LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ballkani Monitoron Financat Publike/ Pse projektet PPP janë korruptive në themel

4 Dhjetor 2018, 07:24, Aktualitet CNA
Ballkani Monitoron Financat Publike/ Pse projektet PPP janë korruptive

Çdo projekt investimi në infrastrukturë është një mundësi për korrupsion, por projektet me koncesion Partneritet Publik-Privat (PPP) krijojnë një shtrat më të favorshëm për shkak të:

a) mungesës së konkurrencës dhe

b) kompleksitetit e projekteve, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë ndjekjen e përgjegjësive për shkak të sundimit të dobët të ligjit në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore. Kjo i bën këto projekte toksike që mund t?i kushtojnë shumë shtrenjtë publikut, konkludoi organizata Ballkani Monitoron Financat publike në një raport të posaçëm për ndikimin në mjedisin ekonomik të Ballkanit të projekteve me partneritet Publik-Privat.

Disa vëzhgues të organizatës kanë argumentuar madje se PPP-të janë projekte të korruptuara në thelb, sepse ato praktikisht garantojnë fitime të larta për korporatat, të cilat angazhohen të ndërtojnë me fonde publike në mënyrë jodemokratike.

?Ballkani Monitoron Financat publike? ka gjetur se, investimet me PPP janë rezultat vendimmarrjeve të korruptuara, pasi është një proces që i vë fitimet e korporatave para nevojave reale të infrastrukturës publike. Ka përvoja shumë negative me PPP-të në Mbretërinë e Bashkuar  dhe kjo ngre shqetësime se sa problematike mund të jenë këto kontrata në vende të tilla si ato të Ballkanit ku ekspertiza dhe mundësitë për ti kontrolluar këto projekte janë shumë më të ulta.

Projektet PPP duke qenë se ofrohen dhe zbatohen nga kompanitë që i zbatojnë janë më pak të mbikëqyrura dhe të supervizuara nga ana teknike nga qeveritë si në rastin e investimeve publike klasike.

Një nga shembujt më famëkeq ka ndodhur në Skoci në 2016 ku shkollat e ndërtuara me PPP  ne Edinburg kanë nisur të shemben.  Për pasojë të 17 shkollat e ndërtuara në këtë mënyrë u mbyllen për shkak se standarti i ndërtimit nuk ishte respektuar aspak nga kontraktorët e PPP-ve.

Pas këtij incidenti, Dave Watson i sindikatës së shërbimit publik UNISON vuri në dukje se megjithëse probleme mund të ndodhin me çdo projekt ndërtimi, këto dështime janë një rrezik më i madh në PPP sepse:

Kur PPP shkojnë keq paguan gjithmonë publiku

Realiteti ka treguar se nëse një PPP shkon keq, është publiku sektori që përfundon duke paguar kostot, thuhet në raportin e ?Ballkani Monitoron Financat Publike?.

Një autoritet publik përballet me një PPP kur investimi nuk eceën sipas parashikimit. Në të gjitha rastet e edhe ku fajin e ka partneri privat, kostot kalojnë në publik dhe qytetarët i paguajnë ato nga taksat.

Psh nëse lind nevoja për rishikimin e kontratës dhe shteti rrit presionin mbi kontraktuesin privat ky i fundit kërcënon me prishjen e marrëveshjes dhe lënien e projektit përgjysmë. Kjo do të kishte kosto edhe më larta, ndaj qeveritë vijojnë të financojnë privatët duke paguar.

Edhe në rastin më të mirë, nëse një autoritet publik kërkon ndryshime nga sektori privat, ai do ka shumë të ngjarë të paguajë më shumë. Nëse projekti dështon plotësisht, autoriteti publik duhet të paguajë përsëri koston e marrjes së shërbimit. Kjo mund të tingëllojë dramatike, por ka ndodhur disa herë, për shembull në rastet e autostradave M1 / ??M15 dhe M5 në Hungari, PPP në metronë e Londrës./ Monitor

Lajmet e fundit nga