LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rilindja në “luftë” të brendshme/ Të gjitha inatet dhe përplasjet

3 Dhjetor 2018, 17:25, Aktualitet CNA
Rilindja në “luftë” të brendshme/ Të gjitha

 Rilindja duket se ka filluar të  ketë mjaft probleme dhe përplasje të brendshme.

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës në betejë me Saimir Tahirin i mbështetur nga Fatmir Xhafaj dhe një klani G99 brenda PS-së.

Ilir Beqaj nuk e pranon dot që ka ikur nga posti i ministrit dhe është gati të bëjë gjithçka për të sulmuar pasardhësen e tij, por edhe duke përdorur Ben Blushin dhe makinerinë e Lali Erit.

Erjon Brace merr shpatën dhe sulmon hapur ministrin e Financave Arben Ahmetaj, nga ana tjetër Niko Peleshin e le si ?presh? në mes të Divjakës.

Janë tre nga rastet më plublike dhe më të dukshme që gëlojnë Brenda PS-së. Secili bën rolin e të qejfmbeturit, kërkon isen e tij nga Rilindja, nuk pranon që dikush t?i zejë vendin apo të ketë post kur ai nuk ka, politikë ?luftrash? që nuk ka lënë mënjanë as Gjiknurin, Kumbaron e kulturës dhe as ministra të tjerë.

Pa folur për flirtet që inatçinjtë brenda PS-së kanë me opozitën, ku shpesh çojnë dokumenta dhe përdorin foltoren e Lulit që të nxjerrin inatet dhe dufin e tyre.

Rilindja duket zyrtarisht në ?luftë? të brendshme, ku të gjithë kërkojnë gjithçka./CNA.al

Lajmet e fundit nga