LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tensionohet situata në Shkozë/ Banori del para fadromës

3 Dhjetor 2018, 12:33, Aktualitet CNA
Tensionohet situata në Shkozë/ Banori del para fadromës

Situata në zonën Shkozës vijon që të jetë e tensionuar që prej mëngjesit të sotëm, pasi fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e disa banesave.

Për të ndaluar shembjen e shtëpisë, një prej banorëve ka dalë përpara fandromës duke thënë se nuk do të lëvizë prej aty dhe se s?do e lejojë shkatërrimin e banesës së tij.

?Më shtypni. Vetëm të shpëtojnë fëmijët?.Unë si prind kam gabuar. Jam ligjërisht në faj. Jam unë fajtori. Jo fëmijët e mi?- tha banori.

Ndërkohë edhe banorët e tjerë janë të irrituar dhe i kanë kërkuar punonjësve t?u japin vendimin, njoftimin zyrtar për shembjen e shtëpive të tyre.

?Ku t?i çoj sot unë dy pleq nga 80 vjeç?! Nuk dalin ata nga shtëpia. Po na jepni letrën zyrtare, mbi cilin ligj e mbështet shembjen dhe unë dal vetë e ta shemb edhe shtëpinë madje, me kazmë?-u shpreh një prej banorëve.

Protestës së banorëve u janë bashkuar sot dhe disa prej deputetëve demokratë mes tyre Grida Duma dhe Aldo Bumçi.

Mësohet se deri tani jane prishur 4 objekte, të cilët janë boshatisur nga vetë poseduesit./CNA.al

Lajmet e fundit nga