LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gratë rrëfehen : Gjestet e vogla që më bëjnë ta dua partnerin

4 Dhjetor 2018, 22:20, Lifestyle CNA
Gratë rrëfehen : Gjestet e vogla që më bëjnë ta

Në shumë filma apo libra, dashuria tregohet përmes sakrificave të mëdha për partnerin, por ne e dimë shumë mirë që edhe gjestet e vogla shërbejnë për të treguar dashurinë.  Në një rubrikë të Reddit, disa gra kanë rrëfyer për  gjestet e vogla të partnerëve të cilat i kanë bërë ato që të dashurohen më shumë prej tyre.

Një ?çkemi? e pafajshme

Ndonjëherë jam duke bërë punë ose duke luajtur video-lojra. Ai kthehej më shihte,  thonte ?çkemi?, ma bënte me dorë dhe më shprehte admirimin.

I  fërkon kurrizin çdo natë

Ma fërkon kurrizin çdo natë, derisa të fle. Del para meje në mëngjes,por gjithnjë më jep një puthje, para se të dalë nga shtëpia.

Puthje përshëndetëse edhe gjatë zënkave

Gjithmonë më puth kur vjen në shtëpi edhe kur jemi duke u zënë. Më pëlqen shumë. Jemi në mes të një sherri tre ditor, jam shumë e acaruar me të, por megjithë fytyrën time të varur, përsëri ka ardhur dhe më ka puthur sapo ka hyrë në shtëpi.

Më puth ballin dhe më shkrin

Më puth ballin, në mënyrën më të ëmbël dhe të kujdesshme,shkrihem totalisht.

Dëshiron të jem e sigurt

Kur jemi në makinë dhe i duhet të frenojë fort, gjithmonë zgjat krahun drejt meje për të më mbrojtur. I vjen si instinktive, dëshiron që të jem e sigurtë./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga