Connect with Us

Në kërkim prej dy vitesh/ Arrestohet i dënuari për tentativë vrasje

Aktualitet

Në kërkim prej dy vitesh/ Arrestohet i dënuari për tentativë vrasje

Publikuar

-

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një 29-vjeçari, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Erjon Çeloaliaj, banues në Orikum, ndërsa ndalimi i tij u bë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”.

Shtetasi i mësipërm më 27 korrik të 2016-ës, në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin me inicialet M.A.

LEXO EDHE:  Shkrumbohen gjatë natës dy automjete në Vlorë/ Dyshimet e para

Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë kryer veprimet proceduriale për ndalimin e tij bazuar në Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Bashës i ka mbetur vetëm vula e 4-5 veta”/ Gazetari: Berisha me program e vizion

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Bledian Koka, duke komentuar zhvillimet brenda PD, u shpreh se Lulzim Bashës sot i ka mbetuar vetëm vula dhe 4-5 funksionarë të cilët besojnë te ai.

Sipas tij, programi dhe vizioni i liderit historik të PD, Sali Berisha është ajo që po gjen terren dhe po tërheq demokratët aktualisht.



“Lulzim Basha e adresoi fushatën në mënyrë të gabuar, por të gjithë kishim bindjen se kundërshti edhe pse jo ende zyrtar, nuk ishte Basha, por Edi Rama. Dhe për të gjithë këtë, ne që besojmë te opozita dhe duam PD funksionale, u fokusuam te kjo. Pak a shumë ne biem të gjithë dakord për të pabërat e Bashës.

LEXO EDHE:  Arrestimi i juristit të Hipotekës së Fierit/ Reagon Ministria e Drejtësisë

LEXO EDHE:  Protesta perpara Qeverise, Policia arreston dhjete veterane te UÇK-se

Por ajo që është rebusi i momentit, programi i z.Berisha, vizioni, programi dhe pikat e z.Basha, është që në fund fare sot ne kemi një kryetar i cili ka një vulë dhe te vula e tij besojnë 4-5 veta që në fund fare përbëjnë institucionin e PD. Dhe pyetja është, si do të zgjidhet ky ngërç? A është kaq i fortë z.Basha me vulë në xhep?”, tha Koka ne Syri tv.. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vaksinimi masiv/ Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë edhe 29,250 doza vaksina të Pfizer

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur edhe 29,250 doza të tjera vaksine “Pfizer” në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastrirliu ka njoftuar se sasia e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë ka shkuar në 2,074,560.



Ndër të tjera Manastirliu ka bërë thirrje për vaksinim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nëse ke shitur më pro-amerikanin ke një parti-bandë pazaresh”/ Strazimiri ia numëron një më një Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku rendit një sërë arsyesh se nëse Basha i ka bërë këto gjatë tetë viteve opozitë, atëherë drejton një parti- bandë pazaresh.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Strazimiti thekson se ‘nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA.

“Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron kundër korrupsionit, nuk e shet luftëtarin më të paepur anti-korrupsion në 30 vjet pluralizëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron në krah të njerëzve të ndershëm, nuk e shet njeriun e ndershëm, madje i vetëdijshëm që është njeri i ndershëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një shtet të moralshëm, të drejtë, rregullash, ligjesh e jo njerëzish, nuk shkel me vetëdije çdo rregull të shkruar e të pashkruar, moral e politik…



LEXO EDHE:  Zbulohet motoristi enigmatik në rrugët e Tiranës/Ja kush ministër fshihet pas skafandrës!

LEXO EDHE:  Protesta perpara Qeverise, Policia arreston dhjete veterane te UÇK-se

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një Shqipëri siç e donin martirët antikomunistë, nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” …

* Nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA….

Nëse i ke bërë këto, ke vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh, grabitësish, tregëtarësh të interesave kombëtare, pa të shkuar e pa moral!!!

Një të tillë ky vend ka 80 vjet që e ka dhe, e dyta është e tepërt…

Por edhe në u bëfshin 2, e dyta s’ka për të qenë kurrë Partia Demokratike!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE