Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Fajon: Kriteret janë përmbushur – CNA
Connect with us

Aktualitet

Liberalizimi i vizave për Kosovën/ Fajon: Kriteret janë përmbushur

Publikuar

-

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon u shpreh në Bruksel, se: “pasi Kosova i ka përmbushur kushtet…qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave”.

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Liberalizmin e Vizave Tanja Fajon, të martën (4.12) u ndje e zhgënjyer lidhur me mungesën e vullnetit për liberalizmin e vizave për kosovarët dhe kërkoi nga institucionet kosovare që kërkesat e tyre t’ua drejtojnë më shumë direkt vendeve anëtare e jo direkt institucioneve të BE-së.

Ajo komentet i bëri në një panel të Konferencës BE-ja dhe Balkani Perëndimor të organizuar nga Think Tenku, Friends of Europe.

“Unë jam e hidhëruar dhe e zhgënjyer, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet… qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizmin e vizave, sepse ata e kanë bërë punën e tyre”, tha Fajon.

“Ne si institucione të BE-së kemi bërë shumë presion te kosovarët që ata të përmbushin kërkesat, ato janë përmbushur dhe komisioni e ka pranuar këtë. Sa i përket institucioneve të BE-së Kosova e ka dritën e gjelbër tash kjo është në dorën e qeverive të BE-së”, shtoi Fajon.

Ajo specifikoi Gjermaninë dhe Francën si dy vende kyçe, ku procesi i lberalizimit është bllokuar. Ajo tha se në emër të parlamentit së bashku me parlamentarin Kukan do të shkruajnë një letër, përmes së cilës do të kërkohet nga vendet anëtare që të kalojnë liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Tani në pyetje është kredibiliteti i institucioneve evropiane. Vendet anëtare duhet ta kuptojnë këtë”, theksoi ajo.

Ajo specifikoi se presidenca austriake nuk do ta ketë në agjendë çështjen e liberalizimit të vizave, përderisa këtë nuk pritet ta bëjë as presidenca rumune 2019-20. “Do të thotë jemi duke humbur shumë kohë”.

“Unë do ta ngre këtë çështje në Komisionin Evropian dhe tek qeveritë e vendeve anëtare. “Ata nuk kanë mundur ta realizojnë premtimin dhe do të bëjmë presion të vazhdueshëm”, theksoi Fajon./dw

Aktualitet

Protestat në rrethe/ Basha ndërmerr një tjetër lëvizje

Publikuar

-

By

Ndërsa ditën e djeshme, kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha mblidhi kryesinë e partisë, sot mësohet se do të mbledhë kryetaret e degëve për të detajuar aksionin opozitar.

Ashtu sikurse bëri të ditur vetë kryedemokrati Basha në përfundim të protestës ditën e enjte, tubimet do të vazhdojnë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, sipas tij deri  në rrëzimin e qeverisë Rama.

Kryetaret e Partisë Demokratike në rrethe do të punojnë jo vetëm për denoncimin e aferave të qeverisë Rama, por do të përgatiten edhe për betejën zgjedhore.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama intervistë për median italiane/ I tregon “dhëmbët” opozitës

Publikuar

-

By

Monika Kryemadhi Lulzim Basha ne deklarate per mediat

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane “Rai News”, kryeministri Rama është shprehur i vendosur se nuk do të ketë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sikurse pretendon opozita.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shqiptare thotë se ligji i zgjedhjeve është i tillë, që kush fiton qeveris dhe kush humb, kalon në opozitë.

Gjithashtu Rama është shprehur i gatshëm për të dialoguar me opozitën, por  thekson se nuk mund të ndalë së qeverisuri vendin për shkak të krizave politike që krijon opozita.

“Kemi mazhorancën jemi më përpara në një mënyrë ekzemplare në të gjitha sondazhit, nuk mund të arrihet në një vend të thuhet: “Unë do bëj kamikazin nëse nuk më jepni atë që duam”, thotë Rama.

Rama ka bërë edhe një krahasim mes protestave studentore dhe protestave të opozitës, ndërsa theksoi se “Protesta e studentëve për një arsim më cilësor ishte një protestë e popullit, zëri i të cilëve u dëgjua nga qeveria. Ndërsa protestat e thirrura nga opozita e bashkuar, sipas tij, janë protesta të një establishmenti politik, që janë të dëshpëruar se nuk mund të fitojnë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U largua nga Skënderbeu për shkak të klimës/ Mesfushori firmos në Suedi

Publikuar

-

By

Beneyam Demte u largua në janar nga Skënderbeu, ndërkohë që u tha se mesfushori etiopian kishte probleme shëndetësore. Klima ia bënte të pamundur të vijonte në Korçë, ndaj u pa e udhës të ndërpritej bashkëpunimi.

Demte këtë sezon ishte një nga titullarët fiks të Skënderbeut dhe largimi i tij normalisht që la një “gropë” në mesfushë. Gjithsesi drejtuesit korçarë e zëvendësuan 20-vjeçarin, i cili tanimë ka gjetur edhe ekipin e ri.

Ai ka nënshkruar së fundmi një kontratë 2-vjeçare me Sirianska. Klub suedez garon në ligën e dytë. Për Demte kjo do të jetë një mundësi e mirë për t’u ekspozuar dhe për të gjetur një tjetër ekip. Në gjysmën e parë të sezonit ai bëri mirë me Skënderbeun dhe tashmë nis një eksperiencë të re. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Kosova & Rajoni18:53 - 22 Shkurt, 2019

Ndryshimi i kufijve/ Media gjermane zbulon datën e nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Arritja e marrëveshjes, midis Serbisë dhe Kosovës, ka tërhequr vëmëndjen e mediave europiane dhe atyre ndërkombëtare . Më të angazhuar...

Aktualitet18:06 - 22 Shkurt, 2019

Grushti i shtetit/ Rikthehen arrestimet masive në Turqi

Qindra ushtarakë janë venë nën pranga gjatë ditës së sotme, pasi më parë policia ka kryer bastisje nëpër shtëpitë e...

Aktualitet19:35 - 21 Shkurt, 2019

Arrestohet ish Kryetari i  Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi në orët e vona të pasditës të së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë,...

Aktualitet18:46 - 19 Shkurt, 2019

Senatori Sanders provon sërish/ Njofton kandidaturën për presidencialet

Listës së demokratëve që duan të përballen me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, iu shtua të...

Aktualitet09:00 - 19 Shkurt, 2019

Horror/ 18 vite në frigoriferin e së motrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci, ku një grua e cila ishte zhdukur që në vitin...

haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen
Aktualitet16:05 - 18 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Nuk tërhiqet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në kompleksin memorial në Gllogjan ndër të tjera ka folur edhe rreth...

Aktualitet09:35 - 18 Shkurt, 2019

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti...

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Trending

Read previous post:
Hungaria mbyll universitetin e financuar nga Sorosi

Zyrtarë të Universitetit të Europës Qendrore, i themeluar nga miliarderi George Soros, njoftoi të hënën se e kishin detyruar t’i...

Close