LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hungaria mbyll universitetin e financuar nga Sorosi

4 Dhjetor 2018, 12:29, Aktualitet CNA
Hungaria mbyll universitetin e financuar nga Sorosi

Zyrtarë të Universitetit të Europës Qendrore, i themeluar nga miliarderi George Soros, njoftoi të hënën se e kishin detyruar t?i mbyllte mjediset që ka në Hungari.

Michael Ignatieff, rektor i Universitetit, njoftoi përmes një deklarate të hënën, se ?ishte dhënë urdhër për mbylljen e Universitetit?, gjë që ai e quajti një ?dëbim arbitrar?.

Universiteti, i hapur në vitin 1991 dhe që është regjistruar në Shtetet e Bashkuara, në Nju Jork, prej më tepër se një viti kishte probleme ligjore, nga koha kur Hungaria ndryshoi ligjin e arsimit të lartë për universitetet e huaja.

Kritikët e kryeministrit hungarez Viktor Orban thonë se ky ligj ishte krijuar posaçërisht për të vënë në shënjestër Universitetin e Europës Qendrore.

“Ky është një veprim i paprecedent, një universitetit amerikan që dëbohet nga vendi, që është aleat i NATO-s,?- tha zoti Ignatieff.

Ai tha se universiteti tha se do ta mbajë kampusin e tij në Budapest, por se programet e tij të akredituara në Shtetet e Bashkuara do të çohen në Vienë./voa

Lajmet e fundit nga