Connect with Us

106-vjetori i FA/ Xhaçka: Misionet në OKB, simbol i profesionalizmit

Aktualitet

106-vjetori i FA/ Xhaçka: Misionet në OKB, simbol i profesionalizmit

Publikuar

-

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka uruar ushtarakët shqiptarë për 106-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura. Nisjen e trupave ushtarake për në Afganistan, ministrja Xhaçka e konsideroi koincidencë shumë të bukur duke e quajtur “kontingjenti i 106-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura.”

Një kontingjent me 66 ushtarakë shqiptarë, ku  përfshihen dy toga të batalionit Komando dhe batalionit të tretë të këmbësorisë së Poshnjes u përcoll për në misionin e Nato-s në Afganistan. Xhaçka vlerësoi kontributin e trupave shqiptare në misionet jashtë vendit, si dhe njoftoi angazhime të tjera ndërkombëtare për Forcat tona të Armatosura.

“Përfaqësimi në këto misione është shndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë. Përkushtimi, përgjegjshmëria dhe  profesionalizmi i tyre është demonstruar në marrjen përsipër dhe kryerjen e detyrave me rrezikshmëri të lartë në bashkëpunim me trupat aleate, për të cilat unë personalisht kam marrë vlerësime maksimale dhe të merituara prej personaliteteve më të larta ushtarake dhe politike të Aleancës gjatë vizitave në teatrot e operacioneve, por edhe në takime të nivelit të lartë të NATO-s.

LEXO EDHE:  Kush i vuri emrin, fjalimi më i gjatë, çfarë nuk dini mbi OKB-në

Ne jemi prezent në Afganistan, ku për herë të parë këtë vit forcat tona speciale po trajnojnë forcat speciale afgane. Njëherësh jemi kontribues edhe në Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Letoni dhe së shpejti do të fillojmë angazhimet nën ombrellën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Djemtë tanë të Forcës vijojnë operacionet duke shpëtuar çdo muaj dhjetëra jetë njerëzish në detin Egje.”-tha Xhaçka.

Në përcjelljen e trupave për në Afganistan morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjeneral brigade,  Bardhyl Kollçaku, ambasadori i Turqisë në vendin tonë Murat Ahmet Yörük si dhe  komandantët e forcave dhe familjarët e efektivëve që u nisën në mision.

Me këtë rast, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i dorëzoi flamurin kombëtar komandantit të kontingjentit, major Kreshnik Bunguri./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Dita Botërore e Refugjatëve/ OKB: 82 milionë njerëz janë zhvendosur

Publikuar

-

Nga

Dita Botërore e Refugjatëve/ OKB: 82 milionë njerëz janë zhvendosur

Më 20 qershor është Dita Botërore e Refugjatëve. Sipas raportit të fundit të OKB-së, më shumë se 82 milionë njerëz janë zhvendosur, megjithë mbylljen e kufijve nga shumë vende për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ky është numri më i lartë i refugjatëve i regjistruar ndonjëherë.

Ajo që është mjaft tronditëse është fakti se gjatë dhjetë viteve të fundit numri i njerëzve që janë refugjatë ose janë zhvendosur me forcë është dyfishuar. Rreth 48 përqind janë fëmijë ose të rinj, kështu që ne vërtet kemi breza fëmijësh të cilët janë larguar nga vendet e tyre të origjinës”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së.

OKB-ja njofton se në përgjithësi, 1 në 95 njerëz janë zhvendosur me forcë, duke përfshirë më shumë se gjysmën e popullsisë së Sirisë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë. Sirianët përfaqësojnë grupin më të madh të të zhvendosurve ndërkombëtarisht dhe ekspertët thonë se nevojat e tyre janë të shumta.

Edukimi dhe shëndeti mendor janë çështje kryesore. Për shembull ne kemi shumë refugjatë sirianë të traumatizuar dhe ata nuk mund ta kuptojnë. Pra, ju duhet të punoni për shëndetin mendor, plus edukimin e tyre”, thotë Nancy Yarmout nga organizata “Rescue Me” .

LEXO EDHE:  Covid-19/ Si funksionon OKB gjatë pandemisë

LEXO EDHE:  Covid-19/ Si funksionon OKB gjatë pandemisë

Venezuelianët përbëjnë grupin e dytë më të madh, të njerëzve të zhvendosur me forcë.

Shumë prej tyre kanë shkuar në Kolumbi. Zhvendosja nga Amerika Qendrore është rritur 50 herë gjatë dhjetë viteve të fundit, me shumë refugjatë që drejtohen në veri për në Shtetet e Bashkuara.

Besoj se është me të vërtetë e rëndësishme të mendosh për refugjatët jo si një barrë për shoqërinë, por të mendosh për ta si konsumatorë dhe kontribues, sepse ata në të vërtetë shtojnë rritjen ekonomike … shtojnë zhvillimin ekonomik”, thotë Richard Albright, nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Numri i fëmijëve të pashoqëruar në vitin 2020 po ashtu ishte i lartë, sipas raportit të OKB-së. Dhe ndryshimi i klimës ishte një nga faktorët që shkaktoi zhvendosje të njerëzve në gjithë botën.

Nevoja për burime, ujë, tokë … Nevoja për ushqimin e bagëtive, për të shtuar të korrurat… Të gjitha këto preken nga ndryshimi i klimës, dhe çojnë në konflikt. Më pas konflikti sjell zhvendosje”, thotë Gillian Triggs, Ndihmës Komisioner i Lartë i UNHCR-së

Raporti i OKB-së tregon se 86 përqind e njerëzve të zhvendosur përtej kufijve janë pritur nga vendet në zhvillim./ VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Analizë e thellë në gjithë strukturat e PD-së”/ Dhurata Çupi: Nuk kemi qëllim të largojmë njeri

Publikuar

-

Nga

“Analizë e thellë në gjithë strukturat e PD-së”, Dhurata Çupi: Nuk kemi qëllim të largojmë njeri

Dhurata Çupi, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike foli për aktivitetin e partisë që këtë verë nuk do të ketë “pushime”.

Ajo përmendi se do të ketë strukturime të PD-së në efekt të përmirësimit të punës dhe një analizë të thellë të gjithë strukturave.

Sipas Çupit, jemi në kushtet kur partia në pushtet po Lufton për të mbajtur pushtetin dhe nuk ka më standard, e ndërsa përmendi këtë fakt shtoi gjithashtu se nuk do të ketë asnjë tolerancë nga PD për “masakrën zgjedhore të 25 prillit” të cilën e cilësoi si një ditë kur nuk janë mbajtur zgjedhje të lira.

LEXO EDHE:  Integrimin europian alternativa e vetme

LEXO EDHE:  Kush i vuri emrin, fjalimi më i gjatë, çfarë nuk dini mbi OKB-në

“Ne kemi bërë disa kallëzime në SPAK dhe presim përgjigje nga njëra anë, nga ana tjetër sigurisht ne duhet të jemi shumë objektiv. Ne duhet të kemi parasysh që edhe strukturat tona, ndoshta kanë çaluar diku”, tha deputetja.

Ndërsa, theksoi se analiza për të mbajtur përgjegjësitë është shumë e domosdoshme, Çupi bëri me dije se qëllimi nuk është të largojnë njerëz por të afrojnë sa më shumë të jetë e mundur./euronews

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kim bashkëbisedim me drejtues të diasporës shqiptare në SHBA/ Vijoni kontributin për forcimin e vendit

Publikuar

-

Nga

Kim bashkëbisedim me drejtues të diasporës shqiptare në SHBA/ Vijoni kontributin për forcimin e vendit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me drejtues të komunitetit të diasporës shqiptare në SHBA. Lajmin e jep përmes një postimi vetë ambasada amerikane.

“Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

LEXO EDHE:  Ministrja mashtroi dhe dha garanci të rreme?/ Sfida me të cilën përballet Prokuroria

LEXO EDHE:  Kush i vuri emrin, fjalimi më i gjatë, çfarë nuk dini mbi OKB-në

Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane./CNA.al

LEXO TE PLOTE