LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e gazetarit/ Mesazhet në What’s up zbardhin të tjera detaje

3 Dhjetor 2018, 10:51, Aktualitet CNA
Vrasja e gazetarit/ Mesazhet në What’s up zbardhin të tjera

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Mesazhet në WhatsApp të gazetarit disa javë para vdekjes së tij, mund të jetë një zhvillim thelbësor për motivin e vrasjes së tij.

Në shkëmbimin në WhatsApp, mes tij dhe aktivistit të Montrealit, Omar Abdulaziz, Khashoggi sulmon princin e kurorës së Saudit, Mohammed Bin Salman, të cilin e cilëson një njëri që gllabëron armiqtë e tij.

ABdulah, i cili i zbuloi mesazhet për CNN, tha se ato mund të jenë hakuar në gusht nga autoritetet sauditet, dy muaj para vrasjes brutale brenda konsullatës në Turqi.

Muajin e  kaluar, kërkuesit në Universitetin e Torontos  raportuan se telefoni i Abdulaziz mund të jetë hakuar nga zyrtarë ushtarakë.

?Telefoni hackuar luajti një rol të madh në atë që i ndodhi Jamal. Më vjen shumë keq që po e them, por faji po më vret?, tha aktivisti për CNN.

Lajmet e fundit nga