LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Unaza e Madhe/ Pas “Astirit”, protesta edhe në Shkozë

3 Dhjetor 2018, 10:14, Aktualitet CNA
Video-Unaza e Madhe/ Pas “Astirit”, protesta edhe në

Pas Astirit, aksion për shembjen e dhjetëra banesave në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, ka ndeshur në kundërshtimin e qytetarëve edhe në zonën e Shkozës.

Banorët shprehen se nuk kanë marrë asnjë lloj dokumenti zyrtar se pse duhet që të lirojnë shtëpitë e tyre, dhe mbi ta po ushtrohet një terror psikologjik.

Edhe në Shkozë, është hasur prania e deputetëve demokratikë. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga PD, shfaqet njëri prej banorëve duke thënë se projekti është bërë vetëm për përfitim parash. Ai i bën thirrje më tej kryeministrit Edi Rama që ky i fundit ta vendosë dorën në zemër për banorët e Shkozës dhe t’i bëjë gjërat zyrtare, duke sjellë ekspertët për rivlerësimin e banesave.

Banorët këmbëngulin se projekti është ndryshuar në dëm të tyre, dhe se ata janë konsultuar dhe me ekspertë se mund të kishte zgjidhje të tjera.

Banorët thonë se Bashkia e Tiranës nuk mund t?i hedhë në rrugë të madhe, pasi ata kanë qenë taksapagues të rregullt të pushtetit lokal.

?Edhe taksën e gjelbërimit e kemi paguar, edhe pse pemë s?na ka mbjellë kush këtu?, shprehet një prej qytetarëve.

Lajmet e fundit nga