Connect with Us

Ekzekutimi i shqiptarit në Korfuz/ Dhëndëri zbulon motivin e vrasjes

Aktualitet

Ekzekutimi i shqiptarit në Korfuz/ Dhëndëri zbulon motivin e vrasjes

Publikuar

-

Dhëndri 63-vjeçarit , Petrit Zifle të vrarë në Korfuz, Ardian Brahimaj  deklaroi në një lidhje me “Skype” me emisionin “Dritare me Rudinën” se vrasësi i vjehrrit të  tij ishte përdorues droge dhe mbështetës i zjarrtë i “Agimit të Artë”.

Brahimaj  ka treguar se vjehrri i tij kishte debatuar me personin që e vrau për Kostandino Kaçifas, i cili u vra nga forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pasi hapi zjarr ndaj tyre.

“Vjehrri im ishte një njeri që shikonte ditën e punës., Nuk i kishte rënën në qafë askujt. Unë kam jetuar 20 vite në atë vend dhe unë e njoh vrasësin dhe familjen. Nuk kemi patur probleme me askënd

LEXO EDHE:  Prokuroria dergon per gjykim Taulant Xhinin, tentoi te vrase nje polic

Ai ka shumë probleme në fshat. Ka qenë i martuar me një shqiptare, ka një fëmijë, ka qenë martuar me një greke  dhe ka patur një fëmijë. Ai ishte përdorues droge. Do ta ndjekim deri në fund këtë punë, Petruit ishte një njeri shumë i dashur dhe nuk i bëntë kleq akujt, që të kishte atë vrasje makabër. Personi në fjalë njihet si njeri i Agimit të Artë. Mua më thanë se kishin debatuar për Kacifasin”, – ka tregaur ai më tej./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Një ditë para përfundimit të afatit/ Ish-deputeti i PD kandidon për komisioner në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Një ditë para përfundimit të afatit zyrtar të aplikimeve për pozicionin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, ka kandiduar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sali Shehu.

Mësohet se Shehu i ka dorëzuar sot dokumentet për këtë pozicion, ndërsa pritet të përzgjidhen vetëm 12 kandidatë.



Shehu ka qenë deputet i PD-së, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe i Kryesisë së Partisë, si dhe Kryetar i KLSH-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto-Me maska, me ngjyra dhe me taka/ Detajet që nuk u panë nga parlamenti, “sfilata” e grave deputete dhe ministre

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë po zhvillon seancën e radhës parlamentare.

Por, krahas debateve që bëhen në sallën e Kuvendit, një tjetër detaj që bie në sy është edhe veshja e grave deputete dhe ministre.

CNA.al sjell më poshtë disa foto të grave deputete dhe ministre, sot në Kuvend, ku nuk mungojnë veshjet me shumë ngjyra, takat por edhe maskat.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Ekzekutohet para shtëpisë ish-avokati i Millosheviçit



Gjithashtu edhe kolegët e tyre deputetë, shumica kanë ardhur në Kuvend me maskë, duke respektuar këshut masat kundër përhapjes së Covid-19.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Ekzekutohet para shtëpisë ish-avokati i Millosheviçit

Për më tepër shikoni galerinë e fotove më poshtë:

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Megaoperacioni ndërkombëtar/ Policia nxjerr emrat, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

Publikuar

-

Nga

Megaoperacioni ndërkombëtar/ Policia nxjerr emrat, kush janë 5 shqiptarët e arrestuar

Në vijim të informacionit të dhënë për operacionin mjaft të suksesshëm ndërkombëtar të koduar “LOS BLANCOS”, zhvilluar me homologët ndërkombëtar, si rezultat i të cilit, në Shqipëri, nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit u kapën dhe u arrestuan 5 persona, bëjmë me dije se janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” edhe për disa shtetas të tjerë, pjesëmarrës të organizatës kriminale, të cilët janë rezidentë jashtë shtetit.

Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Policisë së Shtetit dhe policive të përfshira në operacion u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Denis Matoshi alias Elti Dizdari, 31 vjeç, person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me autoritetet policore italiane, rumune, holandeze, spanjolle dhe hungareze, në kuadër të operacionit “LOS BLANCOS”, u bë u kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit:

LEXO EDHE:  E rëndë/ Ekzekutohet para shtëpisë ish-avokati i Millosheviçit

LEXO EDHE:  Vrasja në mes të Korçës/ Gjykata lë në burg autorin

Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;



Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Policia e Shtetit ka një bashkëpunim solid me partnerët dhe është e angazhuar maksimalisht dhe me profesionalizëm në finalizimin e shumë operacioneve të rëndësishme në kuadër të goditjes së krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme që do bëhen prezent në kohën e duhur./CNA.al

LEXO TE PLOTE