisht!!) dhe që me një ligj të vitit 1992, i privatizuan me çmimin e turpshëm, sa të një lope që “shpellarët” mbanin familjen e tyre prej kah vinin.

A ishin pra “toka të xanuna” edhe këto?!

Sigurisht që po!!! Madje “Toka të xanuna” me gjak dhe deportime të dhunshme!!

Qyqetërëve nuk u intereson të kujtojnë as shpronësimin e dytë në kurriz të pritshmërive të subjekteve të shpronësuara në vitin 1946, pikërisht në atë që ndodhi në demokraci me ligjin nr.7501/1991 “Për tokën”.

Qyqetarëve nuk u intereson të analizojnë as faktin, se pse në ligjin nr. 7698/1993 “Për Njohjen Kthimin dhe Kompensimin e Pronës Ish- Pronarëve”, u parashikua kufini maksimal i kthimit të pronës në dhjetë mijë metra katrore, dhe jo të kthehej e gjithë prona e lirë e pretenduar nga subjektet e shpronësuara gjatë regjimit totalitar.

E pra, mbas miratimit të këtij ligji të 1993-shit, “shpellarët” filluan migrimin drejt kryeqytetit dhe qendrave urbane, me shpresën se do blinin nga një copë tokë nga pronarët e ligjshëm.

Domosdo, kur shteti keqfunksionon, çfarë faji mund tu vihet qytetarëve të tij, që me shpresën e ndërtimit të një jete më të mirë, mund të kenë rá pré edhe e matrapazëve, që kishin zënë këto toka, “në emër të filozofisë së më të fortit”, duke ndërtuar aty koliba për të dhënë idenë se ishin pronarët e vërtetë, në mënyrë që tua shisnin ato më pas pjesë-pjesë, me cmime të majme këtyre të ardhurve. Vërtetësia e këtij argumenti, është kaq e vërejtshme, sa mjafton të kujtojmë “teatrin” e qyqetarit Erjon Veliaj, me njërin prej këtyre “shpellarëve”, që prishi kolibën e tij, dhe propaganduar aq shumë në mediat e “kazanit”.

Dështimin e shtetit për mungesën e vizionit në drejtim të zgjidhjes së çështjes së pronësisë për subjektet e shpronësuara, si dhe në drejtim të kontrollit të lëvizjes së lirë të të ardhurve që u vendosën në rrethina të qendrave urbane, qyqetarët përpiqen t’ia faturojnë periudhës kur shteti drejtohej nga Partia Demokratike.

E vërteta është krejt tjetër. Deri në vitin 1996, migrimi informal ishte në shifra të ulëta, e përqënduar në disa zona “ishullore” siç ishte Bathorja etj. Qeveria e aso kohe (‘92- ‘96) u përpoq ti ndalonte, në vend që të disiplinonte lëvizjen e tyre, pikë së pari duke pajisur subjektet e shpronësuara me tituj pronësie, në mënyrë që palët private ti rregullonin ndërmjet shoqi-shoqit, marrëdhëniet e pronësisë, dhe së dyti të hartonte planet e zhvillillimit urban që kurrë nuk u bënë nga asnjë qeveri. E megjithatë, deri në vitin 1996 investimet në këto ndërtime informale (koliba, pa kushtet minimale të jetesës), ishin krejt minimale.

Mbas vitit të mbrapshtë 1997 dhe revolucionit gjakatar të së majtës për marrjen e pushtetit (deri në vitin 2006, kur u miratua ligji i ALUIZNI-t) shteti shkoi drejt rrënimit të autoritetit të tij. Pikërisht në këtë periudhë fillon dhe batërdia e ndërtimeve të paligjshme. Nga familjet e të ardhurve “shpellarë”, filloi edhe emigrimi në masë drejt vendeve të perëndimit, të cilët dërgonin mjete financiare (remitacat) si për mbajtjen me bukë të familjarëve të tyre, ashtu edhe për investimin në banesat të tyre. Pjesa tjetër e këtyre “shpellarëve”, të mbetur në Shqipni, duke punuar me me djersën ne ballit, me rroga qesharake, në kompanitë e fasonerisë si  dhe në kompanitë e ndërtimit të pallateve, (ku qyqetari Edi Rama aso kohe Kryetar i Bashkisë së Tiranës ushqente lulëzimin e kësaj fushe të ekonomisë), arritën të integrohen me dinjitet në shoqëri, qoftë përsa i takon ekonomisë së ndërtuar, ashtu dhe investimit në shkollimin e fëmijëve të tyre.

Sot,Tirana është kryeqyteti më i shëmtuar i kontinentit, dhe kjo, jo gjithëaq për shkak të ndërtimeve informale, por për shkak të pallateve të ndërtuara asnjë plan urban zhvillimi estetik, por vetëm në emër të babëzisë së fitimit 20 %, vlerë kjo e kaluar në llogaritë e qyqetarëve drejtues, si ryshfet për lejet e ndërtimit.

Por kjo, sipas qyqetarëve nuk meriton analizë sepse këta kanë të “drejtë” të masakrojnë urbanistikën e qytetit, por nga ana tjetër “shpellarët”, nuk kanë të drejtë të kenë një strehë për fëmijët e tyre.

 

“Le të kthehen nga kanë ardhur në shpella “- thonë qyqetarët, sepse në injorancën e tyre, gjallnon mendimi se: po nuk fole të njëjtin dialekt si ata; po nuk pate lindur në pallat parafabrikatesh të ndërtuara me vullnetarët e Enverit; natyrshëm duhet të jesh shpellar e kurrsesi qytetar.

Por, pak kush mëndjeshëndoshë, mund të ketë më të voglin iluzion se qyqetarët e këtij soji, që mjerisht sot na drejtojnë, kanë vullnetin e mirë e dashninë shpirtnore, ase brenda qënjes së tyne sython sadopak ndonjë ndjenjë mëshire njerëzore, që ti bëj ata të mendojnë për zgjidhjen e drejtë të hallit të atyne familjeve, bijtë e të cilave dje luftuan që në të jemi shtet, e sot nëpërmjet punës së tyne në perëndim dhe brenda vendit, kontribojnë që ky shtet bjerrun prej hajnash, të mos shuhet në mjerim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Ndoka sulmon ndërkombëtarët/ I bën thirrje Lleshajt dhe ambasadorëve: Zgjohuni, po shkelen qytetarët e varfër

LEXO EDHE:  Xhaçka thirrje qytetarëve/ Mos u ktheni nëpër banesat e dëmtuara, rreziku nuk ka kaluar

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Protestë në Elbasan/ Qytetarët bllokojnë rrugën

LEXO EDHE:  Xhaçka thirrje qytetarëve/ Mos u ktheni nëpër banesat e dëmtuara, rreziku nuk ka kaluar

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: