LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklarata e fortë/ Oficeri zbulon se si u pasurua Xhafaj duke u marrë me trafikun e drogës

4 Dhjetor 2018, 15:25, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë/ Oficeri zbulon se si u pasurua Xhafaj duke u marrë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari. Në mesazhin e qytetarin digjital shkruhet se ish-ministri i Brendshëm , Fatmir Xhafaj është pasuruar duke u marrë me trafikun e lëndëve narkotike.

Më tej ai tregon se është oficer i policisë gjyqësore në Vlorë dhe se familja e Fatmir Xhafaj është pasuruar duke u marrë me trafikun e lëndëve narkotike.

?Jam nje oficer i pol gjyqsore Vlore. Marr shkas nga emisioni qe do zhvillohet neser per klanin mafioz- trafikant droge Ju sqaroj si me poshte. Ne investigimin e pasurise se Agron Xhafaj ka dal qe ka pasur dy dyqane ne vlore ne pallatin te banka italo shqiptare te cilet i ka blere me parate e fituara nga droga. Me vone njerin prej tyre ate ne katin e pare ja ka dhuruar Fatmirit me nje kontrate dhurimi dhe ai e ka dhene me qera te procredit bank?, – shkruan qytetari.

Në mesazhin e tij oficeri ka thënë edhe se strukturat e policisë po bëjnë  terror, që pasuria e Fatmir Xhafajt të mos hetohet.

?Kjo duket qarte edhete deklarata e pasurise se Fatmirit ku thot “te ardhura vjetore nga qeraja e dyqanit ne Vlore 13 770 euro. Po behet terror nepermjet strukturave te policise qe kjo gje te mos hetohet pasi e kap ligji antimafia. Gjithashtu po nderohen kontratat ne hipoteken e Vlores. te lutem anonim se kta te bejn gjemen si shoferit te tij. bashkangjitur fotot e dyqanit dhe deklarata e pasurise se dok zyrtare smund te jap?, – përfundon ai./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga