Cilësitë individuale që e shndërruan në lider George H. W Bush – CNA
Connect with us

Aktualitet

Cilësitë individuale që e shndërruan në lider George H. W Bush

Publikuar

-

Ish-ambasadori, Agim Nesho, është shprehur se George Herbert Walker Bush, pavarësisht se vinte nga një familje e madhe në SHBA, i gjithë suksesi i tij qëndronte tek aftësitë individuale.

Nesho tha në studion e emisionit “Opinion”, se familja luan një rol të rëndësishëm për karrierën e një personi, por pyetja qëndron se cilat janë cilësitë që dikush duhet të ketë për t’u futur në kuadrin e një lideri.

Ai tregoi se për të qenë një lider, duhet të marrësh pjesë në garë; të kesh qenë pjesë e ushtrisë, për të thënë se është i devotshëm për detyrimin ndaj atdheut; të ketë mbaruar një shkollë me emër; si dhe aktivizimi me partitë politike.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Green Coast mbështet studentët ekselentë të Turizmit/ Jepet bursa e parë që paraprin punësimin

Publikuar

-

By

Kristjano Kola nga qyteti i Vlorës, i cili studion në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, dega Menaxhim Turizmi, u shpall fitues i një burse studimi të ofruar nga kompania Green Coast, e cila operon në sektorin e turizmit elitar. Ky kontribut vjen në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga kjo kompani, në ndërmarrjen e hapave konkretë për krijimin e një turizmi të qëndrueshëm.

Arritja e rezultateve të larta gjatë vitit të parë të studimeve master ishte kriteri kryesor në përzgjedhjen e tij për të përfituar bursën e ekselencës për vitin akademik 2018 – 2019.

Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e studentëve të zonës së Jugut, si një potencial për t’u punësuar pranë strukturave të Green Coast në përfundim të studimeve, shoqëria Green Coast vlerësoi origjinën e tij si një kriter tjetër përzgjedhës.

Zhvillimi i platformës së turizmit të qëndrueshëm, nis me zhvillimin e burimeve njerëzore, ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të zonës, krijimin e standardit të profesionalizmit, me qëllim rritjen e punësimit lokal” – u shpreh Ermelinda Nezaj, Drejtore e Departamentit të Burimeve Njerëzore, në kompaninë Green Coast.

Duke marrë shkas nga rritjet e niveleve të emigrimit dhe nga vështirësitë reale që po has kompania në terren, Green Coast e shikon me prioritet dhe në tërësi çështjen e identifikimit të kontigjentit të duhur e më tej edhe të përgatitjes me trajnime të specializuara të këtij kontigjenti. Të gjithë këtë përfshirje, kjo kompani e konsideron jo vetëm një investim të drejtpërdrejtë për të patur një forcë pune të vetën të kualifikuar në zonën e Jugut të vendit, por edhe një kontribut me vlerë për mbështetjen e mëtejshme të kësaj zone.

Bursa për studentin Kristjano Kola, është bursa e parë që Green Coast po jep për të vlerësuar dhe mbështetur Turizmin”,- u shpreh Evis Çeliku, Drejtore Ekzekutive e Green Coast Resort. “Kjo bursë do të pasohet me bursa të tjera në vitet e ardhshme duke e kthyer këtë nismë në një traditë në mbështetje të turizmit kombëtar dhe zhvillimit të kapaciteteve njerëzore” – tha ajo.

Green Coast Resort me vlerë 100 milionë Euro, është investimi më i rëndësishëm i Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. Projekti elegant, ndërtuar në mënyrë strategjike në Palasë, në një prej fshatrave më të bukur të Rivierës Shqiptare, është një resort i rrallë jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë rajonin e Mesdheut.

Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni faqen www.greencoast.al,  kontaktoni në [email protected]/ ose në numrat: +355 698034444/0692020073.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Foto-Tirana nga lart/ Protestë madhështore para Ministrisë së Arsimit

Publikuar

-

By

Mijëra të rinj dhe të reja janë mbledhur sot në një tubim madhështar para Ministrisë së Arsimit.

Si asnjëherë tjetër gjatë këtyre 28 viteve, rrugët e Tiranës janë “pushtuar” nga të rinjtë në një protestë paqësore, dhe larg flamujve të politikës.

Studentët i kanë drejtuar 8 kërkesa qeverisë, kanë larguar çdo elementët partiak nga protesta duke mos pranuar politizim dhe i kanë lënë qeverisë ultimatum për plotësimin e kërkesave deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Për më tepër, shikoni fotot e mëposhtme:

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pranoi mashtrimin me tenderin e Unazës/ Deputeti i përgjigjet Gjiknurit

Publikuar

-

By

Pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili pranoi se firma DH Albania që kishte fituar tenderin kishte bërë falsifikim dokumentash jashtë territorit shqiptar, ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj shkruan se Gjiknuri dhe kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro, ndryshe nga ç’pretendojnë kanë qenë në dijeni të kompanisë fantazmë, por hiqen si ‘idiotë publikë’, për të mos dalë si hajdutë të rëndomtë.

“Damian Gjiknuri pretendoi sot se ai dhe ARRSH-ja kanë negociuar e nënshkruar një kontratë 18 milionë euro pa takuar asnjë njeri tjetër veç administratorit fallco 26 vjeçar, i cili nuk e ka haberin as nga punimet publike dhe as kontratat publike, dhe ata nuk paskan dyshuar për asgjë?! Gjiknuri pretendoi, gjithashtu, se ai dhe OST-ja kanë negociuar dhe kanë nënshkruar një kontratë tjetër 12 milionë euro përsëri me të njejtin amator 26 vjeçar dhe as këta nuk kanë dyshuar dhe kuptuar asgjë?!

Po çfarë ministrie dhe institucionesh janë këto? Institucione shtetërore apo kioska rruge? Në të vërtetë, Gjiknuri dhe dy drejtorët e mëdhenj të ARRSH-së dhe OST-së janë thjesht shërbëtorët e përdorur nga Edi Rama për të vjedhur dhe pastruar paratë 30 milionë euro. Por tani që u kapën duke vjedhur, ata kanë zgjedhur që më mirë të duken idiotë në publik, se sa të dalin ashtu siç janë: hajdutë të rëndomtë e të paskrupuj”,- shkruan Shehaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:24 - 10 Dhjetor, 2018

Mesazhi i Ambasadës së SHBA/ Zhvilloni proces të lirë zgjedhor për KLP dhe KLGJ

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kërkuar që sistemi i drejtësisë në vend të jetë tërësisht funksional. Në një postim në...

Aktualitet18:38 - 10 Dhjetor, 2018

Ndryshimet klimatike/ Jepet alarmi në Poloni: Bota përballet me një krizë të madhe

Në Poloni u zhvillua një Samitin për Klimën organizuar nga Kombet e Bashkuara. Gjatë këtij Samiti është dhënë alarmi se...

Aktualitet17:11 - 10 Dhjetor, 2018

Artan Fuga hedh akuza të forta/ Zbulon kush po rrjep studentët

Për akademikun dhe profesorin e  njohur, Artan Fuga, Bordit të Menaxhimi të Universiteteve janë ata që po rrjepin pedagogë e...

Aktualitet16:26 - 10 Dhjetor, 2018

Protesta në Kavajë e Shkodër/ Shoferët kundër çmimit të karburantit

Shoferët në qytetin e Kavajës dhe të Shkodrës kanë bllokuar rrugët dhe janë  duke protestuar për çmimin e  lartë të...

Aktualitet15:35 - 10 Dhjetor, 2018

Amnistia/ Të dënuarit në Burrel, letër Ministrisë së Drejtësisë

Plot 55  të dënuar në burgun e Burrelit i kanë dërguar sot një letër Ministrisë së Drejtësisë, për shkak të...

Aktualitet13:37 - 10 Dhjetor, 2018

70 vjet zyrtarizim i të drejtat të njeriut/ Çpo ndodh me lirinë e barazinë

70 vjet Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Në celebrimin e përvjetorit, Michelle Bachelet, Komisarja e Lartë e OKB...

Aktualitet13:37 - 10 Dhjetor, 2018

Foto- Studentët vijojnë protestën/ Tubim masiv para Ministrisë së Arsimit

Pavarësisht ftesës së Ramës për dialog, studentët nuk tërhiqen por vijojnë të qëndrojnë duke protestuar në mënyrë paqësore para Ministrisë...

Aktualitet22:38 - 9 Dhjetor, 2018

Zëri i Amerikës/ Trajtimi i rasteve të korrupsionit në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë thonë se edhe gjatë vitit 2018, me gjithë përmirësimet...

Aktualitet19:51 - 9 Dhjetor, 2018

Protestat/ Franca-Trump: Mos ndërhy në çështjet tona të brendshme

Ministri i Jashtëm i Francës i bëri thirrje Presidentit amerikan Donald Trump të dielën, që të mos ndërhyjë në politikën...

Aktualitet18:27 - 9 Dhjetor, 2018

“Merkeli mbetet kancelare”

E vogël përparësia, me të cilën u zgjodh Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare e re e CDU-së. E besuara e Merkelit duhet...

Aktualitet18:01 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta e Astirit/ Basha: Policia po ushtron dhunë ndaj banorëve

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish pasditen e sotme në protestë për të mos lejuar shembjen e banesave...

Aktualitet17:31 - 9 Dhjetor, 2018

Përfundon protesta e studentëve/ Nesër sërish para Ministrisë së Arsimit

Sapo është mbyllur protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit. Pas refuzimit që i bënë ftesës për dialog nga kryeministri...

Aktualitet15:16 - 9 Dhjetor, 2018

Studentët shkresë Ramës e Ruçit/ Kërkesat të panegociueshme

Këshillat studentorë i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve...

Aktualitet14:55 - 9 Dhjetor, 2018

Robert Aliaj kërkesë studentëve/ Qëndroni të pastër, jo si ata të 90-ës

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit ditën e sotme i është bashkuar, edhe artisti Robert Aliaj. Duke folur para...

Aktualitet14:37 - 9 Dhjetor, 2018

Protesta në Bruksel/ Arrestohen 400 persona

Pas Parisit protesta të dhunshme kanë nisur edhe në Bruksel. Mësohet se më shumë se 400 njerëz janë arrestuar pas...

Aktualitet08:45 - 9 Dhjetor, 2018

Video-Kaos nga protestat në Paris/ Kulla Eifel dhe muzetë qëndrojnë të mbyllura

Protesta  e  ‘jelekëve të verdhë’ në Paris është përshkallëzuar. Mësohets e Kulla Eifel, dyqanet, restorantet dhe muzetë vijojnë të qëndrojnë...

Aktualitet17:39 - 8 Dhjetor, 2018

Media e huaj tregon skandalin/ Shqipëria publikon të dhëna të agjentëve sekretë

“The Independent” ka bërë publike një skandal të Shqipërisë që rrezikon sigurinë e vendit dhe atë ndërkombëtare. Në raportimin e...

Aktualitet16:56 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta te Bregu i Lumit/ Banori: Shtëpitë tona nuk i lëmë pa gjak

Banorët e “Bregut të Lumit” kanë nisur sërish sot protestën e tyre për mbrojtjen e banesave nga shembja për ndërtimin...

Aktualitet15:46 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Studenti: Zyrtarët e Ministrisë së Arsimit na provokuan

Një student i Fakultetit të Ekonomisë ka folur në studion e Report Tv për protestën dhe kërkesate tyre ndaj Ministrisë...

Aktualitet15:14 - 8 Dhjetor, 2018

Foto-Përleshje gjatë protestave në Paris/ Policia hedh gaz lotsjellës

Policia franceze hodhi gaz lotsjellës të shtunën mbi protestuesit me “jelekë të verdhë” në Champs Elysees. Demonstruesit po protestojnë kundër...

Aktualitet15:00 - 8 Dhjetor, 2018

Foto/ Përurohet në Vjenë romani në gjuhën gjermane “1803” i autorit Besim Xhelili

Shkrimtari nga Tetova me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xheli, të premten në mbrëmje, më 7 dhjetor 2018,  në...

Aktualitet14:02 - 8 Dhjetor, 2018

Vlerësimi i ARRSH/ Ulet numri i objekteve që preken nga Unaza e Madhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ALUIZNI, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, IKMT dhe Bashkia Tiranë kanë përmbyllur fazën finale të...

Aktualitet12:45 - 8 Dhjetor, 2018

Protesta/ Policia kordon për ndarjen e banorëve të Astirit nga studentët

Protestës së studentëve për uljen e tarifave të studimit para Ministrisë së Arsimit i janë bashkuar edhe banorët e zonës...

Aktualitet00:01 - 8 Dhjetor, 2018

Zvicra injoron ultimatumin e BE-së, për firmosjen e traktatit të bashkëpunimit

Qeveria zvicerane do të konsultojë me agjentët e brendshëm të energjisë, një projekt-traktat që përcakton lidhjet me Bashkimin Evropian, duke...

Aktualitet23:58 - 7 Dhjetor, 2018

Kriza e Makron në Francë, një rrezik për mbarë Evropën

Nga Natalie Nougayrède Për hir të Evropës, Emanuel Makron ka nevojë për ndihmën, dhe jo neverinë apo urrejtjen tonë. Një...

Aktualitet22:42 - 7 Dhjetor, 2018

I ftohti ekstrem ‘pushton’ Kinën/ Jep alarmi i kuq

Në Kinë është dhënë alarmi i kuq se dimri i këtij viti, do të jetë më i ftoht se kurrë...

Aktualitet22:23 - 7 Dhjetor, 2018

Mes lotëve, Merkel mesazh politikës/ Koha për një kapitull të ri

Delegatët e partisë kristiandemokrate CDU janë mbledhur në Hamburg, ku do të zgjidhet pasardhësja/pasardhësi i kryetares së partisë, Angela Merkel,...

Aktualitet11:53 - 7 Dhjetor, 2018

“Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!”/Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës pas sëmundjes së rëndë

Sot është një ditë e trishtë për median shqiptare, pasi raportohet për ndarjen nga jeta të gazetares së kronikës, Sonila...

Trending

Read previous post:
Iu ndërpre mandati pa dhënë motivin/ Ambasadorja Lama paralajmëron Thaçin

Pas ndërprerjes së mandatit nga posti i Ambasadores në Itali, ka reaguar Alma Lama. Në një postim të gjatë në...

Close