LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati i njohur zbulon faktet tronditëse/ Si Soros po shkatërron PD-në prej pesë vitesh

4 Dhjetor 2018, 10:33, Aktualitet CNA
Avokati i njohur zbulon faktet tronditëse/ Si Soros po shkatërron

Avokati i njohur Altin Goxhaj, vijon të hedhë akuza të forta nhë drejtim të kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilin e cvilëson si një ?ushtar? të Soros.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj, bën edhe një krahasim mes Hitlerit dhe Soros, ndërsa thekson se ?Hitleri shpiku Qeveritë Kuislinge në shërbim të Pushtuesit, ndërsa Soros shpiku Opozitat Kuislinge në shërbim të Qeverisë së Pushtuesit!?

Më tej, avokati Goxhaj shkruan se prej pesë vitesh Soros po mbyt me helm të ngadaltë PD-në.

?Sot është 4 Dhjetor 2018
Konfirmohet se Lul Sorosi nuk ka ndarë deri tani njoftim degëve për Protestë në 8 Dhjetor! Dmth përfundimisht protestë nuk ka!

8 Dhjetori 2018 është Dita e Funeralit të PD e cila u lind nga heronj në 8 Dhjetor 1990 dhe u mbyt me helm të ngadaltë 5 vjeçar nga diversantët e Soros të Republikës së Re!
Zgjedhjet në PD kishin vetëm një qëllim ti ndërtojnë Lulit dhe Edit një gardh zombish (maskarenjsh dhe budallenjsh) për të mbrojtur gardhin e Rilindjes nga Revolta Popullore!?-shkruan Goxhaj.

Po ashtu, ai thekson se 8 Dhjetori 2018 është Dita e parë zyrtarisht pa Opozitë!

?8 Dhjetori 2018 është Dita e Restaurimit të Diktaturës Monopartiake të Republikës së Rilindjes së Re!

Në 8 Dhjetor 2018 çdo shqiptari patriot dhe të përgjegjsëm për fatin e vet, të familjes së vet dhe të Atdheut i lind detyrimi të organizohet prë të shpëtuar Shqipërinë me çdo mjet nga Pushtimi më kriminal i 100 vjetëve të fundit që po aplikon Axhendën Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë!

Mos harro:
Hitleri shpiku Qeveritë Kuislinge në shërbim të Pushtuesit!
Soros shpiku Opozitat Kuislinge në shërbim të Qeverisë së Pushtuesit!
Ka vetëm një rrugë përballë Pushtuesve dhe mercenarëve të tyre: LUFTË ÇLIRIMTARE KUNDËR ARMIKUT!?-përfundon postimin e tij Altin Goxhaj.

Lajmet e fundit nga